BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Alkooli, vera dhe semundjet kardiovaskulare

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Alkooli, vera dhe semundjet kardiovaskulare

    Mesazh nga Albatros 29/6/2011, 21:29

    Alkooli, vera dhe semundjet kardiovaskulare Images

    A ekzistojne faktore te rrezikut kardiovaskular, te shoqeruara me pijet alkoolike?

    Konsumimi i sasive te medha te alkoolit mund te rrise nivelin e disa yndyrave ne gjak (triglicerideve). Ai gjithashtu, mund te coje drejt rritjes se presionit te gjakut, insuficiences kardiake (pamjaftueshmerise se punes se zemres) dhe marrjes se kalorive ne sasi me te madhe. Konsumimi i shume kalorive mund te coje drejt obezitetit dhe rrit rrezikun per shfaqjen e diabetit te sheqerit. Pirjet me tepri te alkoolit mund te cojne drejt. Aksidenteve cerebrale (hemorragji cerebrale, iskemi cerebrale). Probleme te tjera serioze qe mund te shkaktoje alkooli jane: sindroma alkoolike fetale, kardiomiopatia alkoolike, aritmia kardiake dhe vdekja e papritur.

    Cfare rekomandon Shoqata Amerikane e Kardiologjise mbi konsumimin e alkoolit?

    Nese pini alkool, mos e teproni! Kjo do te thote 1-2 pije per burrat dhe 1 pije per grate. Por, merrni ne konsiderate edhe perqindjen e alkoolit ne pije. Sasi te medha te alkoolit rrisin rrezikun per alkoolizem, hipertension arterial, obezitet, aksidente vaskulare cerebrale, kancer te gjirit, vetevrasje dhe aksidente. Gjithashtu, eshte e pamundur te parashikohet sjellja e atyre personave, tek te cilet alkooli mund te shkaktoje probleme. Per shkak te ketyre faktoreve te rrezikut, Shoqata Amerikane e Kardiologjise rekomandon te mos fillohet alkooli. ... per ata persona qe nuk e pine ate. Konsultohuni me mjekun tuaj mbi dobite dhe rreziqet e konsumimit te alkoolit ne menyre te moderuar (mbi mesataren).

    A ekzistojne perfitime te rendesishme nga pirja e veres apo e pijeve te tjera alkoolike!

    Disa studime jane bere per te pare dobine e perdorimit te veres apo pijeve te tjera alkoolike, duke perfshire rolin e antioksidanteve, rritjen e HDL kolesterolit (i miri) si dhe vetite anti-agreguese (mosmpiksja e gjakut). Por, studimet klinike me antioksidante, si vitamina E, nuk kane treguar ndonje rol te madh kardioprotektiv: gjithashtu antioksidantet mund te perfitohen nga frutat, perimet e sidomos qitrot e kuqe. Efekti me i mire i njohur i alkoolit eshte rritja e lehte e HDL-kolesterolit, megjithate aktiviteti fizik eshte nje tjeter menyre per rritjen e tij. Alkooli ose disa substanca, si resveratroli te gjetura ne pijet alkoolike, parandalojne mpiksjen e gjakut (precipitimin e trombociteve), pra ulin formimin e koagulave duke reduktuar keshtu rrezikun per atak kardiak ose cerebral (Aspirina mund te reduktoje kete rrezik me po te njejten menyre). Per te reduktuar rrezikun kardiovaskular, Shoqata Amerikane e Kardiologjise rekomandon konsultat me mjekun. Ne kete menyre mund te ulet niveli i kolesterolit ne gjak, presioni i gjakut, arrihet kontrolli ndaj peshes trupore, si dhe aktivitet fizik i mjaftueshem dhe ndjekja e nje diete te shendetshme. Nuk ekziston asnje prove shkencore se, pijet alkoolike mund te zevendesojne te gjitha masat konvencionale.

    A eshte i demshem konsumimi i pijeve alkoolike gjate shtatzenise?

    Grate shtatzena nuk duhet te konsumojne pije alkoolike. Alkooli mund te demtoje seriozisht beben, dhe mund te jete shkak per defekte kongjenitale tek te porsalindurit.

    Cfare dihet rreth alkoolit dhe aspirines?

    Administrata e Barnave dhe e Ushqimeve paralajmeron njerezit se, ata qe marrin rregullisht aspirine, nuk duhet te konsumojne pije alkoolike. Te semuret kardiake nuk duhet te konsumojne pije alkoolike, ata duhet te perdorin aspirine nese doktori e rekomandon. Pacientet nuk duhet te nderpresin aspirinen, pa bere konsulten me mjekun e tyre.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 05:36