BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Lorik Cana, nga lider ne syrin e ciklonit te Lacio

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Lorik Cana, nga lider ne syrin e ciklonit te Lacio

    Mesazh nga Albatros 25/7/2011, 20:50

    U duk se Lorik Cana ishte duke fituar dalėngadalė terren nė Lacio. Mediat italiane shkruanin se futbollisti shqiptar, sė bashku me francezin Xhibril Cise, ėshtė duke e marrė lidershipin nė klubin italian. Por nga dje gjėrat duket se kanė ndryshuar disi. Faqja zyrtare e klubit lacial nė internet kishte bėrė sė fundmi njė shkrim tė veēantė, ku pėrmendte dyshen Cise-Cana, tė cilėt pėrveē tifozėve, duket se ua kishin fituar zemrėn edhe shokėve tė skuadrės. “Mesfushori shqiptar dhe sulmuesi francez e udhėheqin grupin si tė ishin nė Lacio prej disa vitesh, shkruante ‘sslazio.it’. Karakteri dhe angazhimi i tyre ishte ai qė i mungonte ekipit bardhekaltėr. Janė te Lacio qė prej njė muaji, por e udhėheqin ekipin si veteranė.

    Kanė karakter tė fortė, kėtė e demonstrojnė nė ēdo rast. Nėse bėhet fjalė pėr njė provė taktike ose miqėsore, dėshira e tyre ėshtė njė stimulim mė shumė pėr shokėt”, vazhdonte shkrimi. Edhe tifozėt janė shfaqur tė pasionuar pas angazhimit tė tyre. Disa prej tyre i kanė shkruar emrat e tyre nė fanella. Por kur dukej se gjithēka po ecte pėr mrekulli, ka ardhur miqėsorja e fundit mes Lacios dhe Slavias sė Pragės, e cila ėshtė mbyllur 3-3. Shtypi menjėherė ka nxituar tė kritikojė ashpėr paraqitjen jo tė mirė tė mesfushorit shqiptar.

    “E vetmja notė negative nė kėtė ndeshje ishte paraqitja e dobėt e Canės, shkruanin gazetat lokale. Mesfushori shqiptar dukej si njė peshk jashtė ujit, kloni i qenit bulldog plot grinte dhe personalitet qė tė gjithė njohin. I impenjuar nė pjesėn e dytė si mbrojtės qendre nė modulin 4-4-2 tė Rejas, kapiteni i kombėtares shqiptare ka demonstruar pak shkathtėsi dhe njė dinamizėm nėn mesataren, pa numėruar gabimet e shumta e banale tė bėra prej tij, duke pėrfunduar thuajse gjithnjė i injoruar nga shokėt e skuadrės, kundrejt tė cilėve nuk e ka fituar ende etiketėn e liderit”, pėrfundon.


      Ora ėshtė 7/5/2024, 12:03