BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Trupi: bukuria kerkon kohen e saj

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Trupi: bukuria kerkon kohen e saj

    Mesazh nga LePuRuShJa 15/6/2011, 20:31

    Trupi: bukuria kerkon kohen e saj Images

    1- Kalendari

    Per shkak te mungeses se kohes, eshte gjithmone e veshtire ti dedikohesh konkretisht dhe per shume kohe bukurise. Perkundrazi, zakonet jane ato qe perdorim per te shkurtuar kohen ne nje dite te lodhshme pune. Por per te pasur rezultatet maksimale nga nje trajtim estetik apo nga aplikimi i kozmetikeve eshte e nevojshme te beni kujdes dhe ti hidhni nje sy kohes dhe kalendarit. Ne fakt trupi, reagon ne menyre ndryshe sipas aksioneve qe bejme ne momente te ndryshme te dites, te javes apo te muajit.

    2- Dushi

    Zakoni dhe deshira per te fjetur pak me shume ne mengjes na ben qe shpesh here dushin ta bejme ne mbremje, mbi te gjitha para se te shkojme te fleme. Por ne fakt nuk duhen nenvleresuar te mirat qe sjell berja e dushit ne mengjes, te cilat jane me te shumta se ne mbremje. Berja dush ne mengjes i sjell fizikut tone freski dhe energji, uji qe rreshqet mbi lekure reagon mbi qendrat nervore te saj, te cilen e ben te duket me e shkelqyeshme duke permiresuar keshtu edhe qarkullimin e gjakut. Per te fuqizuar me shume keto efekte, eshte e duhur te ferkoni lekuren me sfungjer.

    3- Rregulli i hidratimit

    Lekura per te qene e shendetshme dhe e shkelqyeshme duhet te hidratohet rregullisht, nje veprim qe zakonisht e rezervojme per oret e vona te mbremjes. Por per nje veprim me te mire dhe efikas eshte mire qe kremin e trupit ta perdorni me heret se ora 10 e darkes. Kjo sepse pas tetes, ne qelizat e lekures fillon procesi i riparimit dhe keshtu eshte ky momenti kur lekura eshte me shume receptore ndaj trajtimeve. Gjate nates, temperatura e lekures ngrihet 1 grade, poret dilatohen dhe lejojne kremin te penetroje ne thellesi.

    4- Pas dushit

    Per te vuajtur me pak nga dhembjet e depilimit eshte e keshillueshme ta beni ate pas dushit. Momenti i terheqjes do te rezultoje me pak i dhimbshem sepse lekura eshte akoma e njome dhe poret jane te dilatuar. Per te njejtin motiv eshte e keshillueshme te aplikoni krem ushqyes dhe hidratant pasi lageshtia e ka bere lekuren me receptive.

    5- Koha e duhur

    Jo vetem bukuria por edhe blerja e nje aksesori per femra si kepucet behet ne kohen e duhur. Rezultati me i mire do te perfitohet duke zgjedhur te beni shopping ne pjesen e dyte te dites. Nese kepuca do tju rezultoje komode kur kemba eshte me e lodhur dhe e fryre sepse keni qene ne levizje gjithe kohes atehere kjo kepuce do te jete gjithmone komode. Ikub

      Ora ėshtė 3/5/2024, 01:01