BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Receta te dobishme per ruajtjen e syve ndaj diellit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Receta te dobishme per ruajtjen e syve ndaj diellit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 25/7/2011, 15:41

    Receta te dobishme per ruajtjen e syve ndaj diellit! Images

    Duke i ekspozuar shume syte ne diell apo edhe duke ndenjur shume perpara kompjuterit, pasojat jane te njejta. Syte tuaj fillojne t’ju djegin, dhe qepallat ju rendojne... Ju keshillojme 6 receta qe mund t’i pergatisni ne shtepi, te cilat do t’ju ndihmojne te lehtesoni syte e lodhur dhe te rigjeni shkelqimin ne syte tuaj.

    1. Kompresa me kamomil

    Pergatisni nje caj me kamomil dhe lereni te ftohet.

    Merrni dy copa pambuku dhe vendosini ne cajin kamomil, shtrydhini pak, dhe me pas vendosini mbi sy dhe lerini per dhjete minuta. Ne rast se nuk ju gjenden produktet e duhura, mund te perdorni edhe qeset e gatshme per syte

    Shenim: Kamomili perdoret edhe per migrenen si dhe luhatjet e tensionit. Ne rast se migrena ju prek me shume ne pjesen e siperme te hundes atehere masazhoni temthat me leng kamomili.

    2. Kompresa me caj te zi

    Hidhi ne nje filxhan uje te nxehte dhe 2 luge supe caj te zi. Lereni per rreth gjysme ore, dhe me pas kullojeni. Kompresat pasi t’i keni vendosur ne cajin e ngrohte, lerini mbi sy per rreth dhjete minuta.

    3. Lani dhe masazhoni kembet

    Larja dhe masazhi i kembeve ne disa zona te caktuara ndihmon ne clodhjen e syve.

    Lajini kembet ne uje te ftohte duke masazhuar zonat me te rendesishme si: shputen e kembes, thembren, dhe kycin e kembes. Mbushni dy legene, nje me uje te ftohte dhe nje me uje te ngrohte. Vendosini kembet tuaja per rreth 45 sekonda ne ujin e ftohte me pas vendosini per tri minuta ne ate te ngrohte dhe perseriteni tri here.

    4. Kompresa me buke dhe veze

    Perzieni disa therrime buke me nje te verdhe veze dhe me qumesht, derisa te formoni nje brume homogjen. Vendoseni kete pergatitje mbi syte tuaj dhe lereni per rreth njezet minuta. Hiqeni duke pasur kujdes mos gervishtni syte.

    Shenim: Kjo komprese ndihmon ne clodhjen e syve tuaj, por ne rast se nuk shikoni asnje rezultat, eshte mire te konsultoheni me mjekun tuaj.

    5. Kompresa me argjile te bardhe

    Ndryshe nga argjila jeshile, argjila e bardhe pershtatet per te gjitha llojet e lekures edhe per ato me te ndjeshme, pasi ajo eshte shume e mineralizuar. Perzieni nje luge supe me pluhur argjile te bardhe me uje, derisa te arrini nje brume te trashe.Vendoseni kete brume mbi syte tuaj dhe lereni per rreth 2 ose 40 minuta.

    6. Nje loje e vogel per te forcuar syte tuaj

    Me doren e majte, mbuloni syrin tuaj te majte ,me doren e djathte, hidhni vertikalisht nje top te vogel para jush ne kulmin e syrit te djathte dhe priteni. Te njejten gje bejeni edhe me syrin e djathte.

    Perseriteni disa here per te dy syte. Infoalbania

      Ora ėshtė 17/5/2024, 07:34