BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    NJĖ ZBULIM SENZACIONAL NĖ ARKIVĖN E VATIKANIT,PĖR GJUHĖN SHQIPE,I VITIT 1210

    dimali
    dimali
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 17/06/2011
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 471
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1005
    <b>Votat</b> Votat : 40
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Urtesia

    lexo NJĖ ZBULIM SENZACIONAL NĖ ARKIVĖN E VATIKANIT,PĖR GJUHĖN SHQIPE,I VITIT 1210

    Mesazh nga dimali 29/6/2011, 12:11

    NJE ZBULIM SENZACIONAL NE ARKIVĖN E VATIKANIT, PĖR GJUHĖN SHQIPE – i vitit 1210.

    I SHKRUAR NE PERGAMEN – 800 vjet me pare ne gjuhen PELLAZGE.SE NE ATE KOHE NUK NJIHEJ TERMI GJUHE SHQIPE dhe as quhej SHQIPERI NE I PERKISNIM PERANDORISE SE MADHE PELLAZGE,DHE JEMI BIJTE E TIJ ILIRO – DARDANET.
    ME KETE RASTE DUHEN PERGEZUAR TE GJITHE PUBLIKUESIT.DHE ARKIVIN E VATIKANIT, QE KA RUAJTUR NJE PERLE TJETER TE GJUHES PELLAZGE.
    Zbulohet nė Arkivat e Vatikanit njė
    dokument nė gjuhėn shqipe i vitit 1210
    Dorėshkrimi pėrbėhet nga 208 fletė. Ėshtė i shkruar nė pergamen dhe i tėri ėshtė nė gjuhėn shqipe. Ndahet nė tri tėrėsi: atė teologjike, filozofike dhe historike. I gjithė teksti ėshtė autograf.
    Sė shpejti nė botim dorėshkrimi i 1210-s
    me autor Teodor Shkodranin
    Zbulimi ! Nga arkivat e Vatikanit dokumenti mė i vjetėr nė shqip
    Dr.Musa Ahmeti
    Eshtė folur e shkruar, por gjithnjė deri tani nė formė tė supozimeve, “duhet” tė ketė libra, dorėshkrime apo dokumente tė shkruara nė gjuhėn shqipe, tė cilat janė mė tė hershme sesa “Formula e pagėzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parė i shtypur nė gjuhėn shqipe “Meshari” nga viti 1555
    Kėrkimet nuk kanė rreshtur, por rezultatet deri tashi kanė munguar. Pothuajse tė gjithė studiuesit qė merren me kėrkime dhe hulumtime shkencore, kishin shėnuar Vatikanin, (Bibliotekėn Apostolike apo Arkivin Sekret tė Vatikanit), si njė nga vendet ku do tė duhej tė ruheshin dokumente apo dorėshkrime tė vjetra nė gjuhėn shqipe. Nuk ishin gabuar ata qė kishin menduar kėshtu. Njė studiues i njohur arbėresh, Nilo Borgja, i cili botoi edhe njė studim tė mrekullueshėm pėr “Perikopenė e Ungjillit” nga shek.XIV, me grafema greke e fjalė shqipe, i kishte pohuar gjuhėtarit tonė tė famshėm Eqrem Ēabejt, se ishte nė rrugė tė mirė tė gjente njė dorėshkrim mė tė vjetėr se “Formula e pagėzimit” dhe se “Meshari”. Pėr fat tė keq, Nilo
    dimali
    dimali
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 17/06/2011
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 471
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1005
    <b>Votat</b> Votat : 40
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Urtesia

