BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Imagjinata e perrallave, arma me e mire kunder frikes

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Imagjinata e perrallave, arma me e mire kunder frikes

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/5/2011, 00:26

    Imagjinata e perrallave, arma me e mire kunder frikes Images

    Sipas shume psikologeve, menyra me e mire per te kapercyer friken e perjetuar nga femijet eshte aktivizimi i imagjinates se tyre.

    Ngjan si paradoks nese mendojme qe shpesh eshte vete fantazia e tyre qe krijon personazhet me te frikshme dhe burimet me te medha te frikes se tyre. Psikologet shpjegojne se koncepti i magjise eshte nje pikete e rendesishme ne rritjen e femijeve sepse u lejon atyre qe te gjejne pergjigje per te gjitha gjerat dhe fenomenet qe ende nuk i njohin dhe nuk i kuptojne.

    Ne vecanti, disa studiues kane treguar se ekziston nje korrespondence e ngushte midis struktures se perrallave dhe zhvillimit psikologjik te femijeve te moshes 4 deri ne 8 vjec. Sipas tyre ne perralla cdo gje eshte e lejuar dhe asgje nuk eshte e ndaluar. Elementet nderveprojne me njeri-tjetrin. Objekte dhe personazhet e pajete mund te flejne dhe te kene cilesite dhe karakteristikat e njeriut. Nuk ekzistojne rregullat e hapesires dhe kohes, ligjet e fizikes apo logjika. Cdo histori ka nje ligj te vetin, ku cdo gje eshte e mundur. Ky realitet i jep lexuesit te vogel nje mjet per te analizuar jo vetem historine qe po lexon, por edhe shoqerine ne te cilen ai jeton.

    Ne te gjitha perrallat perseriten shprehj te tilla si: “Dhe jetuan gjithnje te lumtur” te cilat jane shume te rendesishme per te rritur sigurine dhe besimin te femijet. Gjithashtu ndihmojne ne krijimin konceptit qe edhe ne momentet me te veshtira te jetes nuk duhet humbur shpresa sepse veshtiresite kalojne dhe pas tyre vijne dite me te lumtura. Ja pse te papriturat do te perballohen me pas nga femijet ne menyre me te qete.

    Protagonist i tregimit ose perralles eshte shpesh i vetem ne perballjen me aventurat dhe padrejtesite qe ndesh gjate rrugetimit te tij, por ai ndihmohet nga aleate te jashtem te cilet perfshihen vetem ne rastet e rrezikut te madh sic bejne edhe prinderit per femijen e tyre ne jeten reale.

    Ne perrallat lufta midis se mires dhe te keqes, te dobetit dhe te fortit eshte gjithmone ne qender te historise dhe eshte gjithmone e mira ajo qe triunfon ne lidhje me dinakerine dhe te keqen. Femija prezantohet me te gjitha anet e jetes, por ushqehet me idene se e mira eshte arma e duhur dhe gjithashtu pajiset me stimujt e duhur per te mos hequr dore nga endrrat, qellimet e tija, sepse ne fund ai do ja dali mbane.

    Edhe karikaturat opo filmat vizatimore mund te kene kete funksion, por imagjinata ne kete rast eshte me e reduktuar sepse pamja e personazheve dhe mjedisi eshte i percaktuar tashme dhe nuk le vend per ndryshime. Kjo eshte nje tjeter arsye pse eshte e rendesishme qe te lexoni tregime me femijet tuaj dhe te flisni me ta mbi cfare lexuat per te analizuar dhe kuptuar me mire karakteret dhe ngjarjet e kesaj historie.

    Gjithashtu eshte shume e dobishme dhe interesante t'u kerkoni femijeve te krijojne dhe tregojne nje histori te tyren.Shpesh eshte mire qe gjate rrefimit te tyre te perqendroheni te elementet ose personazhet e fenomenet qe femijeve u ngjallin frike, ose qe etiketohen prej tyre si negative dhe ne kete rast duhet t'i nxisni ata te perdorin imagjinaten per te krijuar nje forme te tyre per t’i mposhtur ata me fantazi.

    Shpesh prinderit jane te brengosur dhe te merakosur per ekzistencen e miqve imagjinar ne jeten e femijeve te tyre. Psikologet e zhvillimit te femijeve shpjegojne se femijet gjithenje zhvillojne nje lloj te tille miqesie, jo reale. Shpesh eshte thjesht nje kukull apo nje loder qe e shoqeron ne menyre te vazhdueshme, por mund te jete edhe fizikishte inekzistente, por shume prezente ne momente e perjetimit te frikes. Ne syte e nje te rrituri mund te duket nje sjellje e cuditshme, por per femijet nuk perben asgje te demshme madje e ndihmon ate per te kuptuar me mire boten rreth tij dhe me kalimin e viteve. Eshte totalishte e gabuar qe te qortoni femijen tuaj per ekzistencen e nje miku imagjinar. Do jete vete ai qe do e largoje nga jeta e tj ne nje moment kur te jete i gatshem per te perballuar friken dhe veshtiresite i vetem. E rendesishme eshte qe miku imagjinar te mos shpenzoje hapsirat e miqve real dhe te humbase dobishmerine e tij.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 13:24