BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ja perse gishtat pasi qendrojne ne uje rrudhen

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Ja perse gishtat pasi qendrojne ne uje rrudhen

    Mesazh nga Albatros 7/7/2011, 21:20

    A keni menduar ndonjehere se cfare i shkakton ato rrudhat e thella kur gishtat mbeten ne uje per nje kohe te gjate.

    Kete e ka bere Mark Changizi, neurobiologjist ne 2AI Labs di Boise, Idaho, jo i bindur nga shpjegimi banal, sipas te cilit, kur lekura zbutet nga uji tregon rrudhat e njohura.

    Sipas Changizi dhe kolegeve te tij, rrudhat ne gishta veprojne si gomat e makinave, duke bere te mundur shperndarjen homogjene te ujit te tepert dhe duke rritur ferkimin me siperfaqet e lageshta.

    Rrudhat me pak fjale, do te kishin nje shpjegim evolutiv: Duke shtuar hapesiren e kontaktit ndermjet gishtave dhe siperfaqes se lagur do te reduktonin rreshkitjet e padeshiruara dhe humbjen e kapshmerise se objekteve

    Rrudhosja e lekures se gishtave eshte e kontrolluar nga sistemi nervor, nese nervat jane te shkeputur, gishtat nuk ndryshojne pamje edhe pas shume oreve te shpenzuara ne uje, sipas Changizi, prandaj duhet te kete nje arsye funksionale,( Ne natyre asgje nuk eshte e lene ne dore te fatit, edhe bishti e briret kane nje funksion te vecante).

    Changizi dhe ekipi i tij kane analizuar imazhet e 28 gishtave, te zhytur per periudha te gjata ne uje. Ne te gjitha jane gjetur forma dhe funksionim te ngjashem, brazdat e formuara ne lekure jane te gjitha te lidhura sebashku dhe degezohen poshte nga e njejta pike ne maje te gishtit.“Kur shtypim nje gisht mbi dicka, e bejme nga maja deri ne fund”, shpejgon Changizi ,“Fale ketyre kanaleve arrijme te eleminojme nga majat e gishtave ujin e tepert”. Pikerisht si nje gome dimerore.

    Rrudhosja e lekures ndodh vetem ne gishtat e duarve dhe te kembeve dhe ndikon kryesisht ne maja, e cila eshte zona ne kontakt me te madh me siperfaqe te ndryshme.Changizi dhe ekipi i tij tani duan te kuptojne se kjo dukuri eshte e zakonshme per gjitaret e tjere qe jetojne ne keneta dhe nese ne te vertete rrudhat ne gishta ofrojne ndonje avantazh persa i perket shtrengimit dhe kapjes.

      Ora ėshtė 13/5/2024, 08:51