BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 diplomat me te cuditshme te botes

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje 10 diplomat me te cuditshme te botes

    Mesazh nga Albatros 27/7/2011, 19:43

    Deri nė vitet ’80 tė shkoje nė Universitet ishte njė siguri pėr tė ardhmen. Edhe zgjedhja e njė fakulteti jo shumė tė “goditur”, nė fund tė fundit tė siguronte njė hyrje dinjitoze nė botėn e punės dhe tė mundėsonte tė pėrmirėsoje statusin social dhe familjar. Sot nuk ėshtė mė kėshtu. Tė rinjtė vuajnė kėtė pasiguri dhe akoma mė shumė e vuajnė prindėrit, tė cilėt pėrpiqen ti orientojnė fėmijėt drejt fakulteteve mė tė kėrkuara nė treg. Por ka edhe ndryshe. A e kishit imagjinuar dot ndonjėherė qė ka njė degė studimi pėr psikologjinė e peshqve, po pėr shitėse lulesh? Mė poshtė ėshtė lista me kurset e studimit mė tė ēuditshme. A ka qė zgjedhin kėto degė, sigurisht qė ka, pėrderisa ekzistojnė. Njė pyetje na lind natyrshėm: ēfarė kanė pasur nė mendje kur kanė bėrė kėtė zgjedhje?!

    Master nė rritjen e bagėtive: tė shkosh nė universitet me rroba pis me baltė nuk ėshtė normale, vetėm nėse ju frekuentoni “Texas A&M Kingsville University Ranch Management” . Universiteti ofron programin e parė tė studimit pėr rritėsit dhe mirėmbajtėsit e kafshėve. Ai qė kohė mė parė ishte njė profesion qė kalonte nga babai, tek i biri tani ėshtė bėrė shumė i sofistikuar, aq shumė saqė ėshtė e nevojshme pėr njė pėrgatitje tė madhe akademike.

    Astrobiologji: Universiteti i Glamorgan nė Angli ju ofron njė diplomė nė astrobiologji, e cila do ju pajisė me dijet dhe mjetet pėr tė kėrkuar jetėn pėrtej tokės. Kėshtu qė, nėse ndjekja e alienėve ėshtė hobi juaj i preferuar nisni ta merrni seriozisht kėtė mundėsi qė ju ofrohet.

    Diplomė pėr shitjen e luleve: vėmė bast qė nuk e dinit qė pėr tė punuar si shitėse lulesh ju duhet njė diplomė. Ndoshta nuk ėshtė nevoja, por kjo nuk do tė thotė qė ju nuk mund tė specializoheni nė kėtė fushė. Mundėsitė e karrierės janė vetėm njė hap larg jush. Kėtė mundėsi diplomimi e ofron universiteti “Missisipi State University”.

    Diplomė pėr dado profesioniste: Universiteti Sullivan nė Luisville ofron njė kurs studimi pėr formimin e dadove profesioniste, tė trajnuara pėr tė punuar nė rezidenca private, qendra kujdesi, klinika, spitale pediatrike etj. Ėshtė njė karrierė perfekte pėr ato vajza qė kanė qenė babysitter pėr gjithė fėmijėt e komshinjve dhe tani duan tė fitojnė diēka mė shumė se 2 dollarė ora.

    Kurs pėr administrimin e sportit: tė diplomuarit nė kėtė disiplinė janė gati pėr pozicionin e liderit nė organizatat jo fitim prurėse qė po mbijnė si kėrpudha gjithandej: janė shkolla sportive qė e pėrdorin aktivitetin fizik pėr tė socializuar fėmijėt dhe
    u mėsojnė atyre fenė dhe besimin. Ky kurs, pėr tė interesuarit, zhvillohet nė universitetin Campbellsville.

    Master pėr aktivitete aventuriere: ju pėlqen snowboard, zhytjet, alpinizmi apo rafting? Nėse pėrgjigja ėshtė po, atėherė duhet tė merrni nė konsideratė tė bėni atė qė ju pėlqen si punė. Kolegji Green Mountain nė Vermont ofron njė program tė detajuar nė aktivitetet aventuriere, i cili synon tė sistemojė tė diplomuarit nė shumė vende pune nė aktivitetet nė ajėr tė hapur.

