BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Tė bėhesh e pasur, mjafton mendimi

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Tė bėhesh e pasur, mjafton mendimi

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/7/2011, 00:37

    Tė bėhesh e pasur, mjafton mendimi Images

    Nuk tė propozojmė asnjė formulė magjike. Pėr tė pasur njė llogari me katėr zero ka njė rrugė tė tretė (mė praktike): ajo qė harxhon energjinė e mendjes tėnde. Pėrqendrohu dhe para, para, para!

    Jemi duke folur se si mund tė martohemi me njė tė pasur. Pėr t’u bėrė e pasur dhe tė shijosh jetėn ke vetėm njė mundėsi, d.m.th tė bėsh njė martesė tė pjekur - mesazhi i Marilyn Monroe. Beso konceptin qė mė e mira e njė burri janė kartat e kreditit, ka thėnė kėshtu Madonna. Por, ne preferojmė tė mendojmė qė, pėr tė vėnė mėnjanė njė grumbull parash, nuk ėshtė e nevojshme tė betohesh pėr dashuri tė pėrjetshme, dhe as t’i sigurosh pėrkushtimin tė plotė njė tregtari duke e dalė pėr darkė me tė njė herė nė muaj.
    Pra, tė merresh me financat tuaja ėshtė njė gjė qė mund ta bėsh shumė mirė vetė. Hilja ėshtė e thjeshtė: mjafton tė ndryshosh mėnyrėn e tė menduarit. Nė qoftė se vazhdon tė besosh se nuk ia ke idenė parasė, nuk do ecėsh dot mė lart. Por, nė qoftė se pėrqendrohesh nė mendimin pozitiv (duke menduar p.sh qė meriton mė shumė se ē'ke fituar), je nė rrugėn e drejtė. Nė fund tė fundit ėshtė vetėm njė mėnyrė e tė stėrviturit. Ėshtė eksperimentuar qė mendimet e tua prodhojnė energji. Fillo, pra, tė heqėsh dorė nga kėto 5 mėnyra tė sjelljes femėrore.

    "Paraja nuk mė intereson. Nė jetė ka gjėra mė tė rėndėsishme!
    ‘Pėrveē luleve nė pranverė gjėja qė tė ka bėrė gjithmonė alergji ka qenė matematika. Jo pa qėllim, qė nga koha e pagės sė parė, ke zhvilluar njė mosinteresim nė lidhje me paranė. Por ka raste qė mbetesh pa asnjė cent nė xhep dhe je e detyruar t'i kėrkosh borxh mikes tėnde mė tė mirė, ose pasi ke vėnė mėnjanė lekėt e qirasė, harron t'ia japėsh tė zotit tė shtėpisė dhe po tė mos ishte motra jote qė tė ruan ai do tė tė kishte pėrzėnė. Ti nė tė vėrtetė jeton mirė duke ia ngarkuar tė tjerėve detyrat e tua praktike. Por a ke menduar ndonjėherė se ky mos interesimi jot mund tė fshehė ndonjė frikė tė vogėl ose pasiguri?

    Sipas ekspertėve paratė janė tė lidhura me emocione tė thella pėr tė cilat jemi tė pandėrgjegjshėm. Mendo p.sh pėr atė mikėn tėnde qė nuk del kurrė nga shtėpia nėqoftėse nuk ėshtė perfekte nga koka deri tek kėmbėt. Ndoshta nuk e bėn qė tė ndjehet mirė, por qė tė pėlqehet nga tė tjerėt. Po kushėriri yt qė e urren punėn e tij por nuk e lė: ka vėrtetė nevojė pėr atė rrogė me tri zero, ose i nevojitet pėr t'u ndjerė i rėndėsishėm?
    Disa njerėz kanė njė raport jo shumė tė mirė me paranė, ndoshta pėr shkak tė situatės qė mund tė ketė kaluar apo pėr shkak tė edukatės qė ka marrė. Ėshtė thelbėsore, pra, tė shikosh brenda vetes dhe tė kuptosh ēfarė vlere ka leku pėr ty: janė shenjė sigurie, kompensojnė zhgėnjimet, tė bėn tė ndjehesh mė e fortė?

