BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Pa lamtumirė

    Anonymous
    Vizitor
    Vizitor

    25042009

    Buzqeshje Pa lamtumirė

    Mesazh nga Vizitor

    Pa lamtumirė Atun0g

    Lidhja Demokratike e Kosovės ėshtė befasuar nga kalimi i deputetit Haki Shatri nė AAK. Ramush Haradinaj thotė se ka edhe deputetė tjerė qė janė tė pakėnaqur me gjendjen nė institucione dhe nė partitė e tyre. Partia mė e vjetėr nė vend, e cila po pėrballet me trendin e humbjes sė figurave tė njohura, thotė se paralajmėrimet pėr largime tjera janė vetėm spekulime


    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės i ka shkaktuar edhe njė humbje Lidhjes Demokratike tė Kosovės duke ia marrė edhe njė anėtar tė vjetėr dhe njė figurė tė njohur partisė e cila pėr shumė vjet ka mbajtur primatin politik nė vend.

    Transferi i fundit nė AAK ėshtė deputeti Haki Shatri, pėr largimin e tė cilit Lidhja Demokratike e Kosovės ka marrė vesh nga mediat.

    Shatri, i cili ka shėrbyer si Ministėr i Ekonomisė dhe Financave nė koalicionin qeverisės LDK-AAK, ka ikur nė partinė e Haradinajt pak kohė pasi kėtė e ka bėrė edhe Blerim Kuēi, njė ish - Ministėr tjetėr nė Qeverinė e kaluar nga radhėt e LDK’sė.

    Lajmin pėr largim, Shatri e ka bėrė publik pėrmes njė njoftimi tė shkurtėr nga adresa elektronike e AAK’sė duke thėnė se tash e tutje veprimtarinė politike do ta ushtrojė nė partinė e Ramush Haradinajt.

    “E njoftoj opinionin publik se qė nga sot, veprimtarinė time politike do ta zhvillojė nė kuadėr tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe se do tė jem anėtar i kėtij subjekti politik. Kėtė veprim e ndėrmarr me bindje tė thellė se kjo ėshtė mėnyra me e mirė pėr ti shėrbyer vendit” ka thėnė deputeti

    Ai ka njoftuar se edhe si deputet do t’i bashkėngjitet grupit parlamentar tė AAK’sė.
    Lidhja Demokratike e Kosovės e cila nuk ka arritur tė tejkalojė krizėn qė prej ndarjes sė saj nė dysh nė Kuvendin e saj nė fund tė vitit 2006 ka mbetur e befasuar nga ikja e Shatrit.

    Ramė Manaj, Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK’sė, ka deklaruar se Shatri nuk ka pasur ndonjė arsye pėr largim, por ka theksuar se respekton vullnetin e tij.

    “Natyrisht, nuk na vjen mirė qė tė ketė lėvizje tė tilla, por secili manifeston vullnetin e tij, secili shfrytėzon tė drejtėn e tij” ka thėnė ai.

    Manaj ka kujtuar se Shatri ka qenė anėtar i LDK’sė pėr njė kohė tė gjatė derisa ka shpjeguar se pėr largimin e tij ka mėsuar nga mediat.

    Kėto komente Manaj i ka bėrė pas takimit tė pėrjavshėm tė kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosovės ku edhe ka mohuar mundėsitė pėr largime tjera nga partia.
    Sė paku, ka thėnė ai, aktualisht nuk ka ndonjė indikacion pėr ndonjė ikje.

    “Nuk ka asnjė indikacion, nuk ka asnjė parainformacion qė do tė largohen edhe anėtarė tė tjerė nga strukturat udhėheqėse. Nė Kuvend ka qenė njė shqetėsim, njė spekulim mė i hershėm, por nganjėherė spekulimet dalin edhe tė sakta mė herėt ose mė vonė, por nė parti nuk kemi pasur paralajmėrime’, ka thėnė ai.

    Mundėsia qė Shatri tė kalojė nė AAK ishte pėrmendur, megjithatė edhe mė herėt ndonėse ish-Ministri i Ekonomisė i kishte mohuar personalisht.

    Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės e cila ėshtė futur nė konkurrencė me Partinė Demokratike tė Kosovės pėr rekrutim tė anėtarėsisė ka mirėpritur kalimin e Shatrit.

