BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

2 posters

    Zemra ime nuk rrah me pa ty

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Zemra ime nuk rrah me pa ty

    Mesazh nga Vizitor 25/5/2011, 13:58

    Zemra ime nuk rrah me
    pa ty

    Eshte nate.Jam ulur ne shtratin ton ku tash e vetmuar shkruaj
    rreshtat per ty.Askush nuk me kupton me shume sa ditari im,ne te cilin tash e
    nente muaj shkruaj dhimbjet qe kam per ty.Shpesh dal ne ballkonin e shtepis,aty
    ku ne te dy ,bashke,here-here deri ne mengjes qendronim pran njeri tjetrit duke
    biseduar per te ardhmen tone.Por,tash vendi yt ne ballkon eshte i zbrazet .Ku je
    ti?Pse u zhduke ne erresire pa fund?U bere engjull e shkove ne qiell kurse mua
    me le te perballem e vetme me jeten.Ti me mesove c'eshte jeta ,c'eshte
    dashuria.Te gjitha keto i mesova dhe i perjetova me ty.Por,tash ti i more te
    gjitha me vete.M'i more gezimet dhe endrrat e mia!Edhe zemra ime u varros se
    bashku me tenden.Me ajo nuk ka force te rrah per askend tjeter.Ti ishe dhe do te
    mbetesh i vetmi per mua...Tash jam e humbur diku ne erresire ,sepse ylli i vetem
    u shua per mua dhe s'ka kush ta shkelqej me jeten time!Sa e trishtuar jam ne
    keto qaste qe po shkruaj ne ditarin tim per dhembjet e mia!Sa shume me mungon ti
    qe te desha shume!Sa shume me mungojne fjalet e tua...Dhjet vjet bashke ishin
    vitet me te lumtura te jetes sime,sepse te desha ashtu siq ishe...Sa e sa gjera
    i tejkaluam bashk...Tash jetoj me kujtimet qe me shpalosen qdo nate para se t'me
    ze gjumi.Dhe jetoj me to...Zemra me dhemb kur shoh femijet tane kah flen pa
    ty.Pse jeta u tregua aq mizore ndaj tyre?Pse ua mori baban mu ne kohen kur
    kishin nevoj per ty me se shumti?! Por,nje rreze drite me ngroh shpirtin,kur
    shoh tre engjujt tane,fryte te dashurise sone dhe,me japin force qe te
    jetoj...
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Zemra ime nuk rrah me pa ty

    Mesazh nga Vizitor 25/5/2011, 14:05

    Letėr me rastin e
    ndarjes!

    Mė thanė se ke shkuar nė njė qytet atje larg,
    Thanė se je
    martuar, tė kanė parė me vello tė bardhė dhe nė kraharorin tėnd njeriun qė s’e
    do...
    Dikush mė tha se ke pasur buzėqeshjen nė fytyrė,
    Tjetėr kush mė tha
    ta kanė parė buzėn duke u dridhur,
    Lotin nė sy dhe e strukur rrinte nė njė
    qosh, mė tha miku im
    E puthte, e pėrqafonte, i derdhej trupi i njomė nė
    kraharor,mė tha armiku im, ai armiku i dashurisė sonė..!
    U ula nėn hijen e
    blirit, aty ku jemi puthur pėr tė parėn herė,
    i mbulova me dushk shkronjat
    tona tė gdhendura nė cung
    Ika drejt fundit, askujt pa i thėnė gjė, pa e
    ngushėlluar vetėn..!
    Blirit, pranė tė cilit u prekėm pėr herė tė parė,ia lash
    unazėn, kujtimin tėnd pas puthjes dhe i premtova se nė datėlindjen e ndarjes do
    tė vi sėrish
    qė tė lė dy pika tė lotit mbi myshqet pranė,
    Kujtimet ia fala
    harresės dhe i thash ik nga lėkura ime, edhe ti je ajo,
    merre flokun e
    bardhė, fytyrėn e shkruar tė saj, s'i dua mė,
    Le tė mbesin nė fotografinė e
    jetės, tė varura nė shpirtin e saj
    Le ta dergjin deri nė mplakje, deri nė
    vdekje!
    Lamtumirė! As unė tanimė s'tė dua! Zemra nuk flet me ty mė,
    asnjėherė, kurrė! Tė lutėm mos e kėrko kthimin, se vella e bardhė s'veshet dy
    herė...
    E dashur lamtumirė!
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Zemra ime nuk rrah me pa ty

