BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Te kercesh, ndonjehere eshte edhe kure

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Te kercesh, ndonjehere eshte edhe kure

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/4/2011, 12:59

    Te kercesh, ndonjehere eshte edhe kure Images

    I pėrdorur nė fushėn klinike me pacientėt psikotikė, ata qė janė tė prekur nga ērregullimet ushqimore dhe vartėsit ndaj drogave tė ndryshme, Terapia e Lėvizjes dhe Kėrcimit mund tė ndihmojė nė shėrimin “e plagėve fizike”, emocionale dhe mendore.

    Kėrcimi pastrues dhe shėrues ėshtė i pranishėm nė jetėn e njeriut nė forma tė ndryshme, qė nga kohėrat e lashta, madje edhe sot pėrdoret si mjet “shėrimi” nga disa popullsi, tė cilat nuk e njohin (pėr arsye fetare) qasjen shkencore tė psikologjisė. Nėse do tė pranonim mendimin e filozofit francez, Merleau-Ponty, sipas tė cilit “trupi ėshtė mjeti i vetėm qė kam pėr t’u shkuar nė zemėr gjėrave”, atėherė Terapia e Lėvizjes dhe Kėrcimit (TLK), qė nė shprehjen trupore ka qendrėn dhe bazėn e metodės terapeutike, ėshtė padyshim njė nga mjetet mė efikase pėr tė hyrė nė “zemėr” tė shumė problemeve psikike, somatike dhe relacionale. Nė tė njėjtėn kohė, duke qenė se trupi ėshtė “vend simbolik”, Terapia e Lėvizjes dhe Kėrcimit mund tė jetė njė mėnyrė e mirė nė kėrkimin e mirėqenies psikologjike, zhvillimit dhe rritjes personale.

    Terapia e Lėvizjes dhe Kėrcimit ėshtė e kėshillueshme pėr tė gjithė njerėzit. Trupi ėshtė njė vend simbolik pėr secilin prej nesh, i cili ruan historinė tonė, ėshtė kujtesa jonė, dhe Terapia e Lėvizjes dhe Kėrcimit bazohet pikėrisht nė konceptin e bashkimit fizik, emocional e mendor, duke e ndihmuar kėtė shkrirje ose bashkim. Zakonisht, mė tė privilegjuara janė femrat, sepse meshkujt zgjedhin gjuhėn verbale. Femrat tėrhiqen mė shumė nga gjuhėt joverbale, siē ėshtė ajo e trupit dhe lėvizjeve.

    Terapia e Lėvizjes dhe Kėrcimit pėrdoret te pacientėt psikotikė, personat qė vuajnė nga ērregullimet me ushqimin, ata qė janė dhunuar e ngacmuar seksualisht, madje kohėt e fundit ka pasur eksperimente pozitive edhe nė rastet e vartėsve ndaj drogave dhe alkoolit. Terapia e Lėvizjes dhe Kėrcimit kėshillohet edhe pėr adoleshentėt qė shpesh jetojnė eksperienca tė veēanta nė trupin e tyre - i cili ndryshon nė mėnyrė kaq konfliktuale - kanė probleme me ushqimin, pėrjetojnė situata stresuese lidhur me marrėdhėnie tė ndryshme, njėsoj si bashkėmoshatarėt dhe tė rriturit. Prej kohėsh, nė Shtetet e Bashkuara janė kryer studime mbi pėrdorimin e TLK-sė dhe ėshtė vėnė re se adoleshentėt i pėrgjigjen mjaft mirė kėsaj terapie, qė ka pėr qėllim krijimin e njė raporti tė mirė me tė tjerėt. Si zhvillohet njė seancė? Nė fillim caktohen takime tė veēanta, jo mė shumė se me tre persona. Natyrisht qė nevojitet pak mė shumė kohė qė pacienti tė jetė gati pėr tė pėrballuar punėn nė grup dhe terapinė nė marrėdhėnie me tė tjerėt. Me kalimin e kohės, pacienti, i cili ėshtė duke u trajtuar, ēohet nė grupin mė tė madh, i cili pėrbėhet nga pesė ose gjashtė persona. Psikoterapia e meditimit trupor mund tė zhvillohet nė mėnyra tė ndryshme. Ka nga ata qė pėrdorin gjithmonė lėvizjet e shoqėruara nga muzika, tė tjerė qė i ndėrthurin bashkė momentet muzikore me ato tė heshtjes, ka nga ata qė parapėlqejnė tė ashtuquajturat lėvizje autentike, ose ndryshe lėvizjet tė cilat kryhen me sy mbyllur.

