BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Cilat janė vendet mė tė famshme pėr turizėm mjekėsor

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Cilat janė vendet mė tė famshme pėr turizėm mjekėsor

    Mesazh nga LePuRuShJa 9/7/2011, 00:44

    Cilat janė vendet mė tė famshme pėr turizėm mjekėsor Images

    Amerikanėt mund tė kursejnė deri nė 75 pėrqind nėse i kryejnė shėrbimet dentare nė fqinjin e tyre jugor.

    Sigurisht, jo kushdo mendon se tė udhėtosh nė vende tė largėta pėr tė marrė shėrbim mjekėsor ėshtė njė ide e mirė. Sipas doktorit amerikan Allen Lechtman “asnjė prej kėtyre procedurave nuk ėshtė aq e thjeshtė sa mendojnė njerėzit. Nė ēdo kohė, kushdo qė bėn operacion, apo qoftė edhe procedura mė e thjeshtė dentare, mund tė pėsojė komplikacione. Dhe ēfarė ndodh nėse dikush kthehet nė vendin e tij dhe pėrballet me komplikacione, pasi ka kryer njė ndėrhyrje nė njė vend ēfarėdo tė globit?”

    Natyrisht qė turizmi mjekėsor ka rreziqet e tij.
    Ėshtė shumė e rėndėsishme qė turistėt mjekėsorė tė dinė se nė ēfarė disiplinash mjekėsore janė tė specializuar vendet drejt tė cilave nisen. Brazili, pėr shembull, ėshtė i specializuar pėr ndėrhyrje kozmetika, Meksika ėshtė e njohur pėr shėrbimet dentare dhe sidomos pėr zbardhjen e dhėmbėve. Dhe ndėrkohė qė disa vende si India, kanė njė histori tė gjatė tė trajnimit mjekėsor tė vendasve tė tyre jashtė shtetit, vende tė tjera si Tajlanda, Singaporit, Koreja e Jugut dhe Tajvani e kanė vėnė nė krye tė prioriteteve prej vitesh, sistemin e tyre shėndetėsor.

    Singapor

    Singapori ka shumė spitale impresionuese dhe shumė doktorė tė trajnuar mė sė miri, shoqėruar me staf mjekėsor qė ėshtė nė gjendje t’i ofrojė shėrbime mjekėsore popullatės prej 4.5 milionė banorėsh. Pikėrisht pėr kėto arsye, ky ishull i vogėl mirėpret mė shumė se 200 mijė njerėz tė sėmurė nga ēdo vit, tė cilėt mbėrrijnė nga e gjithė bota. Ēmimet janė nė mėnyrė tė veēantė tė arsyeshme. Mbajtėsit e ritmit apo stimuluesit kardiakė instalohen vetėm pėr 550 dollarė.

    Meksikė

    Shumė doktorė nė Meksikė janė specializuar nė procedura qė s’mbulohen nga shėrbimet shėndetėsore nė SHBA, siē janė disa lloj operacionesh kozmetike, pėr humbje peshe, shėrbime dentare etj. Amerikanėt sidoqoftė mund tė kursejnė 50-70 pėrqind nė shėrbimet dentare nė Meksikė. Specialistėt shprehen se sistemi shėndetėsor nė Meksikė nuk ka ndonjė cilėsi tė admirueshme por pėr shkak tė ēmimeve nė kufijtė me SHBA-nė janė vendosur shumė qendra shėndetėsore dhe ekonomia mjekėsore ėshtė rritur nga vizitat ndėrkombėtare.

    Kosta Rika

    Specialistėt vlerėsojnė se 14 pėrqind e turizmit ndėrkombėtar tė Kosta Rikės ka natyrė mjekėsore. Pjea mė e madhe e kėtyre shėrbimeve ofrohet nė klinika private nė San Joze dhe nė periferinė e “amerikanizuar”, Eskazu. Edhe pse shumė turistė vijnė pėr shėrbimet kozmetike dhe dentare, Kosta Rika dallon pėr qendrat mjekėsore tė pajisura me tė gjitha aparaturat mė tė mira dhe luksoze. Me stafe tė mėdha dhe atmosferė festival, kėto qendra mjekėsore tė tipit tė hoteleve shėrbejnė pėr tė tėrhequr pacientė.

    Ēeki

    Mė parė, sistemi shėndetėsor nė atė qė dikur quhej Ēekosllovaki mund tė cilėsohej pa frikė si i parregullt. Por sot, kryeqyteti i Ēekisė ėshtė gjithnjė e mė shumė nė rritje si destinacion pėr turistėt mjekėsorė. Prej shumė vitesh turistėt anglishtfolės udhėtojnė nga Britania e Madhe dhe SHBA drejt klinikave ceke. Ato janė mė tė interesuar pėr ndėrhyrjet kirurgjikale plastike dhe injeksionet kozmetike, siē ėshtė Botox. Ēekia gjithashtu po formon reputacion tė admirueshėm pėr heqjen e tatuazheve.

