BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Zbardhja e dhembeve, produktet e rrezikshme

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Zbardhja e dhembeve, produktet e rrezikshme

    Mesazh nga LePuRuShJa 18/4/2011, 21:18

    Zbardhja e dhembeve, produktet e rrezikshme Images

    Cilat jane kercenimet qe produktet per zbardhjen e dhembve jo nga ekspert fshehin?

    Deshira per te pasur dhembe te bardhe dhe te shkelqyeshem, per te treguar ne cdo rast nje buzeqeshje rrezellitese, mund te na coj te bejme gabime fatale, te cilat mund te kompromentojne shendetin e gojes tone. Zbardhja e dhembeve po behet gjithmone e me shume nje mode. Ne te kaluaren procese te tilla zbardhjeje, ne menyre per te paraqitur dhembet ne pamjen e tyre me te mire ne pak minuta, mund te praktikoheshin vetem nga duar eksperte. Ndersa sot ekzistojne ne treg shume tipe produktesh te cilat mund ti besh edhe vet.

    Cilat jane kercenimet qe keto produkte fshehin?

    Paste dhembesh mrekulliberese, pasta per te aplikuar ne dhembe, strisho per te mbajtur ne dhembe per disa minuta, kit me drite e shume e shume modele te tjera. Edhe ne Shqiperi zbardhja e dhembeve eshte perhapur shume, por jo te gjithe e dine qe ai produkt qe vini per te zbardhur dhembet eshte nje produkt qe permban peroksid hidrogjeni, qe do te thote uje te oksigjenuar. Behet fjale per artikuj qe ne brendesi te dozimeve te tyre mund te behen te "rrezikshem" dhe shpesh irrituese, qe mund te komrpomentojne edhe shendetin oral.

    Gengivat, dhembet, rrenjet por edhe fyte dhe stomaku jane pjese te kavitetit oral, frymarrjes dhe digjestiv te cilat rrezikohen nga keto produkte. Kontakti me peroksidin e hidrogjenit mund te shkaktoje irritm, inflamacion, hipersensitivitet dental, djegie ne stomak dhe shume efekte te tjera te padeshirueshme. Mes komponenteve te tjera me rrezik jane edhe substancat abrazive(lende gerryese) te cilat mund te demtojne dhembet ne menyre te pakthyeshme. Per nje buzeqeshje te shkelqyeshme e cila mbetet per pak jave, ja vlen vertet te prishim dhembet tone? Ikub

      Ora ėshtė 12/5/2024, 01:48