BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Konsumi i tepert i ujit ndihmon te shendosheni me pak!!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Konsumi i tepert i ujit ndihmon te shendosheni me pak!!

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/7/2011, 16:13

    Konsumi i tepert i ujit ndihmon te shendosheni me pak!! Images

    Ka nje menyre te thjeshte dhe shume efikase per te minimizaur rrezikun e obezitetit: Pini sa me shume uje te jete e mundur !

    Raporti mes konsumit te ujit dhe kontrollit te peshes eshte objekt studimi prej shume kohesh dhe tashme fale dy studimeve te reja shkencore, tregoi se konsumimi i madh i ujit ndihmon per parandalimin e marrjes se kalorive te teperta, shkaku i pare i obezitetit.

    Me shume uje, me pak ushqime te shpejta, me pak kalori

    Studimi i pare i realizuar nga Barry Popkin nga universiteti i Karolines se veriut dhe autorizuar nga Nestlé Waters, ka treguar se njerezit qe pinin me shume uje kane dieta me te shendeteshme, konsumojne me pak pije fresukese, me pak ushqime te shpejta, embelsira ose te kripura, prandaj ata marrin me pak kalori.

    Studimi i ardhshem u bazua ne shqyrtimin e 311personave gjate nje viti, te impenjuar ne dieta te ndryshme per humbjen e peshes, i cili ka treguar edhe njehere se, dietat me nje futje relativisht te larte te ujit, per te zevendesuar pijet kalorike, jane te lidhura pozitivisht me humbjne e peshes.

    Sekreti i ujit, zero kalori

    Gjate 25 viteve te fundit, ne te gjithe boten ka patur nje rritje te larte te konsumimit te pijeve kalorike. Ne Amerike mes vitit 1965 dhe 2002 konsumi kalorik i perditshem qe rridhnin nga pijet u rrit me 222 kalori, nga te cilat 108 vijne nga pijet me sheqer.

    Ne nje moment historik ku obezitetin e njohim si nje problem serioz i shendetit publik, uji aspak kalorik, rekomandohet nga dietologet per te ndihmuar me hidratimin e rregullt gjate dites. Ky rekomandim eshte drejtuar vecanerisht tek femijet dhe padyshim tek personat me ne rrezik ndaj obezitetit.

    Kur nje femije eshte mesuar te kenaqe etjen me pije te tjera dhe jo me uje, ne afat te gjate, mund te ngaterroje etjen me deshiren per sheqerna. Ne kete menyre mundesia e marrjes se teper te sheqerit, nje faktor rreziku per obezitetin, rritet ne menyre eksponenciale. Brenda nje diete te ekuilibruar, uji eshte zgjedhja me e mire per konsumatoret qe deshirojne nje hidratim te shendetshem. / Infoalbania

      Ora ėshtė 19/5/2024, 15:33