BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cfare Lloji Te Lekures Keni?

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cfare Lloji Te Lekures Keni?

    Mesazh nga LePuRuShJa 1/7/2011, 23:03

    Cfare Lloji Te Lekures Keni? 0119

    Ekzistojnė pesė lloje bazė tė lėkurės: Lekure e yndyrshme, kombinim, e ndjeshme, e thatė dhe e dėmtuar nga dielli. Lloji i lėkurės tuaj pėrcaktohet nga ajo se sa shumė ose sa pakė yndyrė lėkura juaj prodhon. Gjenet, dieta, niveli i stresit, medikamentet e gjithashtu edhe mėnyra e kujdesit ndaj lėkurės – tė gjitha kėto pėrcaktojnė se sa yndyrė prodhon lėkura juaj.

    Rona Berg nė librin e saj “Beauty the New Basics” nė mėnyrė tė hollėsishme tregon pesė llojet e ndryshme tė lėkurės. Ja se si mund tė mėsoni se ēfarė lloji tė lėkurės keni.

    Berg sugjeron qė tė bėni testin e lėkurės. Pastro fytyrėn, fshije dhe mė pas merr disa copėza letre orizi ose lecka pėr pastrimin e lenteve dhe vendosi nė vende tė ndryshme nė lėkurė. Nėse keni lėkurė tė yndyrshme atėherė letra do tė ngjitet kurse nėse keni lėkurė tė thatė ajo nuk do tė ngjitet dhe nuk do tė kap yndyrat nė fytyrė. Nėse ngjitet nė zonėn e ashtuquajtur zona-t (balli, hunda dhe mjekra) atėherė ju keni kombinim tė tė dyjave ose ndryshe lėkurė normale. Mė poshtė keni 5 llojet e lėkurave dhe karakteristikat e tyre.

    Lloji i Lekures 1: Lekura e Yndyrshme – lėkura e yndyrshme duket me shkėlqim tė tepėrt dhe me pore tė zmadhuara e kėshtu ėshtė e cenueshme ndaj puērrave tė zeza dhe njollave.

    Lloji i Lekures 2: Kombinim/normal – Ky lloj i lekures ka pore mesatare, thurje tė rrafshėt dhe tė lėmueshme, qarkullim tė mirė, ngjyrė tė shėndetshme, anon tė jetė me e tharė nė faqe kurse mė e yndyrshme nė zonėn-t (ballė, hundė dhe mjekėr).

    Lloji i Lekures 3: Lekura E Ndjeshme – Lekura e ndjeshme anon tė jetė e hollė, delikate dhe me pore tė vogla. Skuqet lehtė, ėshtė e cenueshme ndaj pėlcitjes sė kapilarėve, shpesh ėshtė edhe alergjike dhe mund tė skuqet tė bėhet me puērra.

    Lloji i Lekures 4: Lekura e Thate – Lekura e thate ka ndjesinė e tė qenit ngushtė (e tendosur) veēanėrisht pas pastrimit. Kjo lloj lėkure ka prirje ndaj rrudhave delikate, leskorsje dhe vende vende me njolla te kuqe.

    Lloji i Lekures 5: Lekura E mplakur apo dėmtuar nga dielli – Edhe ky lloj lėkure ka ndesinė e tė qenit e ngushtė me rrudha tė dukshme, e lėshuar (e varur) – veēanėrisht ka faqet dhe mjekra – me thurje tė vrazhdė dhe kapilar tė thyer (pėlcitur).

    Cilin lloj tė lėkurės keni-– provoni e tregoni se si kujdeseni pėr llojin e lėkurės qė keni.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 11:37