BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dokufest ne Tirane

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Dokufest ne Tirane

    Mesazh nga Albatros 17/7/2011, 16:32

    Festivali ndėrkombėtar i filmit dokumentar dhe tė shkurtėr, Dokufest, feston 10-vjetorin e krijimit tė tij.7 filma nga programi i fesitvalit u shfaqen edhe pėr publikun shqiptar, nė njė kinema tė hapur para Piramidės. Edicioni i sivjetshėm sjell risi nė program si dhe shumė tė ftuar tė njohur nė kinematografi dhe jo vetėm.

    Mbushet plot njė dekad nga krijimi i festivalit ndėrkombėtar i filmit dokumentar dhe tė shkrutėr, Dokufest i mbajtur tradicionalisht nė Prizren.Edicioni i 10-tė fillon prej datės 23 korrik e deri mė 31 korrik .Njė pjesė e programit nga edicioni jubilar i Dokufest u shfaq edhe nė Tirnaė, nė njė kinema tė improvizuar tek Piramida. Pėr publikun shqiptar u shfaqėn 7 filma dokumentar me metrazh tė shkurtėr, qė prej orės 21.00 tė mbrėmjes.Sipas organizatorėve tė Dokufest kjo ngjarje fton publikun nga Shqipėria qė tė vizitojė Prizrenin nė ditėt e festivalit, i cili pritet tė jetė edicioni mė i madh deri mė tani.Nė njė konferencė pėr shtyp, drejtori artistik i Festivalit , Veton Nurkollari shpalosi detajet rreth kėtij edicioni.

    Nė Dokufest sivjet do tė shfaqen 186 filma, tė pėrzgjedhura nga mbi 2100 aplikime, nga gjithsej 55 vende tė botės. Filmat do tė shfaqen nė gjithsej 7 kinema, ndėrsa pėrvec kinemasė mbi lum dhe asaj nė Kalanė e qytetit, Prizrenit do t’i shtohet edhe njė kinema tjeter, ajo e Lidhjes sė Prizrenit, me qėllim promovimin e trashėgimisė sė Prizrenit.Filmat janė pėrzgjedhur nga njė konkurs 6 mujor, mbi bazėn e kritereve tė vendosura nga 6 juritė e festivalit.Mes filmave tė pėrzgjedhur pėr t’u shfaqur nė 9 ditėt e festivalit, ka dhe rreth 30 filma shqiptarė.Drejtori i festivalit Nurkollari shprehet se filmat shqiparė janė nė njė nivel mė tė lartė se filmat kosovarė, tė cilėt kanė mbetur akoma kryesisht tek tema e luftės sė Kosovės.

    Kėtė vit Dokufest sjell njė risi nė program.Pėrveē filmave konkurrues, do tė prezantohen edhe 50 filma nga edicionet e kaluara, pjesė e programit special tė titulluar “ 10 years strong”( 10 vjet tė fuqishėm), pėr tė sjell edhe njė herė nė vėmendje filmat mė tė mirė ndėrkombėtar.Mes shumė filmave tė tjerė ėshtė edhe filmi “ Revansh” i Gentian Koēit. Pėrveē programeve tė shumta garuese dhe speciale me filma tejet cilėsor, DokuFest sivjet organizon edhe njė numėr punėtorish dhe debatesh tė ndryshme. Njėrin nga debatet do ta mbaj regjisori i njohur iranian Mohsen Makhmalbaf, i cili do tė flas lidhur me revolucionin e kinemasė iraniane.

    Po ashtu, prezent do tė jetė edhe regjisori i nominuar dy herė pėr Oscar, James Longley, i cili do tė mbaj njė punėtori me filmėbėrėsit e rinj nga rajoni lidhur me regjinė e filmit dokumentar. Pėrvec kėsaj, tė dy regjisorėve festivali do t’u kushtoj edhe nga njė retrospektivė te shkurter te filmve tė tyre.Mysafirėt e Dokufest nė kėtė edicion do tė jenė tė shumtė, mes tė cilėve edhe kėngėtarja e njohur britanike Pj Harvey sė bashku me fotografin irlandez Seamus Murphy, me tė cilin Harvey bashkėpunoi nė albumin e saj tė fundit “Let England Shake”.

    DokuFest do t’i shfaq 12 filmat e shkurtėr qė pėrcjellin kėngėt e kėtij albumi dhe mė pas ata do tė flasin sė bashku pėr bashkėpunimin e tyre nė njė panel diskutimi. Gjithastu, vlen tė pėrmendet debati me ilustratorin e njohur Mirko Ilic, ish drejtor artistik nė “Times Magazine”. Ilic do tė mbaj njė panel lidhur me dizajnin politik dhe shoqėror dhe mėnyrėn se si dizajnerėt shfaqin pakėnaqėsitė e tyre pėrmes dizajnit. Ndėrsa DokuPhoto sivjet sjell fotografin norvegjez Espen Rasmussen, pėr tė cilin do tė hapet njė ekspozit nė Muzeun e Hamamit, nga data 22 deri mė 31 korrik. Po ashtu DokuFest njihet pėr atmosferėn e natės tejet unike qė mbėrthen Prizrenin gjatė festivalit. Koncertet qė do tė organizohen pėr tetė netė me radhė te parku i Marashit (te Mulliri) do tė sjellin banda dhe DJ tė shumtė nga Kosova dhe rajoni.DokuFest njihet pėr nga cilėsia si njė ndėr festivalet 25 festivalet mė tė mira nė botė.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 27/4/2024, 04:35