BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Truku per cdo rast

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Truku per cdo rast

    Mesazh nga LePuRuShJa 22/6/2011, 14:32

    Truku per cdo rast Images

    Te bukura dhe perfekte ne cdo moment, ne plazh apo gjate impenjimeve te dites ja si te zgjidhni make-up-in me te pershtatshem per ditet e veres.Make-up-i nxjerr ne pah bukurine ne cdo sezon te vitit. Por jo te gjitha rastet jane njesoj.

    1- Si te trukohem sot?

    Shkolla, te dalurat, plazhi qe na therret me ze te larte. Ju nevojitet te ndryshoni look ashtu si nderrohen veshjet dhe produktet e kozmetikes.Kur vera vjen eshte mire te abandononi fondotinten dhe te mbuloni defektet me nje puder te lehte, per te bere sa me uniforme ngjyren.

    2- Thjeshtesia e rimelit

    Gjate dites, nje trukim i lehte, pa tonalitete per syte dhe me nje shtrese rimel i cili do ti fal shikimit tuaj nje pamje natyrale dhe te kujdesshme. Nese akoma nuk keni marre ngjyre, ndriconi faqet tuaja me nje fard roze, ne vecanti per lekuren ngjyren te celur.

    3- Make-up per plazh

    Make-up-i per plazh duhet te jete shume i lehte dhe i padukshem. Eshte e lejueshme vetem pak shkelqyes buzesh apo dhe nje shtrese rimel waterproof. Per aperitiv, kur ngjyra fillon te duket, zgjidhni tonalitete te arta dhe te bronzta.

    4- Buzekuq shock

    Per ne mbremje shpertheni me ngjyrat e sezonit. Nuancat shocking si roze, portokalli apo dhe lejla, jane trendet me te kerkuara te vitit.Nese rasti eshte nje diskoteke, luani me shkelqimin mbi buze dhe mbi trup. Nje buzekuq agresiv dhe metalizat do te jene miqte tuaj me besnik ne netet verore.

    5- Manikyret me ngjyra

    Mos harroni te guxoni me manikyrin. Nese per trukun duhet te tregoheni me te kujdesshme per te mos ekzagjeruar gjate dites, me manikyrin mund te zbaviteni te zgjidhni ngjyra te forta qe nenvizojne gjestet tuaja. Ikub

      Ora ėshtė 20/5/2024, 11:57