BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Disa keshilla shendetsore per pushimet verore!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Disa keshilla shendetsore per pushimet verore!

    Mesazh nga LePuRuShJa 20/7/2011, 11:10

    Disa keshilla shendetsore per pushimet verore! Images

    Pushime Verore


    Asgje tjeter nuk mund te prish me keq pushimet verore sesa djegia nga dielli, diarre, dehidrimi, alergjia nga bari, pickimet nga insektet apo te ndihesh tmerresisht keq nga ftohja. Keshtu qe te qenit i pergatitur para se te nisesh per pushime mund ti shmangi disa prej ankesave te zakonshme gjate pushimeve. Nje farmaciste sugjeron se eshte e rendesishme qe te merren me vete disa medikamente per ti trajtuar problemet e vogla shendetesore gjate pushimeve pasi ka shume gjase qe te vuajne nga ankesa te vogla kur udhetojne jashte vendit.

    Keshillat

    Fluturimi: Ndryshimet ne presionin e ajrit ne aeroplan mund te keqesojne problemet me sinus dhe shkaktojne parehati te veshtira gjate dhe pas fluturimit. Nese merrni decongestant ne diten e udhetimit ju zvogeloni apo krejtesishte shmangni kete problem. Mos merr decongestant nese ke presionin e larte te gjakut.

    Dehidratimi: Pi shume uje dhe lengje pa sheqer per gjate kohes qe jeni me pushime pasi dehidratimi mund t’ ju ndodhe shume shpejte kur je i ekspozuar ndaj diellit. Femijet dhe te moshuarit jane me te ndjeshem ndaj dehidratimit, keshtu qe sigurohu qe e tere familja te pi sasi te ujit apo lengjeve ne intervale te rregullta per te qene te hidratuar.

    Shmang djegiet: Qendro jashte rrezeve te diellit nga mesdita deri ne ora 15:00. Mbaj kapele, syze dielli dhe fanelle e gjithashtu edhe krem me faktor 20 apo edhe me te larte. Kremi i diellit duhet te aplikohet 20 minuta para se te dilni ne rreze te diellit dhe te aplikohet rregullisht me pas, vecanerisht kur hyni dhe dilni nga uji. Nese digjeni nga dielli sigurohu qe te aplikosh shume hidrat mbi vendin ku je djegur dhe mos e ekspozo ate vend ne diell.

    Ethet Ne Buze: Nese vuan nga ethet ne buze ju keni gjasa me shume qe te ju dalin nese eksopzoheni drites se diellit. Bart me vete balsam per buze me faktore te larte per mbrojtje nga dielli e gjithashtu edhe krem per ti trajtuar ato. Nese e ndjen se po ju del nje, apliko kremin menjehere.

    Ankesat e Stomakut: Nese je i prirur qe te keni probleme te stomakut atehere bej kujdes pak me shume dhe mos ha peme dhe perime pa i pastruar me uje. Sigurohu qe ushqimet jane te pjekura apo te ziera mire. Provo te shmangesh ushqime te pazakonshme dhe ushqime djegese. Mundohu qe te mos pish uje nga rubineti (uje te ujesjellesit) sepse ndryshimet ne uje mund t’ju sjellin probleme ne stomak. Kapslleku eshte i zakonshem gjate pushimeve te veres keshtu qe eshte e domosdoshme qe te pini sa me shume uje.

    Pickimet nga insektet: pickimet nga insekte te ndryshme jane te zakonshme ne pushime. Shumica e ketyre pickimeve nga insektet shkaktojne vetem reagim lokal duke perfshire ketu skuqje, te enjtura, dhimbje dhe kruajtje. Por, nganjehere disa njerez reagojne ndryshe dhe kjo duhet te trajtohet menjehere nga mjeku. Merr me vete sperkates kunder pickimit te mushkonjave dhe insekteve te tjera. E nese pickoheni largo thumbin nga lekura dhe pastroje mire vendin e pickimit me uje dhe sapun. Mbaj mbi te nje pako me akull per te ftohur vendin e prekur e gjithashtu apliko edhe krem antiseptike per te shmangur infektimin.

    Alergjite nga bari: Hapa te thjeshte sikur mbyllja e dritareve dhe dyerve ne mengjes (nga ora 9 deri ne 11) kur eshte piku i polenizimit e gjithashtu edhe ne oret e fillimit te mbremjes. Apliko pak Vazeline perbrenda hundes per te zvogeluar simptomat.

    Vaksinimi: Shiko nese duhet te vaksinoheni para se te udhetoni per ne vendin e pushimeve qe keni zgjedhur. Shume shtete jashte Evropes kerkojne vaksinim. Keshtu qe mos e le deri ne diten e fundit per shkak se disa njerez reagojne ndaj vaksinave duke perjetuar lodhje dhe simptoma sikur te gripit te zakonshem per disa dite pasi te jene vaksinuar.

    Me mire eshte te jesh i pergatitur paraprakisht se sa te kesh nje pushim veror te keq per tu mbajtur mend. Keto pak keshilla per pushime verore ju pergatisin qe ti kaloni pushimet verore sa me mire qe eshte e mundur. Infoalbania

      Ora ėshtė 19/5/2024, 14:38