BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Nga duhani ne Shqiperi humbin jeten 3 mije persona ne vit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Nga duhani ne Shqiperi humbin jeten 3 mije persona ne vit

    Mesazh nga Albatros 17/7/2011, 16:10

    Rreth 3 mijė shqiptarė vdesin ēdo vit nga konsumi i duhanit. Tė dhėnat alarmante raportohen nga OBSH, pėr herė tė parė pas njė studimi tė realizuar nė vendin tonė. Objekt i tij ka qenė niveli i vdekshmėrisė nga pėrdorimi i duhanit apo qėndrimit nė ambientet ku konsumohet ky produkt. Pasi tė rrezikuar nuk janė vetėm ata qė pinė cigare, por edhe personat e ekspozuar nė ambientet me duhanpirės. Alarmi rritet teksa raportohen tė dhėnat mė tė freskėta mbi vdekshmėrinė nė njė vit nga kanceri. Ky numėr ėshtė katėrfishuar, pasi rezultojnė se 2565 shqiptarė vdesin nė vit nga kjo sėmundje. “Gjithsej numri i tė vdekurve me sėmundjen e kancerit, atribuar duhanit, ėshtė 1197.

    Vdekje tė shkaktuara nga qarkullimi i gjakut, nga sėmundjet e zemrės, 4500 janė meshkuj dhe 4476 femra. Nė bazė tė tė dhėnave tė OBSH-sė,1800 persona janė viktima tė duhanit”, tha Roland Shuperka, specialist i duhanit nė ISHP, duke iu referuar studimit tė ISHO. Nė kėto kushte, Ministria e Shėndetėsisė ka kėrkuar ngritjen e Task-Force pėr zbatimin e Ligjit antiduhan. Specialist pranė ISHP, Shuperka, ėshtė personi qė ėshtė caktuar nga ministri Vasili. Ai tha se po merret me mbledhjen e grupi tė punės pėr tė ulur nivelin e duhanpirjes nė vendin tonė. Sipas tė dhėnave, rezulton se nė Shqipėri vdesin ēdo vit rreth 14 880 persona dhe rreth 3 000 persona kanė shkak kryesor duhanpirjen. Sipas studimeve tė kryera nė Shqipėri, numėrohen gjithsej 950 mijė duhanpirės, ku 680 mijė llogariten meshkuj dhe 220 mijė tė tjerė janė femra.

    Vetėm nė njė vit shpenzohen rreth 550 milionė dollarė nga shqiptaret pėr tė blerė duhan. Njė ligj i miratuar dy vjet me parė pėr tė ndaluar pėrdorimin e duhanit nė mjediset publike, si mėnyrė pėr tė ndikuar nė kufizimin e pėrdorimit tė duhanit, dėshtoi sė zbatuari. Nė 10 persona tė sėmurė me kancer mushkėrish, 9 prej tyre janė duhanpirės, sipas tė dhėnave ekzistuese nga Instituti i Shėndetit Publik. Vendi ynė renditet nė vendet me pėrqindje tė lartė tė duhanpirjes. Studimet e fundit tregojnė se 60% e meshkujve nė vendin tonė janė duhanpirės, ndėrsa 18% janė femra. Specialistėt e ISHP theksojnė se tendenca e fundit nė kėtė fenomen ėshtė rritja e pėrqindjes sė femrave qė janė tė dhėna pas duhanit.

    Gjithashtu, nė shkollat nėntėvjeēare dhe tė mesme tė vendit ėshtė rritur ndjeshėm numri i atyre qė e provojnė tė paktėn njė herė duhanin. Studimet theksojnė se: 4 nė 10 studentė janė duhanpirės. Meshkuj zėnė 65,1% dhe femrat: 35,7%. Nė vit, shpenzohen 300 milionė USD pėr duhanin, ndėrsa nė ditė, 850 mijė USD. Pasojat nė shėndet: Duhanpirėsit kanė 8 vjet jetė mė pak, Kanceri i mushkėrive ėshtė 18 herė mė i lartė te duhanpirėsit, Infarkti, 3 herė mė i lartė.

    60 per qind

    e meshkujve nė vendin tonė janė duhanpirės, ndėrsa 18% janė femra. Specialistėt e ISHP theksojnė se tendenca e fundit nė kėtė fenomen ėshtė rritja e pėrqindjes sė femrave qė janė tė dhėna pas duhanit.

    300 milionė USD

    nė vit shpenzohen pėr duhanin, ndėrsa nė ditė, 850 mijė USD. Pasojat nė shėndet: Duhanpirėsit kanė 8 vjet jetė mė pak, kanceri i mushkėrive ėshtė 18 herė mė i lartė te duhanpirėsit, infarkti, 3 herė mė i lartė.

      Ora ėshtė 13/5/2024, 10:23