BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Redi Jupi: E ardhmja ne televizion, ne fushe do me rikthenin femijet

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Redi Jupi: E ardhmja ne televizion, ne fushe do me rikthenin femijet

    Mesazh nga Albatros 17/7/2011, 16:07

    Redi Jupi: E ardhmja ne televizion, ne fushe do me rikthenin femijet 1310725258-redi_jupi_ne_futboll_do_me_kthejne_femijet

    Ėshtė padyshim njė ndėr futbollistėt mė mediatik. I pranishėm nė ekranet
    televizive, padyshim nė tė gjitha eventet sportive, por edhe ato
    kulturore e artistike. Redi Jupi edhe pasi ka varur kėpucėt nė gozhdė,
    vazhdon tė jetė imazhi i futbollistit tė suksesshėm. Futbolli e ka
    ndihmuar tė identifikohet, pjesa tjetėr ėshtė marketing; kurimi i
    pėrditshėm qė ai bėn imazhit tė tij mediatik. “Me anė tė profesionit
    gjithsecili identifikohet nė shoqėri, por pjesa tjetėr ka tė bėjė me
    formimin dhe interesat qė ēdo individ ka.

    Futbolli mė ka
    ndihmuar tė identifikohem, tė markoj territorin tim nė komunitet, ndėrsa
    pjesa tjetėr ėshtė punė e pėrditshme.”- thotė Jupi nė intervistėn e tij
    pėr MAPO-n. U “ngjiz” si futbollist te klubi “Dinamo”, prandaj pas e
    ndjek gjithmonė etiketimi “dinamovit”. Kaloi mė pas te klubi “Tirana”,
    ku thuhej se ishte ndėr futbollistėt mė tė paguar tė ish-presidentit El
    Sajed. Numėron rreth 19 ndeshje si kapiten me Kombėtaren, por e pranon
    qė historia e tij nė kombėtare ka qenė komplekse. “Asnjėherė nuk u
    ngjitėm, rrallė u kuptuam”- thotė Redi. Ka luajtur nė Kroaci, Slloveni
    dhe Turqi dhe pas eksperiencave jashtė vendosi tė tėrhiqej nga futbolli e
    tė varte kėpucėt nė gozhdė mė 2009-ėn. Por nuk ėshtė ēudi qė njė ditė
    tė veshė kėpucėt e tė kthehet nė fushėn e futbollit.


    kthehemi pak mbrapa nė kohė. Emri i Dinamos personalizohet shpesh me
    emrin tuaj. Ēfarė ndien sot Redi Jupi, qė i ka dhėnė lamtumirėn fushės
    sė futbollit, kur sheh qė ekipi i tij Dinamo mezi i mbijetoi Superligės?


    Pėrveē
    se karriera ime ka qenė e lidhur ngushtė me Dinamon, unė jam edhe tifoz
    i kėsaj skuadre. Mė dhėmb shumė ai klub, do tė thotė shumė pėr mua.
    Gjendja ėshtė alarmante dhe do tė duhet qė tė ndėrhyhet sa mė shpejt.

    Me
    ekipin e Shpresave Redi Jupi ka qenė njė titullar dhe aktiv thuajse nė
    tė gjitha ndeshjet. Ēfarė ndodhi qė nuk pati tė njėjtėn ecuri dhe me
    ekipin Kombėtar? Kjo ka tė bėjė me mėnyrėn sesi funksiononin asokohe
    gjėrat te drejtuesit e kombėtares apo ka ndonjė arsye tjetėr qė publiku
    s’e di akoma?


    Nė fakt historia ime me ekipin kombėtar ka
    qenė komplekse. Asnjėherė nuk u ngjitėm, rrallė u kuptuam. Subjektivizmi
    i pėrgjigjes nė kėtė pyetje ėshtė me ngarkesė tė lartė. Ne njerėzit e
    sportit e kemi tė vėshtirė tė jemi realistė kur diskutimi na pėrfshin ne
    vetė.

