BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Produktet zbardhuese prishin dhėmbėt

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Produktet zbardhuese prishin dhėmbėt

    Mesazh nga Albatros 6/5/2009, 13:33

    “Njė buzėqeshje vezulluese”, ky ėshtė premtimi i shumė produkteve pėr zbardhimin e dhėmbėve qė mund tė blihen nė farmaci. Por sė bashku me dyshimin e rezultatit, ėshtė edhe njė efekt i dytė jo mė pak i rėndėsishėm: dėmtimi i smaltit. Lajmi vjen nga njė studim i publikuar nė revistėn “Journal of Dentistry”, qė, sipas tij, duhet tė bėjmė kujdes me disa produkte, veēanėrisht ato tė “kategorisė sė parė”, tė cilat pėrmbajnė formula tė rrezikshme.

    Studiuesit e “Ohio State University” (SHBA) kanė zbuluar se kėto lloj produktesh, edhe pse nuk mund tė dallohen me sy tė lirė, prishin smaltin, i cili mund tė rikuperohet nėse dhėmbi ėshtė i shėndetshėm. “Po flasim pėr njė shkallė shumė tė vogėl. Por, edhe pse efekti mund tė mos jetė i dukshėm pėr syrin e njeriut, ėshtė njėlloj i rėndėsishėm pėr studimin, sepse na tregon se sa duhet tė pėrmirėsohen produktet”, ka thėnė doktori, i cili drejton studimin.

    Testi i pesė produkteve zbardhuese ėshtė kryer duke i aplikuar trajtimet te dhėmbėt e njeriut. Duke krahasuar rezultatet dhe gjendjen shėndetėsore tė dy dhėmbėve tė trajtuar nė krahasim me tė tjerėt qė nuk i ishin nėnshtruar trajtimit, ėshtė vėnė re se smalti dhe elasticiteti i sipėrfaqes sė dhėmbėve tė trajtuar ishte reduktuar, edhe pse nė masė tė vogėl. Nė fakt, efekti zbardhues nuk e pėrmirėson gjendjen e dhėmbėve.

    Zbardhja e dhėmbėve arrihet falė peroksidit tė hidrogjenit, i cili “sulmon” molekulat pigmentale tė smaltit, duke bllokuar refl ektimin e ngjyrės sė verdhė (natyrale) poshtė. Pas rezultateve, doktori ka komentuar: “Sot njerėzit janė tė prirur tė mendojnė se bukuria e dhėmbėve qėndron te zbardhja, qė mund tė arrihet pas disa seancave trajtim. Ne e dimė se ēdo mjekim, sado i lehtė tė jetė, ka efekte anėsore. E njėjta gjė ndodh edhe me zbardhjen”. Pra ėshtė mė mirė tė kemi dhėmbė pak tė zverdhur dhe tė shėndetshėm.

    Njė buzėqeshje e bukur, qė nxjerr nė pah dhėmbė tė bardhė e tė shkėlqyeshėm, ėshtė padyshim njė armė e fortė joshjeje dhe veēanėrisht vetėvlerėsimi. Por, me kalimin e kohės, ngjyra natyrale e dhėmbėve tona fillon tė errėsohet, pėr shkak tė pigmentit tė ushqimeve dhe pijeve qė konsumojmė, ose substancave tė tjera si duhani, kafja etj. Gjithsesi, ngjyra natyrale e dhėmbėve ėshtė subjektive. Nė natyrė nuk ekzistojnė dhėmbė tė bardhė si porcelani: ngjyra e tyre anon tek e verdha dhe grija. Zakonisht kaninėt (dhėmbėt e qenit) kanė ngjyrė mė tė errėt se dhėmbėt e tjerė.

    Tė kujdesesh pėr dhėmbėt do tė thotė t’u ofrosh personave qė tė rrethojnė simpati dhe dashamirėsi, duke kontribuar kėshtu qė imazhi juaja tė pėrmirėsohet para tė tjerėve. Sipas rezultateve tė disa statistikave tė fundit, nė nivel botėror, 50 pėr qind e popullsisė nuk janė tė kėnaqur me ngjyrėn e dhėmbėve tė tyre. Do tė dėshironin t’i kishin mė tė bardhė. Nė fakt, shumė tė rinj dhe tė moshuar u janė nėnshtruar trajtimeve tė ndryshme pėr zbardhjen e dhėmbėve. Arritjet aktuale tė odontologjisė kozmetike lejojnė zbardhjen dhe shkėlqimin e dhėmbėve si njėherė e njė kohė.

    Ai qė dėshiron tė ketė njė buzėqeshje tė ngjashme me yjet e Hollivudit mund ta arrijė lehtėsisht ngjyrėn e bardhė tė porcelanit. Duhet tė keni parasysh se trajtimet zbardhuese nuk duhet tė aplikohen para moshės 14-vjeēare. Nėse njerėzit qė kryejnė trajtime pėr zbardhjen pinė duhan dhe konsumojnė shumė kafe, pėrveē substancave tė pasura me kromogjene, rezultatet pėr tė pasur dhėmbė tė bardhė nuk janė maksimale, madje ngjyra e bardhė nuk do t’u qėndrojė gjatė.

    Pėr tė rritur efektin zbardhues, kėshillohet larja e dhėmbėve pas ēdo vakti me njė pastė tė mirė. Nėse kjo nuk ėshtė e mundur pėr arsye tė ndryshme, atėherė pėrdorni fi llin dentar ose drejtojuni dentistit pėr njė pastrim mė tė imtėsishėm. Pėr tė pasur dhėmbė tė shėndetshėm duhet t’i kontrolloni tė paktėn njė herė nė gjashtė muaj.

      Ora ėshtė 17/5/2024, 08:36