    Kėto reflektime do tė tė bėjnė tė njohėsh veten e tė shpenzosh nė mėnyrėn e duhur. Ky ėshtė hapi i parė pėr tė ngritur nivelin financiar. Mendo momentet e veēanta. Mundohu tė tė pranosh idenė se paraja ėshtė pjesė e rėndėsishme e jetės tėnde (do apo s'do ti). Numėro 10 gjėra mė tė rėndėsishme qė ke bėrė nė jetėn tėnde: njė natė me tė dashurin, pushime etj. Nė anė tė ēdo gjėje shėno se sa ke shpenzuar pėr to realizuar dhe do tė bindesh qė shija e jetės ėshtė shumė e lidhur me mundėsinė ekonomike. Pra, tė kujdesesh pėr aq sa ke nė bankė ka avantazhe precize.

    ‘Nuk do tė jem kurrė e aftė tė rrish buxhetin tim. Dhe as ta ruaj’
    Pėr tė pasur para ėshtė e rėndėsishme tė besosh nė vetvete dhe nė aftėsitė e tua. E rėndėsishme ėshtė ajo qė ti mendon pėr veten pėr tė jetuar me mė shumė para. Nė qoftė se mendimet e tua do tė jenė tė pasura, do tė jenė edhe fjalėt edhe veprimet qė do tė pasojnė. Marrim njė shembull: Shefi jot ka mundėsi tė japi 3 rroga shpėrblim. Nė zyrė jemi 4 vetė. Ti menjėherė mendon: ‘Mua nuk do mė japi’ dhe as e merr mundimin tė shkosh ta pyesėsh. Ndėrsa kolegėt e tu, po. Kush mendon se ka mė shumė shanse? Mos u dramatizo. Madje, kap rastin pėr tė filluar tė ndryshosh. Pėrsėrit me vete: ‘Meritoj mė shumė. Meritoj tė kem mė shumė para’. Ėshtė njė ushtrim qė do tė tė ndihmojė pėr tė kuptuar se ti vlen. Dhe mund tė fitosh ēdo gjė. Njė nga gjėrat e para qė duhet tė bllokosh janė ato qė quhen ‘mendime varfėrie’. Si t'i njohim? Kur mendon qė ‘nuk do bėsh kurrė njė investim tė mirė’, pyet menjėherė veten:

    "Dua qė kjo tė realizohet?" Pėrgjigja, me siguri do tė jetė: ‘Jo, ēfarė budallallėku, e kush mund tė dojė njė gjė tė tillė?’ Mirė: ėshtė prova, qė bėhet fjalė pėr njė ide negative, e cila duhet riformuluar nė pozitive. P.sh duhet thėnė: ‘Pak nga pak po mėsoj se si investohet’. Sigurisht, nėse banka tė telefonon pėr tė paralajmėruar qė paratė kanė mbaruar, mund tė ndihesh e shqetėsuar. Por mund tė gjesh besimin duke menduar tė gjithė ato herė qė ke qenė njė shpenzuese e mirė. Mendo si je ndjerė atėherė kur ke blerė gjithė ato gjėra. Pėrqendrohu tek tė gjitha ato ndjesi pozitive dhe do gjesh burimet e humbura.

    ‘Puna, i fejuari, jam shumė e zėnė pėr t'u marrė nė financat’
    Ato qė tė duken shumė humbje kohe, mund tė tė ndihmojnė qė tė kursesh. Kushtoji vetes njė orė kohė nė muaj dhe fillo nga pastrimi i shtėpisė. Kėrko nė xhepat e pantallonave, xhaketave, zbraze ēantėn, kėrko nė ēdo dhomė pėr monedha tė hedhura. Mblidhi dhe numėroi edhe pse janė pak do kontribuojnė nė llogarinė tėnde. Pastaj grumbullo tė gjitha taksat, faturat dhe lexoi tė gjitha. Ndaj ato qė duhet tė paguash. Nesėr nė mėngjes pėrpara se tė shkosh nė zyrė, kalo nga banka apo nga posta. Kjo punė zgjat vetėm 15 minuta nė javė. Dhe pak nga pak do mėsosh tė lexosh taksat sapo tė vijnė. Kėshtu do kesh ide tė qarta mbi financat tuaja.