    Keni
    qenė futbollisti mė i paguar ose tė paktėn kėshtu flitej nė qarqet
    gazetareske. Por pyetja qė shtroj unė ėshtė nėse atėherė, si dhe sot, a
    shkojnė meritat e futbollistėve nė proporcion tė drejtė me pagat qė
    marrin? Sepse sot flitet pėr shuma marramendėse me tė cilat presidentėt
    paguajnė futbollistėt dhe qė loja e tyre nė fushė nuk e justifikon
    “ēmimin”...


    Gjatė gjithė karrierės sime, mbase nė
    kundėrshtim me imazhin e krijuar, nuk mbaj mend ndonjėherė tė kem
    toleruar pėr sa i pėrket profesionalizmit. Rastet kur nuk kam qenė nė
    stėrvitje me ekipin, nė 25 vjet futboll, numėrohen me gishtat e njė
    dore. Por nga ana tjetėr, po njėsoj rigoroz kam qėndruar edhe pėr sa i
    pėrket pagesave qė merrja. Mendoj se problemi i pagesave tė larta dhe pa
    logjikė tregu do tė zgjidhen nė momentin qė klubet tona do tė jenė
    pjesė e tregut. Pėr fat tė keq sot e njėzet vjetėt e fundit ato janė
    komplet nė baza informale.

    Keni
    qenė titullar nė kampionatin shqiptar. Keni luajtur nė Kroaci, Slloveni
    dhe Turqi. Si ndryshon futbollit shqiptar nga futbolli nė kėto vende qė
    keni luajtur?


    Ēdo vend ka kulturėn dhe mentalitetin e tij
    dhe ato reflektohen edhe nė futboll. Pėr sa i pėrket futbollit tė
    luajtur, ne nuk ėshtė se nuk dimė ta luajmė atė, por kur futen nė lojė
    edhe elementėt qė pėrmenda mė lart atėherė ngelemi mbrapa si nė ēdo
    fushė tjetėr, nė fund tė fundit.

    Sot
    jeni njė ndėr ish-futbollistėt qė gjurmon talentet nė Federatėn
    Shqiptare tė Futbollit. Duke qenė se keni shėtitur dhe keni parė shumė
    talente, a mendoni se po rritet njė brez futbollistėsh fėmijė
    emigrantėsh, tė cilėt janė rritur dhe formuar jashtė Shqipėrisė, qė
    dalėngadalė do tė sjellin njė tjetėr mentalitet loje nė kombėtaren
    shqiptare?


    Ka njė grup tė mirė lojtarėsh, sidomos tė
    datėlindjeve 1995-1996, tė cilėt jetojnė jashtė. Mendoj se njė pjesė e
    tyre do tė bėhen pjesė e kombėtares sė Shqipėrisė nė tė ardhmen. Problem
    ėshtė qė ne duhet tė mendojmė se ēfarė do tė bėjmė me futbollin e tė
    rinjve nė Shqipėri, se nė fund tė fundit baza e ekipeve kombėtare nga
    ata do tė jetė.

    Konsideroheni si
    njė ndėr futbollistėt mė mediatik. I pranishėm nė ekrane televizive apo
    aktivitete tė natyrave nga sportive por dhe kulturore. Ju ka ndihmuar
    futbolli qė tė keni kėtė interes mediatik, fakti qė gjithmonė jeni
    kujdesur pėr kurimin e imazhit tuaj, apo fakti qė janė shumė pak ata
    futbollistė qė mund tė jenė tė aftė tė pėrballen me komunikimin
    mediatik?


    Me anė tė profesionit gjithsecili identifikohet
    nė shoqėri, por pjesa tjetėr ka tė bėjė me formimin dhe interesat qė ēdo
    individ ka. Futbolli mė ka ndihmuar tė identifikohem, tė markoj
    territorin tim nė komunitet, pjesa tjetėr ėshtė punė e pėrditshme.

    Ēfarė do tė ishte ajo gjė qė do t’ju rikthente nė fushėn e lojės?