    lexo Re: NJĖ ZBULIM SENZACIONAL NĖ ARKIVĖN E VATIKANIT,PĖR GJUHĖN SHQIPE,I VITIT 1210

    Mesazh nga dimali 29/6/2011, 12:12

    Borgja vdiq, pa arritur tė zbulonte dokumentin apo dorėshkimin nė fjalė. Njė pohim tė ngjashėm e bėn edhe studiuesi i njohur tjetėr arbėresh, Zef Skiori. Ne, duke ndjekur gjurmėt e studiuesve tė mėhershėm, kishim fatin e mirė, qė nė Arkivin Sekret tė Vatikanit, tė zbulonim njė dorėshkrim nga viti 1210 me autor Teodor Shkodranin. Dorėshkrimi pėrbėhet nga 208 fletė. Ėshtė i shkruar nė pergamen dhe i tėri ėshtė nė gjuhėn shqipe. Ndahet nė tri tėrėsi: atė teologjike, filozofike dhe historike. I gjithė teksti ėshtė autograf. Autori shėnon emrin e mbiemrin e tij si dhe vitin kur e ka mbaruar dorėshkrimin. Pėr herėt tė parė bėhet fjalė pėr gjuhėn shqipe nė vitin 1284 (jo 1285 siē ėshtė menduar deri mė tani), nė njė dokument tė Arkivit tė Dubrovnikut /Raguzės/ nga 14 korriku i viti 1284 ku thuhet: “Dėgjova njė zė qė thėrriste nė mal nė gjuhėn shqipe” (Audivi unam vocem clamantem in monte in lingua albanesca). Dėshminė e dytė e kemi nga njė autor anonim, qė sipas tė gjitha gjasave ishte prift i urdhėrit domenikan, i cili nė vitin 1308, gjatė udhėtimit nėpėr Ballkan, kur pėrshkruan Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ndėr tė tjera shkruan: “Kėtu shqiptarėt e lartėpėrmendur kanė njė gjuhė tė dalluar prej latinėve, grekėve e sllavėve, kėshtuqė nuk meren vesh fare me popujt tjerė” (Habent enim Albani prefati linguam distanctam a latinis, grecis et slavis ita quod in nullo se inteligunt cum aliis nationibus). Dėshmia e tretė ėshtė ajo e Guljelm Adamit, i cili nė vitin 1332 shkroi me porosi tė papės Gjon XXII, traktatin “Directorium ad passagium faciendum”, duke i bėrė kėshtu edhe njė relacion Filipit VI Valua, mbretit tė Francės, me titull: “DIRECTORIUM AD PASSAGIUM FACIENDUM (UDHĖZIM PĖR TĖ KRYER KALIMIN [E DETIT], ku jep tė dhėna pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Kėtu gjejmė edhe fjalinė e famėshme qė e bėri tė njohur nė histori: “Dhe megjithėse shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tjetėr dhe tė ndryshme nga latinėt, ata kanė shkronjat latine nė pėrdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre”. Rėndėsi tė veēantė ka edhe fakti, se autor i kėtij shkrimi ėshtė njė shqiptar nga Shkodra. Pėr autorin, Teodor Shkodranin, pos tė dhėnave qė bėn vetė autori nė fund tė dorėshkrimit, por edhe tė tjerave qė gjinden nė disa dorėshkrime qė ruhen, pos Arkivit Sekret tė Vatikanit, edhe nė Bibliotekėn Apostolike, pjesa dėrmuese e tė cilave janė tė shkruara nė gjuhėn greke dhe janė tė pabotuara, ne kemi edhe njohuri tė tjera, disa nga tė cilat na i ofroi studiuesi, dr. Moikom Zeqo. Dorėshkrimi ėshtė prėrgatitur pėr botim, ėshtė transkriptuar, transliteruar dhe shoqėrohet pėr botim, me njė koment dhe analizė shkencore.
    I gjithė dorėshkrimi ėshtė autograf, i shkruar nga njė dorė. Ndėrsa nė fund fare, nė f. 208, autori ėshtė firmosur vetė me emrin e tij: Teodor Shkodrani
    Nga Arkivat e Vatikanit shkrimi mė i hershėm se “Meshari” i Buzukut
    dimali
    dimali
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 17/06/2011
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 471
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1005
    <b>Votat</b> Votat : 40
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Urtesia