    Kurs pėr administrimin e golfit dhe tė sporteve nė lėndinė: fakti qė nuk jeni tė zotė tė luani futboll, nuk do tė thotė qė nuk mund tė bėni punėn tuaj. Kursi i propozuar nga universiteti i Missisipit do tu pėrgatisė pėr njė karrierė brilante administratori tė klubeve tė Golfit, apo i qendrave sportive pėr shkolla, pishina etj. Tė diplomuarit nė kėtė disiplinė gjejnė punė nė 90% tė rasteve.

    Diplomė nė komedi, shkrim dhe recitim: ky kurs diplomimi ndoshta kėrkon njė sens tė madh humori si kusht pėr pranim. Kolegji Humber nė Kanada e ofron kėtė program pėr tė ndihmuar studentėt qė kanė kėtė dhunti tė drejtojnė synimet e tyre nė objektiv dhe u mėson dhe pėrdorimin e anės komerciale tė biznesit. Studentėt mėsojnė tė qėndrojnė nė skenė, tė improvizojnė e gjithēka tjetėr.

    Master nė agrikulturė biologjike: produktet biologjike pėrbėjnė 2.5% tė gjithė ushqimeve dhe pijeve tė shitura nė botė dhe
    konsumi rritet me 20% nė vit qė nga vitit 1990. Kjo i bėn kultivimet biologjike shumė tėrheqėse nga pikėpamja komerciale. Kursi i ofruar nė universitetin e Washingtonit ėshtė i pari nė botė i kėtij lloji.

    Shkenca dhe administrim i peshkut: ky master ofrohet nga universiteti i Kolorados dhe pėrqėndrohet nė teknikat e rritjes
    sė peshkut. Nėse nuk mjafton kjo, kursi i psikologjisė sė peshqve do tu ndihmojė pėr tė kuptuar me mirė peshkun e kuq qė keni nė dhomė.

    Doktoraturė pėr UFO

    Por ndoshta diploma mė e ēuditshme e dixhitale (videogames) kohėve tė fundit ėshtė Doktoratura pėr Filozofinė e Ufologjisė sė fituar nga Martin Plowman nė Universitetin e Melburnit nė Australi. Kultura dhe komunikimi i studentėve tė specializuar nė historinė e kulturės sė UFO-ve dhe filozofinė qė mbajnė ata tė cilėt pretendojnė se janė rrėmbyer nga UFO-t pavarėsisht se vazhdojnė tė jenė skeptikė. PhDs janė tė njohur pėr kontributin e tyre tė rendėsishėm nė kėtė fushė tė re dhe Plowman i ka mbledhur tė gjitha kėrkimet e tij nė njė libėr tė ri.

    Master pėr lojėrat dixhitale (videogames)

    Master nė lojėrat dixhitale ėshtė nė dispozicion nė Universitetin e Liverpulit, nė Britaninė e Madhe. Kursi ofron fokusin e detyrueshėm nė ndryshimin e formės dhe tė pėrmbajtjes sė lojės, por gjithashtu mėson nocionet e teorisė sė lojės, si edhe ēėshtjet kulturore dhe teorike rreth video games. Universiteti deklaron: “Ne besojmė shumė se lojrat dixhitale janė njė nga format mė tė rendėsishme tė shprehjes sė kulturės sonė nė kėto kohė.”

    Master pėr njohuri fizike, shpirtėrore rreth subjekteve

    Tae Kwon Do ėshtė gjithashtu i disponueshėm pėr tė ndjekur Diplomėn Master. Nė Universitetin e Koresė sė Jugut,Kyung Hee, kursi tė ofron tė ndėrtosh njohuri fizike, teorike dhe shpirtėrore rreth subjektit nė njė masė tė tillė qė tė diplomuarit MA tė bėhen misionarėt e njė forme tė artit. Nė kėtė kurs janė tė regjistruar shumė studentė ndėrkombėtarė

    Diplomė pėr Menaxhim Lulesh

    Universiteti i shtetit tė Misisipit nė SHBA ofron njė diplomė kursi nė Menaxhim Lulesh. Sigurisht, tė diplomuarit nuk janė tė destinuar tė mbarojnė kursin dhe tė mė pas tė shkojnė tė punojnė nė dyqane lokale lulesh. Pėrkundrazi, ata bėhen artistė lulesh tė ekranit, dizenjues pėr raste tė veēanta, tregtarė lulesh me shumicė nėpėrmjet njė mėsimi nė thellėsi tė hortikulturės, menaxhimit dhe biznesit.

      Ora ėshtė 13/5/2024, 01:41