    Haradinaj ka paralajmėruar edhe ceremoni pėr pranimin e Shatrit, tė ngjashme me ato qė ka praktikuar deri mė tani kur ka pranuar ndonjė anėtar tė ri.

    “Tė hėnėn do tė zhvillohen edhe procedurat e pranimit po e quaj zyrtar dhe solemn njėkohėsisht edhe njė dhėnie e besimit nga Kėshilli Drejtues pėr deputetin Shatri”, ka thėnė Haradinaj tė premten.

    Haradinaj e ka pėrshkruar me fjalė tė mira, Shatrin duke kujtuar se ai ka qenė Ministėr nė Qeverinė e tij.

    “Ne kemi njė traditė tė gjatė tė bashkėpunimit me z. Shatri, jemi jashtėzakonisht tė nderuar me ardhjen e tij. Ai ka edhe njė bagazh tė mirė familjar, njė historik tė mirė tė familjes. Ėshtė njė ekspert qė jep nga vetja nė bazė tė profesionit, nė bazė tė njohjeve qė ka, kur ka kuadro tė kėtilla ne do tė jemi tė hapur edhe nė tė ardhmen”, ka thėnė Haradinaj.

    I pyetur nėse trendi i kalimit tė figurave nga LDK nė AAK po bėhet me qėllim tė dobėsimit tė kėsaj partie pėr zgjedhjet lokale, Haradinaj ėshtė pėrgjigjur duke thėnė se shumė deputetė nga parti tė ndryshme janė tė pakėnaqur, por ai nuk ka thėnė nėse edhe ndonjė prej tyre mund t’i bashkohet AAK’sė.

    “Fakti se ka deputetė qė kanė lėshuar partitė e caktuara dhe funksionojnė si grupe parlamentare tė pavarura do tė thotė se diēka po ndodhė nė jetėn parlamentare. Kjo ėshtė vetėm njėra nga dėshmitė se deputetė qytetarė dhe ekspertė politikbėrės kėrkojnė opsionin e duhur pėr tė ndihmuar qytetarin dhe me i shpreh zotėsitė e tyre qė kanė” ka thėnė ai.

    Haradinaj deri mė tani ka anėtarėsuar figura tė ndryshme nė parti duke iu dhėnė atyre pozita tė larta partiake, por ai nuk ka pėrmendur se ēfarė pozite do tė ketė nė AAK Shatri
    “Ai vazhdon me mbet deputet po ashtu do tė zhvillon aktivitetin e vet nė kuadėr tė kryesisė sė AAK’sė si koleg nė kryesi” ka thėnė ai.

    Ngjitja e personaliteteve tė tilla nė pozita tė larta partiake nuk shihet me sy tė mire nga zyrtarė tė “vjetėr” tė AAK’sė.

    Haki Shatri zyrtarisht nė AAK
    Nga Artan Behrami
    Haki Shatri, ish-ministėr i Ekonomisė dhe i Financave, zyrtar i lartė deri mė tani i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), tė premten ka njoftuar kalimin nė Aleancėn pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK).

    “E njoftoj opinionin publik se qė nga sot, veprimtarinė time politike do ta zhvillojė nė kuadėr tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe se do tė jem anėtar i kėtij subjekti politik. Kėtė veprim e ndėrmarr me bindje tė thellė se kjo ėshtė mėnyra me e mirė pėr t’i shėrbyer vendit. Po ashtu, nė Parlamentin e Republikės sė Kosovės do t’i bashkėngjitėm grupit parlamentar tė Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės”, ka thėnė Haki Shatri pėrmes njė komunikate pėr media.

    Ndėrsa, Besnik Tahiri, anėtar i Kryesisė sė AAK-sė, konfirmoi pėr Express se Shatri tash e tutje do tė jetė anėtarė i kryesisė sė AAK-sė.

    “Ėshtė njė nder i madh pėr partinė tonė. Dhe ky ėshtė njė mesazh edhe pėr tjerėt, qė dyert e AAK-sė janė tė hapura. Ndihemi tė fuqizuar qė Aleancės iu ka bashkangjitur Shatri”, thotė ai.
    Share this post on: reddit

    No Comment.


      Ora ėshtė 6/5/2024, 15:09