    Mesazh nga Vizitor 25/5/2011, 14:06

    E dhimbshme

    S'e
    besoj tani, se nė teatrin tonė tė dashurisė, s'do tė ketė shfaqje, s'besoj se
    kanė marrė fund provat e lojės. Ti ende ke buzėn nė gaz, pėr buzėn time tė jetė
    nė vaj, s'them se ka ndonjė rėndėsi tė madhe, kuptohet si far emocioni...
    Nuk
    e di ku ndalet treni i ikjes, matanė kujtimeve apo nė teh tė dhembjes, s'di,
    s'besoj se i ka ndodhur kujt historia ime... Nė pritje, takimi merr fund, qyteti
    nuk e mbyll syrin, drojė kam se me sheh fati...
    Shfaqja e paralajmėruar ka
    mbledhur njerėz, ata presin, ne fjalosemi pėr fajin, gjykata e mbyll fletėn, unė
    dhe ti serish fjalosemi, thonjtė i rrjepim me dhemb.
    Netėt i plas malli,
    pastaj nė tavolinėn e preferuar, lėngu behet akull, shkrihet, avullon, pastaj
    behet akull prapė, unė s'di nėse nata na kupton, s'besoj.
    Hijerėza s'mban
    vapėn mė, fytyrės se djersitur ia shprish vizatimin..!
    Po fotografia nė
    dhomė, c'faje ka, pse e kėrkon ta kthej, ke drojė qe tė njeh takimi yt me tė,
    jo! jo!
    E dhimbshme le tė mbetėt historia jonė, pastaj, le tė thuhet ndėr oda
    grash secila fjalė e keqe, unė do e mbaj mbi supe, pastaj le tė thuhet se s'u
    pajtuan tė ndajnė rolet, unė prape do tė them se kjo nuk qėndron mbi ujin e
    fjalės..!
    S'di pse e marr kaq tė dhimbshme mungesėn tėnde nė ketė rol,
    ndoshta kam frikė se tjetėr kush nuk e di, me duhet kohė qė ta mėsoj, e plakjen
    e kam nė lėkurė, mund tė me mund para mėsimit, jo, s'besoj se mund tė jetė
    kjo...
    E di, ti ke parė njė shfaqje tjetėr, ke parė aktor tjetėr, andaj mund
    tė tė pėlqej roli me tė nė filmat e animuar, tė mbetesh e virgjėr dhe pa prekje
    tė besh shumėzimin, mirė pajtohem: e dhimbshme, por e merituar tė behet si
    thuash ti;
    lamtumire, aktorja ime..!
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Zemra ime nuk rrah me pa ty

    Mesazh nga Vizitor 25/5/2011, 14:08

    Zemra ime...

    Ne enderr
    me del nje diell qe djeg syte e mi.
    E vendosur dhe me besim e shtrengoj fort
    ate dore qe me nxorri
    nga kjo enderr, ose ndryshe nga ankthi...por ankthi nuk
    ka mbaruar
    eshte kthyer tani me shume se kurre!!!...Dora,prania,dhe zeri yt i
    dashur!
    Ne enderr ndodhem mes nje shkretetire me diell te forte,pa patur
    mundesi
    per tu rikthyer...Duhet te me vije turp nga ky mendim, pasi ne fund
    te fundit
    ti je shpetimtari im...
    Perse me zgjove?
    Mbase do gjeja
    rrugen ose do gjeja nje deve, me mire akoma
    sepse...do vija me shpejt per tek
    ty dhe kushedi sa histori te tjera te mrekullueshme
    do perjetoja ne kete
    enderr...Ne fakt duhet te ngrihem, dhe duhet te interpretoj
    nje pjese qe nuk
    eshte me e imja...pjesa e te dashures, te
    mrekullueshmes,te
    vendosures...uffaaaaaaa cfare deshire!!! Ngrihem dhe sillem
    perqark dhe papritur
    me rishfaqet shikimi yt: je i vendosur, i merzitur dhe i
    cuditur, cfare ka ndodhur??
    Ke lexuar mendimet e mia apo bertita me ze te
    larte??!!!...
    " E di i dashur? Kam pare nje enderr, isha e humbur ne
    shkretetire,ecja neper rere
    ecja, ecja, ecja...Ne nje rruge te pafundme...por
    per nje moment ndalova dhe shikova
    nga pas: mbi rere ishin vetem ca gjurme,
    pikerisht te miat!!!..."