    lexo Re: NJĖ ZBULIM SENZACIONAL NĖ ARKIVĖN E VATIKANIT,PĖR GJUHĖN SHQIPE,I VITIT 1210

    Mesazh nga dimali 29/6/2011, 12:12

    Shkrimi mė i vjetėr i shqipes, ja ē’shkruhej mė 1210
    Nga Zagrebi Dr. Musa Ahmeti
    Studimet dhe hulumtimet shkencore nėpėr arkiva e biblioteka tė ndryshme, janė shumė tė rėndėsishme ngase na mundėsojnė njohjen dhe pasurimin me tė dhėna tė reja pėr albanologjinė dhe historinė kombėtare nė pėrgjithėsi. Deri para pak kohėsh ėshtė folur e shkruar, por gjithnjė deri tashi nė formė tė supozimeve, se “duhet” tė ketė libra, dorėshkrime ose dokumente tė shkruara nė gjuhėn shqipe, tė cilat janė mė tė hershme se sa “Formula e pagėzimit” nga viti 1462 apo nga libri i parė i shytpur nė gjuhėn shqipe “Meshari” i Buzukut nga viti 1555.Duke u nisur nga ide tė tilla, por edhe pohimi i Eqrem Ēabejt se: “Nė nėndorin e vitit 1940 N. Borgia mė kumtoi nė Grotaferata pranė Romės se kishte zbuluar nė Arkivin e Vatikanit njė dokument nė gjuhėn shqipe mė tė vjetėr se Buzuku. Fshehtėsinė e zbulimit tė tij ky dijetar e mori me vete nė varr. Gjurmime tė mėtejme nėpėr arkivat e Vatikanit e tė Propagandės mund tė na sjellin ndonjė tė papritur nė zbulim dokumentesh mė tė moēme tė shqipes.” [Studime gjuhėsore, vėllimi VI, f. 12, referenca nr. 29, Prishtinė 1988.]Ne, sikur edhe shumė studiues tė tjerė ju vumė kėrkimeve nė Arkivin Skeret tė Vatikanit pėr gjetur ndonjė gjurmė tė kėtij dokumenti apo dorėshkrimi. Konsultimi me koleg e specialistė me pėrvojė nga Arkivi i Vatikanit, por edhe studiues eminentė botėror, qė bėjnė studime nė Vatikan, ishe i dobishėm, ngase kursyem shumė kohė dhe eliminuam disa nga fondet arkivore, duke qenė pothuajse tė sigurtė se aty nuk mund tė ndodhej njė dokument apo dorėshkrim pėr tė cilin bėn fjalė Nilo Borgia, e pas tij edhe Zef Skiroi. Fondet tė cilat duhej tė studioheshin, prap ishin tė shumta dhe tepėr voluminoze. Paralelisht kemi konsultuar edhe burime tė ndryshme nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit, duke shfrytėzuar Kodekse dhe dorėshkrime tė tjera qė kishin tė bėnin me shqiptarėt dhe Shqipėrinė duke shpresuar tė kishim fatin e mirė qė tė zbulonin atė dorėshkrim aq tė dėshiruar.Siē dihet Arkivi i Vatikanit e ka zanafillėn e tij nga mesjeta e hershme. Pėr publikun dhe studiuesit laik ai u hap vetėm pas vitit 1882. Kėtu ruhen dokumente, dorėshkrime dhe libra nga mė tė ndryshmet qė kanė tė bėjnė me relegjioni dhe kishėn; por edhe me momente tė tjera tė jetės laike, politke, shkencore, etj. Funksionimi i kėtij arkivi ėshtė rregulluar nė vitin 1927 me rregulloren: “Regolamento dell’Archivio Vaticano del 1927″. Konsultimi dhe shfrytėzimi i dokumente, por edhe i literaturės tjetėr qė ruhet nė kėtė Arkiv ėshtė pėrcaktuar nga Papati dhe zbatohet me pėrpikmėri duke mos bėrė asnjė lloj lėshimi. Pėr momentin mund tė konsultohet lėnda burimore arkivore deri nė periudhėn e Benediktit tė XV; [1914] ndėrsa pėr atė nė vazhdim, por edhe pėr disa fonde tė veēanta, pos lejeve speciale, njė pjesė e mirė Arkivit tė Vatikanit ėshtė ende “skertete”.Mė nė fund, nė vitin
    dimali
    dimali
    ViP Nė B'SH ☆
    ☆ ViP Nė B'SH ☆


