BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Aerobi apo ngritja e peshave?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Aerobi apo ngritja e peshave?

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/4/2011, 22:03

    Aerobi apo ngritja e peshave? Images

    Rreth kėsaj ēėshtjeje akoma zhvillohen polemika tė ashpra dhe shkaktohen debate.

    Debatet mė te shpeshta jane kur mendohet se aerobia ėshtė pėr femra, ndėrsa ngritja e peshave pėr meshkuj.Zgjedhja e mėnyrave tė ushtrimeve do tė duhej tė bazohej, nė rend tė parė, nė afinitetet e ushtruesve, pa marrė parasysh se cilit seks dhe cilės moshė i takojnė. Ushtrimet nė sallat e ngritjes sė peshave janė individuale dhe ēdokush, sipas dėshirės apo qėllimeve mund ta ngarkojė organizmin nga regjimi i punės aerob deri te ai anaerob, nga formėsimi i trupit deri te rritja e masės sė muskujve. Nga ana tjetėr, aerobia ėshtė programi i fitnesit nė grup, ku instruktori provon t’i pėrcaktojė ngarkesat qė u pėrshtaten shumicės sė ushtruesve nė programin e zgjedhur.

    Ushtrimet nė grup janė mė argėtuese dhe nuk kėrkojnė nga ushtruesit planifikim tė trajnimit, ndėrsa nė sallėn e peshave ēdo individ e pret organizimi i trajnimit dhe pėrcjellje individuale e ngarkesave. Andaj ėshtė mirė, sė paku nė fillim, tė kėrkohet program individual i trajnimit, tė cilin do ta bėjė instruktori ose do tė merrni trajner personal, gjė qė kėrkon edhe mė shumė shpenzim parash, por edhe arrihen rezultate shumė mė tė mira.

    Mendimi i rrėnjosur se nė sallėn e peshave nuk mund tė “hiqen kilogramėt e tepėt”, ndėrkaq nė aerobi nuk mund tė forcohen muskujt – ėshtė plotėsisht i gabueshėm, sepse njėra nga karakteristikat themelore tė bodybildingut si sport, ėshtė qė jashtėzakonisht shpejt humben shtresat yndyrore, ndėrsa aerobia me larushinė e vet tė programeve tė specializuara mund t’i arrijė efektet e sallės sė peshave, duke ushtruar nė grup.

    Ėshtė fakt se nė programet e aerobisė qėllimi themelor ėshtė pėrmirėsimi i aftėsive funksionale tė organizmit, ndėrkaq nė sallėn e peshave - rritja e forcės sė muskujve. Mirėpo, me zgjedhjen e drejtė tė ushtrimeve dhe tė vėllimit tė tėrėsishėm tė ngarkesave (shpeshtėsia, kohėzgjatja, numri i pėrsėritjeve dhe koha e pushimeve) mund tė arrihen tė gjitha qėllimet e caktuara.

    Shumė femra i shmangen sallės sė peshave dhe pėrgjithėsisht ushtrimeve me pesha nga frika e muskujve tė mėdhenj “e tė fryrė”, ndėrkaq shumica e meshkujve i frikėsohen aerobisė, sepse konsiderojnė se nė aerobi “vetėm vallėzohet”. E vėrteta ėshtė krejtėsisht ndryshe. Vetėm ngarkesa e madhe (numri i madh i ngritjes sė peshave) dhe posaēėrisht trajnimet e programuara, krahas trajnimit disavjeēar dhe me ushqim tė posaēėm rritet masa e muskujve. Femrat kėtė shumė mė vėshtirė e arrijnė pėr shkak tė sasisė sė vogėl tė testosteroneve, i cili ėshtė hormon mashkullor qė e ka funksionin e arritjes sė maskulitetit. Shtimi i konsiderueshėm tė masės sė muskujve ėshtė diēka qė nuk mund tė arrihet me aerobi, duke pasur parasysh se ngarkesa e cila shfrytėzohet nė kėto programe ėshtė shumė e vogėl pėr t’i arritur efektet e tilla transformuese.

    Nga ana tjetėr, programet aktuale tė aerobisė nė tė cilat bukur shumė shfrytėzohen peshat e dorės prej 0,5 – 5 kg, gomat dhe kompleti i pompave deri rreth 20 kg me trajnimet e programuara drejt, mundėsojnė rritjen e fuqisė sė tė gjithė muskujve, formėsimin e trupit dhe zvogėlimin e indeve tė yndyrės nėnlėkurore.

    Te tė dy mėnyrat e ushtrimeve, pos efektit estetik, nuk ėshtė pėr t’u nėnēmuar edhe efekti shėndetėsor. Ushtrimi i forcės dhe i fuqisė veprojnė nė mėnyrė preventive nė dukurinė e osteoporozės, sepse, pos muskujve, forcohen edhe eshtrat, ndėrkaq me ushtrimin nė zonėn e aerobisė pozitivisht veprojnė nė sistemin e damarėve tė zemrės dhe tė frymėmarrjes, gjė qė vepron nė mėnyrė preventive nė shfaqjen e shumė sėmundjeve tė kohės sė sotme.Tė pėrfundojmė, te tė dy llojet e trajnimeve e gjitha kjo qė u tha deri tani arrihet ekskluzivisht me programe tė planifikuara drejt, me ushqim adekuat, ushtrim tė rregullt, me instruktor profesionist, dhe, para sė gjithash, me angazhim vetjak.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 17/5/2024, 06:43