    Fillova te bertas dhe te therras,luftova kunder
    te gjitha ideve te pamundura qe zemra
    ime me sygjeronte..." Perse me le vetem
    gjate udhetimit me te gjate te jetes time?"...
    Te therrisja..." Perse nuk e
    mbajte fjalen qe nuk do me braktisje kurre?"...Por nje cast
    u shfaqe perpara
    meje,ajo dore qe zgjatej ishte e jotja i dashur!!!...

    " Zemra ime "
    Me
    the! " Perse qan dhe me akuzon qe nuk te kam qendruar prane ashtu sic te
    kisha
    premtuar ?" Akoma nuk e ke kuptuar qe gjurmet qe ke pare ti ne rere,
    jane te miat
    dhe jo te tuat?"...

    Dhe duke qare me tha:
    " Zemer...ne
    te gjithe kete udhetim,kane qene vetem gjurmet e mia, sepse te kam
    mbajtur ne
    krahet e mi "!!!
    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Re: Zemra ime nuk rrah me pa ty

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/5/2011, 14:08

    Sad Sad Sad
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Zemra ime nuk rrah me pa ty

    Mesazh nga Vizitor 25/5/2011, 14:09

    Ti nuk mund te Urresh....

    Ti nuk mund te me
    urresh kurr,sepse Engjejt nuk urrrejne,ato vetem mbrojne.Do ishte e kote te
    provosh te me urresh mua sepse urrejtja jote do te kthehet ne dashuri dhe
    dashuria jote ne mbrojtje per mua...
    Ti nuk mund te me urresh sepse tashme
    un jam pjese e jetes tende,jam cope e zemres tende.Te me urresh mua do te thote
    te urresh vetveten.
    Sa here qe ti vuan une vuaj bashke me ty,sa here qe merr
    fryme un marr fryme bashke me ty,sa here qe ti qesh un qesh bashke me ty.Sa here
    qe ti me urren un te adhuroj.
    Te dhashe zemren time qe te jete me ty ne cdo
    hap te jetes tende.
    Te solla prane engjejt e mi per te qendruar perjetesisht
    me ty ne ditet bukura e te veshtira.
    E di qe nuk mund te me urresh edhe pse
    ke deshire edhe pse do te me harrosh nuk mundesh sepse un jam gjithmon me ty
    jashte dhe brenda teje.
    Edhe pse nuk te kam prekur kurre e ndjej qe jam
    Brenda teje,ne nje vend te vogel ne fund te zemres tende.
    Sa here qe ti me
    kujton mua ti vuan,ti do qe te flesh por nuk mundesh sepse imazhi im te
    mundon,do te me kesh prane dhe sa here ti e kerkon kete un jam aty me ty....

    Une vuaj njesoj si ty vetem se nuk qaj,ne keto momente po degjoj te njejten
    kenge qe po degjon ti por vetem me nje ndryshim,ti tani po qan kurse un
    jo.Brenda ne lotet e tu jam une.Ti je nje pike loti dhe prandaj une nuk qaj
    sepse kam frike se mos te te humbas.Dhe keshtu mbaj gjithcka Brenda meje.Dhe kjo
    me ben te vuaj akoma me shum.Une linda per ty edhe pse kete e kuptova pas shum
    kohesh.
    Linda per te te bere te lumtur,kurse ti per te me bere te vuaj.Jam e
    bindur qe ne keto momente po qan,po Brenda ketyre loteve jam une,ti me sheh ne
    enderr ndersa un s`do te enderroj kurre sepse endrra ime fillon kur flas me
    ty.