    <b>Shteti</b> Shteti : Shqipėria
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 17/06/2011
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 471
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 1005
    <b>Votat</b> Votat : 40
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Urtesia

    lexo Re: NJĖ ZBULIM SENZACIONAL NĖ ARKIVĖN E VATIKANIT,PĖR GJUHĖN SHQIPE,I VITIT 1210

    Mesazh nga dimali 29/6/2011, 12:13

    1998, kemi pasur fatin tė kishim nė dorė, njė vėllim tė lidhur me kopertina tė forta druri, nga viti 1210, titulli i tė cilit nė regestat e Vatikanit nuk ishte i shėnuar komplet dhe nė formėn origjinale. Shfletimi i kujdesshėm, qė nė faqen e parė, ishte shenjė se teksti nuk ishte nė gjuhėn latine, greke, sllave apo ndonjė gjuhė tjetėr, por ishte i tėri nė gjuhėn shqipe.Vėllimi i tėri ishte nė pergamen, gjė e zaonshme pėr kohėn kur ishte shkruar. Kishte 208 fletė. Paginimi [numėrimi] i faqeve ishte vetėm recto. Dimensionet ishin: 28 x 39.5 cm. Komplet vėllimi, ishte i ruajtur shumė bukur, nuk kishte dėmtime, pos qė nė disa vende ka filluar tė fshihet ngjyra dhe kjo nė fletėt 188, 189 dhe 192. I gjithė dorėshkrimi ėshtė i shkruar me grafema [littera-shkronja] latine dhe i tėri nė gjuhėn shqipe, nė dialektin e veriut, qė si i tillė paraqet mjaft vėshtėrisi pėr t’u lexuar.Nė fillim, por edhe nė disa vende brenda dorėshkrimit, ka iniciale tė cilat janė shumė tė bukura. Tre nga ato janė tė praruara me flori. Inicialet tjera janė me ngjyrė tė kuqe, pjesa dėrmuese, ndėrsa dy janė me ngjyrė blu tė hapur. Nė dorėshkrim ka edhe tre miniatura kryesisht tė punuara nga floriri tė cilat paraqesin momente biblike.
    I gjithė dorėshkrimi ėshtė autograf, i shkruar nga njė dorė. Ndėrsa nė fund fare, nė f. 208, autori ėshtė firmosur vetė me emrin e tij: Teodor Shkodrani, duke shėnuar: “Me ndihmėn dhe dėshirėn e fort tė lumturit Zot, pėrfundova nė vitin 1210, ditėn e 9 tė marsit”. [Mee nihemmen ??e dessirnnee e phorte e t’Lumm-numittee ŖOT – e mbaronjj n’vittee MCCX – ditnee e ix – t’Marxxittee. : Theoodor Scodraanitee
    Dorėshkrimi ndahet nė tre kapituj, nė f. 1r – 97r mbi teologjinė; f. 98r – 146r mbi filozofinė dhe 147r – 208r mbi hisotrinė. Secili nga kapitujt mund tė jetė edhe libėr nė vete. Duke mos mohuar vlerėn dhe rėndėsinė dy kapitujve tė parė, kapitulli i tretė ka tėrhequr mė shumė vėmendjen tonė ngase pos tė dhėnave me interes tė veēantė, autori citon edhe vepra tė tjera qė ka konsultuar dhe mė shumė se njė herė, thirret nė kronikat shqiptare tė qyteteve tė ndryshme.

    Sponsored content


    lexo Re: NJĖ ZBULIM SENZACIONAL NĖ ARKIVĖN E VATIKANIT,PĖR GJUHĖN SHQIPE,I VITIT 1210

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė 8/5/2024, 17:41