BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjimnastika per mendjen

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gjimnastika per mendjen

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/5/2011, 23:46

    Gjimnastika per mendjen Images

    Shkencėtarėt prej kohėsh po kėrkojnė prova pėr efektet pozitive tė meditimit.

    Zbulimet e fundit janė vėrtet inkurajuese: rrit pėrqendrimin, redukton dhimbjen dhe forcon lidhjet emotive. Shumė e konsiderojnė meditimin njė lloj mėnyre pėr tė ėndėrruar me sy hapur apo njė mjet pėr largimin e stresit. Tė gjithė duhet ta provojnė edhe pse nė fillim ėshtė shumė e vėshtirė. Fillestarėve u ndodh shpesh qė tė mos largojnė gjithė mendimet e kėqija nga koka, por t’i shtojnė ato akoma mė shumė. Ndėrsa medituesit ekspertė tregojnė se ia vlen tė kėmbėngulėsh. “Me ushtrime mund ta transformojmė mendjen tonė, tė superojmė emocionet negative dhe tė largojmė vuajtjet”, shpjegon murgu budist, Matthieu Ricard. “Teknikat e meditimit budist tė zhvilluara pėrgjatė shekujve mund tė pėrdoren nga kushdo. Duhet vetėm entuziazėm dhe kėmbėngulje”. Por ēfarė thotė shkenca?

    Nė mjetet e informacionit lexojmė shpesh se meditimi mund tė transformojė jetėn tonė, por vetėm kohėt e fundit janė servirur provat empirike. Nė dhjetė vitet e fundit disa kurues kanė pėrdorur rezonancėn manjetike funksionale pėr tė analizuar aktivitetin cerebral tė medituesve ekspertė si tė fillestarėve, duke verifikuar efektet e teknikave tė ndryshme medituese mbi kapacitetin konjektiv, mbi shėndetin psikofizik dhe mbi plasticitetin cerebral tė subjekteve. Po del kėshtu njė teori shkencore sipas tė cilės meditimi mund tė modifikojė disa aspekte tė psikologjisė, tė karakterit dhe shėndetit fizik tė njė personi.

    Gjurmėt e ndjesive

    “Tė analizosh funksionin e mendjes tonė ėshtė diēka shumė e mirė”, shpjegon Clifford Saron i qendrės pėr mendjen dhe trurin nė Universitetin e Kalifornisė nė Davis. Saron drejton projektin Shamatha, njė prej studimeve shkencore mė ambicioze pėr meditimin. Nė vitin 2007 ai bashkė me kolegėt ndoqi 60 meditues profesionistė pėr tre muaj me radhė me qėllimin pėr tė vėzhguar ndryshimet e kapacitetit tė tyre mendor, tė mirat psikologjike dhe fiziologjike, ata i kushtonin rreth 5 orė nė ditė meditimit dhe pėrqendroheshin shumė te frymėmarrja. Nė fund kėrkuesit arritėn nė pėrfundimin se me kalimin e ditėve vullnetarėt ishin gjithmonė e mė precizė dhe mbanin mė lehtė pėrqendrimin pėr periudha tė gjata kohe. Tė tjerė studiues vėzhguan lidhjen mes meditimit dhe pėrqendrimit. Hipoteza sipas tė cilės meditimi pėrmirėson vėmendjen meriton tė merret seriozisht nė konsideratė, duke qenė se pėrqendrimi luan njė rol thelbėsor nė shumė aspekte tė jetės sonė.

    Tė ndihesh mė mirė


    Pėrveēse pėrmirėson kapacitetet konjektive, meditimi duket se ka njė efekt pozitiv edhe mbi aspektin emocional. Studiuesit kanė arritur nė pėrfundimin se meditimi i bėn njerėzit tė kenė mė pak ankthe, mė tė pėrgjegjshėm pėr emocionet e tyre dhe mė tė zotėt pėr t’i administruar. Ai na ndihmon tė reagojmė ndaj stimujve qė mund tė jenė shumė tė forta emocionalisht. Ky frenim ka njė rol thelbėsor pėr kontrollin e emocioneve.

    Edhe pėr fėmijėt

    Fėmijėt, veēanėrisht ata qė janė nė moshė tė njomė, kanė aftėsi shumė tė madhe pėr tė ėndėrruar, deri aty sa edhe e ngatėrrojnė realitetin me fantazinė. Dhe ēuditėrisht ata janė shumė tė aftė qė me shtysat e duhura tė meditojnė. Sigurisht qė me kėtė mund tė mos kuptojmė meditimin sipas asaj qė bėjnė tė rriturit, pra qėndrim nė njė vend tė qetė dhe tė errėt pėr njė kohė tė gjatė. Meditimi i njė fėmije nė moshė tė re shoqėrohet edhe pėrmes pyetjeve, fjalėve dhe dėshirės pėr tė komunikuar, ndėrkohė me personin e rritur qė asiston nė kėtė moment dhe qė ėshtė i gatshėm qė edhe t’u pėrgjigjet pyetjeve tė tė miturit. Nė situata tė tilla, fėmijėt thonė shumė gjėra tė menēura, aq sa ndonjėherė na habisin me tė vėrtetė. Nė fakt, meditimi ėshtė njė aftėsi dhe njėherazi njė nevojė e mendjes njerėzore. Mendja kėrkon qė njėherazi, duke u lėnė e qetė, tė ketė edhe mundėsinė qė tė jetė e lirė, pa barriera dhe nė kėrkim tė gjėrave tė rėndėsishme dhe tė pashtypura. Gjatė ditės ne jetojmė nė njė botė me shumė kufizime, me shumė rregulla dhe ligje tė cilave pėr tė mbijetuar duhet qė t'u bindemi dhe t'u shkojmė pėr shtat. Por nė momente tė caktuara mendja ka nevojė pėr lirinė.

    Nė rast se individi nuk e di se ēfarė ėshtė meditimi dhe mbi tė gjitha nuk di se cila ėshtė dobia e tij, pra nuk e praktikon qėllimshėm, atėherė mendja punon me hapėsirėn e lirisė kryesisht nė gjumė, ose nė momentin qė ne e quajmė kotje. Ndaj gjithnjė e mė tepėr fėmijėve u kėshillohet qė tė kenė njė kohė mė tė madhe pėr tė qenė tė qetė dhe me veten, pse jo nė shoqėrinė e faktorėve stabilizues e qetėsues. Sė fundi ėshtė propozuar qė metodat e meditimit tė bėhen edhe pjesė e sistemit arsimor, nė mėnyrė qė tė mėsohen nė vija tė pėrgjithshme edhe nė shkollė. Sipas studiuesve qė janė bėrė mbėshtetės tė njė lėvizjeje tė tillė, kur fėmijėt u nėnshtrohen periudhave qoftė edhe tė shkurtra tė meditimit, ata janė mė me vetėbesim, mė tė lumtur dhe kanė njė marrėdhėnie mė tė mirė me shokėt e tyre dhe me mėsuesit.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 07:34