    __________________
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Zemra ime nuk rrah me pa ty

    Mesazh nga Vizitor 25/5/2011, 14:11

    Sme za gjumi. Syte te e rraskapitur por prap nuk
    kane deshire te mbyllen kur perpara tyre je ti. Nuk lodhen kurre duke te
    veshtruar.Gjithnje me kujtohet dita kur te pash per her te pare. Shiu binte ,
    era frynte dhe qielli i nxirre nga rete u hap dhe lejoi nje rreze dielli qe me
    verboi. Nuk e ndjeja ma as shiun, as eren. Floket e tu te zez, te njomur nga
    shiu kishin shkuar menjane nga era qe frynte. Ne ate ēast gjithēka u ndal dhe un
    kisha nje deshire te vetme, te isha nje pike shiu. Nje pike e vogel shiu, te bie
    nga lart mbi floket e tu, te rreshket mbi ballin tend te shndritshem, te behem
    nje me syrin e zez, te perkedhel fytyren dhe te vdes mbi buzet e tua flak. Qe
    nga ai moment skam reshtur se menduari per ty, kur ste kisha pran dhe tani qe te
    kam prane. Sdo te doja kurre te lija. Do doja te shtrengoja fort nen krahet e
    mi, te burgosja aty ne perjetsi. Gjithnje kam dashur te te them por skam mundur.
    TE DUA zemer, tani dhe pergjithmone

    __________________
    avatar
    Burrelsja
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 21/02/2013
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 1418
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 2783
    <b>Votat</b> Votat : 21

    Buzqeshje Re: Zemra ime nuk rrah me pa ty

    Mesazh nga Burrelsja 2/7/2013, 10:44

    Vetėm ty tė dua,me dashuri dhe sinqeritet sonte do tė shkruaj kėtė letėr pėr ty,ty qė zemrėn ma rėmbeve,ty qė ma ndryshove jetėn time,ty qė tė dua dhe do tė duapėr tėr jetėn.
    Ndoshta me kėto fjalė nuk dot mjafton qė tė tregoj se tė dua,edhe psepėr ty po vuajaq shum, sa qė edhe letra ėshtė duke ikur nga lotėt e mi,dhe shpresoj qė njė dit tė vish dhe tmi fshish ti kta lot qė rjedhin vetėm e vetėm pėr ty.Edhe sa duhet tė pres qė ti tma falėsh dashurin tėnde,pa tė cilėn nuk mund tė jetoj, edhe sa duhet tė pres qė ti tmė thuash tė dua,jeta ėshtė e vėshtir,por edhe e bukur,por sikur tė jesh ti pran meje,ajo do tė ishte si njėpallat dashurie,nė tė cilin dot jetonim vetėm ne tė dy,si dy lule tė posaqelura,si dy zogj duke fluturuar,si dy dashnor t'vėrtet,un jetoj vetėm pėr ty,dhe nuk dua qė t'shoh me tjetrin.
    Zemėr vetėm ty tė dua, po ti a mė don.
    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor


    Buzqeshje Re: Zemra ime nuk rrah me pa ty

    Mesazh nga Vizitor 2/7/2013, 12:00

    DASHURIA E PĖRBUZUR

    1.
    Nuk e deshe dashurinė
    Qė me zemėr ta dhurova,
    Mė hudhe si njė leckė
    Mu atėherė kur tu afrova!

    2.
    E bėra tė pamundurėn
    Qė tė tė kem pranė
    Edhe zemrėn do tė nxirrja
    Ty pėr tė ta dhėnė!

    3.
    Poezi tė kushtova
    Me shumė dashuri,
    Ėndėrroja dhe shkruaja
    Gjithnjė vetėm pėr TY.

    4.
    Do tė kėrkosh ti
    Dashuri si kjo e imja,
    Por nuk do ta gjejsh dot
    Do tė qajsh sikur jetimja!

    Sponsored content


    Buzqeshje Re: Zemra ime nuk rrah me pa ty

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 12/5/2024, 13:06