    Do kisha shumė qejf tė mė shikonin fėmijėt e mi duke luajtur. Tė dy kanė lindur pasi unė e lashė futbollin.

    Ku e sheh veten Redi pas disa viteve: nė televizion apo do t’i qėndrojė gjithmonė besnik futbollit?

    Botės sė futbollit nė televizion.

    Cila ka qenė familja juaj, ambienti ku jeni rritur?

    Familje tradicionale, fėmijėri e lumtur.

    Sa ka ndryshuar Redi beqar nga Redi bashkėshort dhe baba?

    Shumė nė mėnyrėn e organizimit tė ditės e tė jetės. Aspak nė ēfarė mendoj dhe ēfarė jam.

    Si e keni njohur bashkėshorten?

    Shoqėri e pėrbashkėt.

    Si ėshtė marrėdhėnia juaj me femrėn nė pėrgjithėsi?

    Komplekse, siē edhe femra ėshtė.

    Sa vlerė kanė idealet pėr ju nė kohėt qė jetojmė?

    Pėr
    njė shoqėri tė pjekur e me vlera tė stabilizuara duhet tė adaptohesh qė
    tė mbijetosh. Nė kėtė shoqėrinė tonė mavri duhet tė rezistojmė pėr tė
    mbijetuar.

    A besoni nė Zot?

    E vetmja pėrgjigje qė i shmangem shpesh. Do na duheshin disa fletė pėr tė dhėnė pėrgjigjen qė unė dua.

    Ēfarė bėni kur jeni i mėrzitur (reagimi i parė)?

    Vlerėsoj nė qoftė se mėrzia mė vjen nga diēka qė kisha nė dorė e mund ta bėja, apo jo.

    Jeta ėshtė vetėm e jotja apo edhe e tė tjerėve?

    Jeta ėshtė vetėm e imja. Jam unė qė vendos t’ia kushtoj atė apo njė pjesė tė saj dikujt apo diēkaje.

    Thashethemi i fundit qė keni dėgjuar pėr veten?

    Ka kohė qė nuk dėgjoj. Si duket, edhe nuk jam interesuar.

    Keni ndonjė tatuazh nė trup? Nėse po, ēfarė domethėnie ka? Dhe nėse jo, a jeni tunduar ndonjėherė pėr ta pasur njė tė tillė?

    Nuk kam dhe nuk kam pasur ndonjėherė tentacionin. Por nuk kam asgjė kundėr atyre qė e kanė njė tė tillė.

    Ēfarė ngjyre ka martesa pėr ju?

    Ylber me nuancat e ēelėta.

    Jeni hakmarrės?

    Gjithmonė e mė pak

    Njė fjalė me tė cilėn do ta etiketonit veten tuaj?

    Nuk e di, e kam shumė tė vėshtirė.

    Njė fjalė me tė cilėn tė tjerėt ju etiketojnė mė shpesh?

    Dinamovit.

    Makina e parė qė keni pasur?

    Wolksvagen

    Po makina e fundit?

    Po ajo..

    Ēfarė do tė bėje dhe ēfarė nuk do tė bėje pėr para?

    Pėr para do tė bėja gjithēka qė e lejon ligji dhe morali.

    5 gjėrat pėr tė cilat, sipas jush, ia vlen tė jetohet?

    Ia vlen tė jetohet pėr ēdo gjė qė jeta na ofron.

    Si ėshtė njė ditė e juaja ideale?

    Dita ideale ėshtė kur kam realizuar tė gjitha ato gjėra qė kisha planifikuar tė bėja kur u zgjova nė mėngjes.

    Udhėtimi qė keni ėndėrruar dhe qė nuk e keni bėrė akoma?

    Udhėtim transoqeanik me familjen.

    Njeriu tė cilit i besoni mė shumė?

    Njerėzit e mi.

    Personi qė njihni mė mirė dhe personi qė ju njeh mė mirė?

    Njerėzit e mi.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 17:56