BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mitet e rreme qe na keshillohen

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Mitet e rreme qe na keshillohen

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/4/2011, 13:54

    Mitet e rreme qe na keshillohen Images

    Prerja e shpeshtė e flokėve i rrit dhe i bėn mė tė fortė? E gjithė e vėrteta mbi disa mite tė zakonshme.

    Pirja e tetė gotave ujė nė ditė ndihmon nė luftimin e kapsllėkut? Prerja e shpeshtė e flokėve i rrit dhe i bėn mė tė fortė? E gjithė e vėrteta mbi disa mite tė zakonshme. Pėr disa janė gjėra tė zakonshme, pėr tė tjerė legjenda metropolitane. Tė pėrbashkėt kanė faktin se tė dyja kanė njė ndikim tė jashtėzakonshėm mbi njeriun, saqė mund tė transmetohen brez pas brezi, derisa sa mund tė konsiderohen paksa nga tė gjithė tė vėrteta tė qėndrueshme. Ka nga ata qė u besojnė, sepse i kanė dėgjuar, tė tjerėt e bėjnė thjesht pėr trashėgimi kulturore. Mė poshtė do tė lexoni disa nga mitet qė lidhen me temėn e shėndetit, por qė shkenca ėshtė pėrpjekur t’i sfidojė.

    T’i presėsh shpesh flokėt ndihmon qė tė rriten mė shpejt dhe mė tė shėndetshėm. Qethja zero favorizon rritjen dhe daljen e kaēurrelave
    Jo, nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Sė fundmi ky mit ėshtė pėrgėnjeshtruar nga njė studim shkencor. Fakti qė njė qime duket sikur rritet mė e plotė, ndodh vetėm pėr arsye se ėshtė mė e errėt nė krahasim me “tė vjetrėn”, sepse ende nuk ėshtė ekspozuar nė diell. Madje as rruajtja me brisk nuk do t’i bėnte mė tė dendura. Shpjegimi? Maja e flokut ėshtė pjesa mė e dobėt. Zakonisht ne jemi tė prirur tė mendojmė se floku dendėsohet po tė pritet shpesh, edhe pse numri i qimeve mbetet i njėjtė.

    Tė pish tetė gota ujė nė ditė ndihmon nė hidratimin e organizmit dhe luftimin e kapsllėkut?Jo, nuk ėshtė e vėrtetė. Sipas studiuesve, kjo bindje nuk mbėshtetet nga asnjė provė shkencore. Pėr ta mbajtur trupin tė hidratuar mjafton tė pini normalisht ujė dhe tė konsumoni sa mė shumė fruta dhe zarzavate. Tė gjithė e dimė se uji tė bėn mirė, madje kėtė na e kanė pėrsėritur shumė herė dietologė, trajnerė e mjekė tė ndryshėm. Duhet tė jemi tė hidratuar, sepse organizmi ynė mund t‘i zhvillojė mė mirė funksionet e tij. Nė kėtė mėnyrė lėkura dhe flokėt janė mė tė fortė e mė tė shėndetshėm. Ndoshta shumė prej nesh ndjekin edhe tendencėn amerikane, qė kur dalin nga shtėpia marrin gjithmonė me vete njė shishe uji. Shpesh kemi dėgjuar se kur bėn vapė duhet tė pimė sa mė shumė ujė dhe se sasia minimale duhet tė jetė 1.5 litra nė ditė.

    Pėr tė pastruar veshin ėshtė patjetėr i nevojshėm pėrdorimi i kunjave me pambuk? Jo. Duke i pastruar veshėt nė kėtė mėnyrė rrezikoni ta shtyni dyllin mė nė brendėsi dhe ta ngjeshim mė shumė. Rreziku ėshtė edhe mė i madh nėse kjo procedurė aplikohet te fėmijėt. Nė kėtė rast nuk bėni gjė tjetėr veēse ua dėmtoni edhe atyre membranėn timpanike. Por si t’ia bėjmė qė ta mbajmė tė pastėr kanalin aurikular? Mjafton tė pėrdorni produktet e duhura. Po kunjat me pambuk? Pėrdorini pėr tė pastruar kėrthizėn.

    Sauna ndihmon qė tė dobėsohem? Jo, dhe arsyeja ėshtė thėnė shumė herė. Rėnia e menjėhershme nga pesha shkaktohet veēanėrisht nga humbja e lėngjeve pėrmes djersitjes. Zakonisht lėngjet e humbura nė organizėm mund tė zėvendėsohen lehtėsisht. T’i nėnshtroheni njė seance saune ka tė mirat e veta: ju qetėson, e ndihmon organizmin tė eliminojė helmet dhe tė favorizojė largimin e acidit laktik, substancė qė trupi e prodhon pas njė sforcimi. Gjinia e fetusit kuptohet nga forma e barkut? Jo. Njė bindje popullore thotė qė kur barku ėshtė lart, ėshtė vajzė, ndėrsa kur ėshtė poshtė dhe i kėrcyer, ėshtė djalė. Kjo ėshtė njė nga bindjet mė tė gabuara. Probabiliteti pėr tė gjetur gjininė e fetusit gjatė muajve tė parė tė shtatzėnisė duke parė formėn e barkut nuk i kalon 50 pėr qind.

    Tė ngrėnit natėn na dobėson? Jo. Sipas njė studimi tė “Oregon Health & Science University”, personat qė hanė gjatė orėve tė vona tė natės nuk shtojnė nė peshė. Por pavarėsisht kėsaj, tė gjithė e dimė se njė kalori mbetet e tillė nė ēdo orė tė ditės dhe natės.

    Pirja e ujit kur jeni tė djersitur ju bėn dėm? Jo. Tė gjithė kur kemi qenė tė vegjėl jemi kėshilluar nga gjyshja ose mamaja pėr rrezikun qė na kanosej kur pinim ujė tė ftohtė, ndėrsa ishim tė djersitur. Kjo ėshtė shumė e gabuar. Etja e madhe qė ndihet pas aktivitetit fizik ėshtė treguesi i vetėm i organizmit qė na lajmėron se jemi tė dehidratuar. Nėse nuk do t’i vinim veshin kėsaj “thirrjeje” shėndeti ynė do tė rrezikohej seriozisht. Pini ujė me temperaturė ambienti, ose nėse keni shumė vapė, konsumoni ujė tė ftohtė, por asnjėherė tė ftohtė akull.

      Ora ėshtė 14/5/2024, 20:53