BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Aktivitetet e perditshme qe kthehen ne burim semundjesh!!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Aktivitetet e perditshme qe kthehen ne burim semundjesh!!

    Mesazh nga LePuRuShJa 7/7/2011, 13:43

    Aktivitetet e perditshme qe kthehen ne burim semundjesh!! Images

    Ekzistojne disa aktivitete ne jeten e perditshme te cilat pa dashur behen edhe burim i nje sere semundjesh tek ne.

    1-Jasteku

    Ke simptoma te pasqaruara te alergjise apo astmes, do befasohesh kur te mesosh se ndoshta fajtori eshte jasteku, favorit i juaji. Kjo eshte per shkak se jasteket deponojne morra pluhuri te cilet jane shkaktaret me te zakonshem te alergjive jo sezonale dhe astmes. Morrat e pluhurit ushqehen me lekure te vdekur qe mund te gjendet thelle ne jastekun tuaj. Nese je alergjik ndaj morrave te pluhurit dhe jashteqitjeve te tyre, atehere ketu mund te jete shkaku i simptomave te tua. Per te zvogeluar ekspozimin tuaj ndaj morrave te pluhurit, nje shprehi e shendetshme eshte te mbulosh jastekun tuaj me mbulesa kunder pluhurit te mbyllur mire. Pastroj cdo 3 muaj dhe ne temperature 60 grade dhe shpelani dy here ose futi ne frigorifer me ngrirje te thelle dhe mbani aty per 24 ore. Gjate diteve te mira me diell, ne mengjes kur te zgjoheni varni jasteket jashte qe te ajrosen e gjithashtu edhe te thahen.

    2-Sfungjeret pastrues

    Edhe pse jane mjet qellimi i te ciles eshte te mirembajme pastertine e shtepise, sfungjeret ne te vertete jane nje nga objektet me te papastert te shtepise. Sfungjeret, vecanerisht ato qe perdoren ne kuzhine, mendohen se jane kontribuesit kryesore te semundjeve qe perhapen me ane te ushqimeve. Kjo eshte per shkak se sfungjeri ofron nje ambient ideal banimi per lulezimin e baktereve. Ne menyre qe te parandalosh perhapjen e baktereve ne vend te sfungjerit beje shprehi dhe perdor peceta apo shtupe enesh te paster te cilen pas perdorimit mund ta pastrosh ne rrobalarese.

    3-Parfumet

    Nese lekura te irritohet apo ke probleme te tjera te lekures ndoshta shkaktar eshte parfumi qe perdore. Aromat behen nga shume produkte qe te arrihet era e mire, por numri i me shume se 5000 parfumeve qe perdoren jane shkaktari numer 1 i problemeve te lekures. Nese ke lekure te ndjeshme apo po dyshon qe parfumi po te irriton lekuren shmang semurjen duke shmangur llojet e ndryshme te parfumeve dhe shiko per ato lloje qe kane te shenuar “fragrance-free” apo “without parfume”

    4-Makijazhi i syve

    Ndoshta nuk mund ta marresh me mend se keqperdorimi i makijazhit te syve mund te ve ne rrezik shendetin tuaj, mund te shpie deri te infeksioni apo lendimi i syve. Kur te ndash makijazhin tuaj me tjeret apo e perdore gjate mund te kontaminohet me baktere dhe fungji (kpurdha). Qe te shmangesh semurjen, pastroj duart mire para se te aplikosh makijazh syve, mos e ndaj me tjeret dhe mos perdor shembuj ne shitore kozmetike e mos harro te hedhesh ne kove te mbeturinave makijazhin e syve – vecanerisht maskarat – pas dy deri kater muaj perdorim.

    5-Tastiera e kompjuterit

    Bakteret dhe llomi mund te gjejne shume vende per tu fshehur dhe nje vend i zakonshem eshte tastiera e kompjuterit. Hulumtimet kane zbuluar se kompjuteret e tavolines kane 21.000 mikrobe per cdo 2.5 centimeter katrore, krahasuar me tualetin qe ka 49 mikrobe per 2.5 centimeter katrore. E shef qe tualeti eshte me i paster se kompjuteri. Pervec tavolines dhe telefonit gjerat tjera qe mund t’ju semurin jane tastiera kompjuterit, nje vend i zakonshem qe mbledh mikrobe per shkak se ju e prekni shume shpesh. Qe te jesh i shendetshem pran tavolines tuaj, pastro duart rregullisht, shmang prekjen e gojes dhe hundes e gjithashtu perdor pastrues me alkool per te pastruar tastieren e kompjuterit tuaj.

    6-Kepucet

    Pasi qe ecesh me to gjate gjithe dites, kepucet e papaster mund te mbledhin mikrobe, pesticide dhe toksina tjera, qe te gjitha mund te semurin dhe te ndikojne shendetin dhe zhvillimin e nje femije ne rritje. Qe te zvogelosh numrin e materieve toksike dhe mikrobeve qe i sjellim ne shtepi nga jashte mos hyr me kepuce brenda asnjehere… ne shqiptaret e kemi zakon te zbathemi kur hyjme ne shtepi si tonen ashtu edhe te mikut, por ketu dua ti perkujtoj ata pertacet qe shpesh kur dalin nga shtepia harrojne dicka dhe kur kthehen per ta marr nuk zbathen.

    7-Thonjte

    Thonjte e gishtave te dores jane te njohur si grumbullues, mikrobesh dhe organizmave tjere infektues si krimbi zorreve (skrrajave). Qe te jesh i/e shendetshem mbaj thonjte te paster dhe te prere, kur i pastron duart gerryej perfund thonjve, mos i kafsho thonjte dhe mundohu te mos i pre edhe kutikulat e thonjve, dhe sigurohu qe cilindo mjet qe perdore te pastrohet mire gjithmone pas perdorimit.Qe te jeni me te shendetshem dhe ti shmangni semundjet mundohuni ti praktikohi keto keshilla qe lexuat ne kete artikull, dhe nese ke ndonje tjeter urdhero shto ne komente, e mos harro ta shperndash kete artikull atyre qe ua do te miren dhe shendetin. Infoalbania

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 20/5/2024, 08:04