    Brazil

    “Femrat braziliane kanė trupat mė tė bukur tė botės”, shprehet Michael Boeckle, pronar i kompanisė kozmetike tė udhėtimit “CosmeticVacations. com”. “Shumica e kėtyre femrave i kanė nga natyrat trupat e tillė, por nėse ndonjė prej tyre ka nevojė pėr ndihmė hyn nė lojė kirurgjia plastike”. Brazili i merr shumė seriozisht procedurat mjekėsore kozmetike. Njė kirurg plastike duhet tė kryejė pesė vite praktikė pėrpara se tė marrė certifikatėn, ndėrsa nė SHBA njė kirurg mjafton tė bėjė 36 muaj kirurgji tė pėrgjithshme.

    Hungari

    Prej kohėsh destinacion i preferuar i gjermanėve dhe austriakėve pėr shėrbimet dentare, Hungaria po fiton terren dhe ndėr vendet e tjera. Nėse pėr njė ndėrhyrje kirurgjikale nė rastin e kancerit tė gojės, nė njė prej kėtyre vendeve duhen 30 mijė dollarė, nė Hungari mund tė mbarosh pune me gjashtė mijė dollarė. Njė qytet qė ėshtė nė kufi me Austrinė po kthehet nė njė destinacion tė lakmuar pėr turistėt mjekėsor dhe ka filluar tė njihet si “qyteti dentist” pėr shkak tė gjithė kėtyre vizitave. Pėr klientėt qė kanė komplikacione pas trajtimeve, dentistėt ofrojnė shėrbim falas pėr rregullimin e problemit.

    Malajzi

    Si njė koloni angleze deri nė vitin 1957, infrastruktura e Malajzisė ėshtė e shkėlqyer dhe gjuha angleze ėshtė mjaft e pėrhapur. Ēmimet janė 30-50 pėrqind mė tė lira se nė Singapor. Ndėrhyrjet e kockave tė legenit mund tė arrijnė deri nė 6800 dollarė. Pėr operacione serioze kėshillohet qė turistėt mjekėsore tė interesohen mė shumė dhe tė marrin opinione nė masė tė gjerė. Gjithashtu, tė kėshillueshme janė konsultat e pėrsėritura dhe testet e kryera mė shumė se njė herė.

    Afrika e Jugut

    Afrika e Jugut mund tė duket shumė larg, pėr tė marrė rrugėn deri atje pėr njė doktor, por pėr shumė pacientė kjo ėshtė dhe arsyeja pse zgjedhin kėtė destinacion. Pėr ata qė duan trajtime kozmetike ose pėr varėsinė nga alkoli ose droga dhe nuk duan qė ta dijė njeri, ky vend ėshtė mė se i pėrshtatshėm. Ēmimet nuk janė mė tė ulėtat nė botė, por ky vend tėrheq mė shumė njerėzit e famshėm qė duan tė kurohen nė kushte private ndaj ēmimi pėrfshin dhe kėto lehtėsi. Dhe ajo ēfarė ėshtė shumė e rėndėsishme, ėshtė se shumė prej kėtyre shėrbimeve pėrfshijnė dhe ekspedita gjuetie.

    Tailandė

    Pėr shumė vite, Tajlanda ka qenė e njohur si destinacioni, ku mbėrrije si “ai” dhe largoheshe si “ajo”. Kur ekonomitė aziatike u dobėsuan pėrpara dhjetė vitesh, komuniteti mjekėsor tajlandez pėrfitoi nga valuta e tyre e lirė dhe pėrmirėsoi infrastrukturėn mjekėsoe pėr tė tėrhequr vizitorėt ndėrkombėtarė, mė sė shumti nė fushėn neurlogjisė, sėmundjeve kardiovaskulare, ortopedi dhe okulistikė. Qershia mbi tortė ėshtė spitali “Bumrungrad”, i cili pėrbėhet nga 900 mjekė dhe dentistė.

    Indi

    Turizmi mjekėsor ėshtė shpikur nė Indi, thonė ekspertėt. Ka filluar para dhjetė vitesh kur radha e njerėzve nė Britani pėr ndėrhyrje kardiovaskulare dhe osteografi ishte aq e gjatė, saqė njerėzit vdisnin pėrpara se tė arrinin nė tavolinėn e operacionit. Sot, India tėrheq mė shumė se 150 mijė pacientė ndėrkombėtare nė vit. Ky volum i lartė pacientėsh ka avantazhet e tij. Ndėrkohė qė njė kirurg amerikan s’ka pasur mundėsinė pėr tė kryer shumė operacione njė kirurg indian ka kryer 550 tė tillė dhe shkalla e suksesit ėshtė 95 pėrqind. Shqiperia.com

      Ora ėshtė 12/5/2024, 17:02