    ‘Nėse do programoj shpenzimet dhe kursimet nuk do jenė mė e lirė tė bėj atė qė dua’
    Je e bindur qė tė shkruash gjithēka nė letėr kur ke mundėsi tė harxhosh ėshtė si njė lloj dėnimi? Pėrse duhet tė refuzosh atė tė drejtė qė ti ke pėr tė shpenzuar? Nė tė vėrtetė, je ti ajo qė vendos gjithnjė pėr lekėt e tua. Nganjėherė ndodh qė nuk dimė pėrse shpenzojnė dhe pėrse blejmė. Por nėse pėrpiqesh tė kėrkosh tė gjesh se cilat janė dėshirat tuaja tė vėrteta do shpenzosh nė mėnyrė mė tė ndėrgjegjshme. Ndoshta vetėm mendimi tė frikėson, sepse mendon se nuk mund tė kursesh me gjithė atė qė ke pėr tė bėrė. Por ke njė mundėsi: bėj njė listė, p.sh njė palė rroba sportive pėr palestėr (ti nė fakt nuk shkon nė palestėr, njė darkė nė restorant kinez (kur nuk tė pėlqen ushqimi kinez etj. Duke hequr kėto, do arrish tė kursesh diēka. Dhe do ndihesh padrone e jetės tėnde.

    Pėrdor imagjinatėn. Nuk ke dėshirė tė ndihesh si njė milingonė? Provo ‘planifikimin kreativ’. Kėrko tė gjesh nė ēdo anė tė jetės, sensin e argėtimit duke kursyer. Nė fund do kursesh mė shumė por do kesh gjetur edhe zgjedhjen sesi tė kalosh net tė paharruara. Por nėse tė shėrben njė motivim akoma mė i madh, atėherė mundohu tė kursesh pėr tė realizuar njė ėndėrr. Njė fustan qė ke dėshirė tė blesh prej kohėsh. Pyet pėr ēmimi dhe shkruaje nė njė copė letėr, vendose atje ku mund tė shohėsh shpesh. Mos harro asnjėherė dhe do e kuptosh se do e kesh mė tė lehtė tė mos shpenzosh mbi gjėra pa vlerė.

    ‘Nė njė lidhje, paratė nuk janė ndonjė problem’
    Ta besosh kėtė ėshtė bukur, por jo gjithmonė ndodh kėshtu. Kur je e dashuruar ėshtė normale qė tė mos mendosh pėr asgjė, por tė shijosh ēdo gjė. Pėr kėtė ndodh qė pa
    e ndjerė mbėshtetesh shumė tek ai. Ndodh qė edhe tė mendosh qė nėse nuk arrin tė paguash qiranė e shtėpisė pėr kėtė muaj, ai mund tė tė ndihmojė. Ėshtė njė kėnaqėsi qė ai nuk do tė ta mohojė, por kjo mbėshtetje me bukurinė e kohės mund tė transformohet nė njė varėsi ekonomike. Pasioni nuk zgjat gjithmonė. Nė kėtė rast nėse ke diēka nė bankė, mund tė blesh biletėn dhe tė ikėsh. Por le ti lėmė ekstremet nė njė anė: Gjėja mė e mirė ėshtė tė kesh dy llogari tė hapura nė bankė, njė sasi lekėsh pėr shpenzimet e pėrbashkėta tė shtėpisė, ku secili kontribuon sipas mundėsisė.

    Planifiko pėr tre. Njė mėnyrė efikase pėr ekonominė ėshtė ai qė tė planifikosh pėr tre. D.m.th ti, ai dhe ‘ju’. Njė ‘zė’ i mėnjanuar qė ka dėshira tė kundėrta nė krahasim me tė tuat dhe tė atij. "Ndrysho sjellje mendore. Bindu qė meriton mė shumė. Dhe qė mund tė planifikosh ose tė kesh atė qė do.

      Ora ėshtė 13/5/2024, 16:19