BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    5 menyra natyrale per te luftuar alergjite

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 5 menyra natyrale per te luftuar alergjite

    Mesazh nga LePuRuShJa 12/6/2011, 20:56

    5 menyra natyrale per te luftuar alergjite Images

    Alertgjite , per ata te cilet vuajne nga to, e bejne stinen e pranveres nga stinet me te keqia.

    Pra, jo per te gjithe eshte e mireseardhur stina e pranveres. Njerezit me alergjite ndaj polenit mendojne se zgjedhja e vetme e tyre eshte te marrin ilaēe, te qendrojne brenda e mos dalin jashte ose te jetojne mjerisht me alergji. Por ka menyra natyrale se si ta ndryshosh sistemin e imunitetit ashtu qe nuk eshte edhe aq i ndjeshem ndaj polenit, mykut dhe pluhurit. Me poshte do te gjeni disa suplement qe ndihmojne:

    1-Kuercetini (Quercetin)

    Kuercetin eshte flavonoid qe gjendet ne qep, hudhra, molla, vera e kuqe dhe ēajin jeshil, dhe mund te zvogeloj ngacmimin (kruarje) e syve te skuqur dhe fyti skuqur duke mberthyer lirimin e histamines nga qelizat e imunitetit. Histamina shumefishon pergjegjesine (reagimin) e imunitetit duke e shtuar depertueshmerin e kapilareve dhe tkurrjet e muskujve te lemuar.

    Merr (pi) nje apo dy tableta te 1000 mg te kuercetinit nje deri tri here ne dite gjate sezonit te alergjive.

    2-Vitamina C

    Vitamina C eshte antioksidanti kryesore qe patrullon rruget e ajrit, zvogelon inflamacionin ne mushkeri dhe membranat e mukozes ne fyt. Nje studim ka zbuluar hiperaktivitet bronkial te shtuar pesefish tek ata qe me se paku merrnin vitamin C.

    Te marresh 500mg vitamine C dy here ne dite gjate sezonit mund te permiresoj funksionin e mushkerive.

    3-Magnezi

    Magnezi ka efekt relaksues tek muskujt e lemuar, e keshtu ndihmon ne zbutjen e tkurrjes bronkiale. Hulumtimet tregojne se me renien e niveleve te magnezit simptomat e alergjive dhe astmes rriten.

    Me se miri eshte qe te marresh afer 350mg magnez ne dite gjate gjithe vitit.

    4-Vitamina E

    Vitamina E eshte antioksidant qe mbron membranat e qelizave dhe parandalon demtimin e enzimeve. Se bashku me vitaminen C, krijon mburoje dhe mbron qelizat drejtperdrejte te ekspozuara ndaj alergjenteve. Studimet tregojne se nivelet e uleta te antioksidanteve sikur Vitamina E rrisin rrezikun ndaj alergjive per trefish.

    Ne dite merr 400 UI.

    5-Vaji Peshkut

    Dietat e pasura me omega-3 zvogelojne pergjegjesin e trupit ndaj alergjive kronike dhe ndaj gjendjeve inflamatore. Vaji i peshkut ofron nivele te larta te omega-3shit e qe ndihmon trupin ne prodhimin prostagladineve inflamator qe jane te involvuar ne pergjegjesin ndaj alergjive. Vaji i peshkut gjithashtu mund te zvogeloj reaksionet hipersenstive te lekures shpesh ndryshe qe quajtura “dermetitis”.

    Merr rreth 3 gram vaj peshku ne dite per te luftuar alergjite.

    Keshtu pra nuk ka arsye te vuash pa nevoje nga alergjite! Per t’i vene nen kontroll alergjite perfito nga suplementet (vitaminat) qe treguam me larte. A vuan nga alergjite, na trego se si po ja del te kalosh muajt me pak ose pa vuajtje nga alergjite. Na trego dhe shto ne komente se si ke arritur ta mposhtesh dhe nese ke ndonje menyre tuaj per ta mbajtur nen kontroll apo parandaluar alergjite krejtesisht.(sherohu.com)

      Ora ėshtė 17/5/2024, 04:45