    Sa zgjat njė cikėl psikoterapie i kėtij lloji?

    Sigurisht qė kohėzgjatja ėshtė subjektive. Le tė themi se pėr personat qė kanė mė shumė aftėsi tė hyjnė nė kontakt me mbrojtjen e tyre dhe janė veēanėrisht emfatikė, nevojiten dy ose tri vjet duke e frekuentuar kursin njė herė nė javė. Zakonisht nevojiten rreth pesė vjet, por gjithēka varet nga koha e frekuentimit.

    Po kostoja e njė seance sa kushton?


    Dihet qė nė shtet, ēmimet janė mė tė lira, ndėrsa nė privat variojnė. Njė seancė individuale shkon nga 30 deri nė 60 euro. Ajo nė grup, nga 15 deri nė 50 euro pėr ēdo pjesėmarrės.

    Terapia e Lėvizjes dhe Kėrcimit mund tė bėjė mrekulli te njė person i sėmurė, duke hyrė aty ku ilaēet apo teknologjia nuk munden. Pėr shembull, duket disi dyshuese qė kėrcimi mund tė ketė efekt pozitiv mbi dhimbjen psikologjike qė shoqėron pa diskutim atė fizike. Gjithashtu mund “tė shėrojė” vetminė dhe paaftėsinė pėr tė komunikuar, qė shpeshherė prek personat e sėmurė rėndė, duke e bėrė edhe mė tė vėshtirė situatėn qė vjen si pasojė e sėmundjes sė tyre. Ekziston njė marrėdhėnie e thellė dhe ende misterioze, qė e lidh kėrcimin me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse TLK-ja mund tė na shqetėsojė, apo nė tė kundėrt tė na qetėsojė? Mund tė na shtyjė drejt njė agresiviteti, apo tė na nxisė drejt njė dashurie? Nė ē’mėnyrė kėrcimi mund tė ketė efekte terapeutike dhe tė qėndrojė pėrkrah terapive psikiatrike tė suksesshme?

    Ėshtė provuar se kėrcimi nuk ėshtė i bezdisshėm, madje zgjidhet me dėshirė nga tė gjithė, veēanėrisht nga tė rinjtė. Ka efekt mbi vigjilencėn, humorin dhe arsyen pėr tė kryer punė tė ndryshme, tė cilat kėrkojnė pėrqendrim tė veēantė. Veē tė tjerash, nėse eksplorojmė nė natyrė dhe etnologji raportin kėrcim-mendje, do tė zbulojmė lidhje tė vjetra dhe shumė tė thella. Terapia e Lėvizjes dhe Kėrcimit i ofron tė sėmurit njė mundėsi ndryshe pėr ta ndjerė veten dhe pėr tė transmetuar ndjenjat e tij, duke pėrdorur njė gjuhė ndryshe nga ajo e folur prej botės sė tė shėndetshmėve. Pėr kėtė arsye, TLK-ja i gjen aplikimet e saj kryesisht te sėmundjet psikologjike, mendore dhe depresioni. Terapia e Lėvizjes dhe Kėrcimit po tregon se ka njė rol shumė tė rėndėsishėm ndaj sėmundjeve tė ndryshme.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 05:04