BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Ziliqaret, perse ecin ne jete

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Ziliqaret, perse ecin ne jete

    Mesazh nga Albatros 27/7/2011, 19:46

    Ziliqaret, perse ecin ne jete  1311776529-zilia_dhe_ato_qe-ecin

    Tė kesh zili, jo mė tepėr se ēduhet pėr suksesin e tė tjerėve, pėrmirėson dh stimulon vetėvlerėsimin. Burrat janė mė ziliqarė se femrat, megjithėse arrijnė ta fshehin mė mirė. Studimet mė tė fundit nė fushėn e psikologjisė i takojnė zilisė. Sigurisht, jo pėr atė lloj zilie, shkatėrruese qė paragjykon raportet sociale dhe ekuilibrin psikofizik tė personave, por pėr atė ndjenjė qė bėn tė shpėrthejė te tė gjithė ne njė shpirt tė shėndetshėm stimulimi dhe vetėvlerėsimi, duke prodhuar kėshtu efekte pozitive nė jetėn sociale. Tė paktėn kjo ėshtė ajo qė ka treguar njė studim i publikuar nė tė pėrjavshmen "Diva e Donna", i zhvilluar nga njė numėr i madh psikologėsh mbi 1000 (mijė) burra dhe gra nė moshė mes 18 dhe 65 vjeē.

    Njė studim shokues? Me sa duket jo. Vlerėsimi pozitiv pėr zilinė, megjithėse nė njė mėnyrė tė pjesshme ka dalė prej kohėsh. Kėshtu, pėr shembull nė ēmimin "Nobel" pėr letėrsinė nė vitin 1950, Bertrand Rusell pa aforizmin e famshėm: "Zilia ėshtė baza e demokracisė". Ndėrsa De Mauro Paravia, sociologu i famshėm e ka identifikuar pozitivisht zilinė me "sens admirimi dhe dėshirė pėr tė pasur atė qė njė tjetėr ka". Por, konkretisht, pėrse zilia, me pak fjalė njė nga shtatė mėkatet mė tė mėdha, nė realitet ėshtė konsideruar si njė mėnyrė terapeutike.

    Po cilat janė shenjat e saj mė tė zakonshme? Sipas studimit, nėse ėshtė nė doza tė vogla, zilia mund tė ketė efekte relativisht pozitive si nė punė ashtu edhe nė raportet ndėrpersonale. Kėshtu, duke pasur zili suksesin dhe kualitetet e tė tjerėve, ėshtė njė motiv i fortė qė tė shtyn drejt pėrmirėsimit, sepse vetėm kėshtu arrin tė kesh zili njė objektiv pėr tė arritur. Nė praktikė, kjo ndjenjė "negative" tė ndihmon tė ngresh nė nivele mė tė larta vetėvlerėsimin.

    Kėshtu kanė pranuar jo pak, por plot 31 pėr qind e tė intervistuarve pėr shumė nga tė cilėt ka qenė pikėrisht ky shkaku pėr tė zgjidhur njė situatė tė vėshtirė nė punė ose nė raportet familjare, madje edhe duke adoptuar stilin "fitues" tė personit tė pasur zili, nė fund tė fundit, objekt i admirimit. Gjithashtu, nga studimi u zbulua se zilia nė doza tė vogla ndihmon pėr tė mbajtur mendjen e mprehtė dhe tė kthjellėt. Kėshtu, 23 pėr qind pranon se nė mėnyrė tė vazhdueshme i ka nxitur drejt perfeksionimit.

    Duke kaluar mė pas tek estetika, ku sipas 20 pėr qind tė tė pyeturve, zilia i bėn qė tė shpėrthejė ndjenja pėr tė mbajtur mė shumė veten, duke i shtyrė pėr tė pėrmirėsuar aspektin e tyre fizik, zgjedhjen e veshjeve dhe njė stil jetese tamam si objekti i pasur zili. Nė fund, zilia stimulon autoanalizėn, duke zbuluar te vetja defektet tė cilat nuk ishin vėnė re mė parė: si dhe stimulon tė qenit tė ndėrgjegjshėm (8 pėr qind) duke i ndihmuar dhe bėrė mė tė vetėdijshėm personat pėr tė korrigjuar defektet. Gjithashtu, shumė persona i shtynte qė tė mundoheshin tė zbulonin gjithė pikat e dobėta tė tyre. Njė shembull pėr tė gjithė? Skuqja, sinonim i turpit, tregon se personi ka njė shpirt tė pastėr qė vlerėsohet nga kushdo dhe ėshtė gjithashtu, njė biletė pėr tė ndėrtuar raporte tė shėndetshme sociale. Kush ka thėnė qė gratė janė mė shumė ziliqare? Ēuditėrisht, studimi tregon se burrat janė mė ziliqarė se femrat: 93 pėr qind tė meshkujve dolėn se ishin mė ziliqarė nė krahasim nga 78 pėr qind e femrave.

    Por meshkujt dinė ta fshehin me komplimente mllefin e tyre drejt personave qė kanė, karakteristika mė tė mira nga tė tyret ( e pranon 33 pėr qind e meshkujve nė studim). Gjithashtu, 26 pėr qind e tė intervistuarve, ndoshta mė tė sinqertė, ndryshojnė bisedė ndėrsa e kuptonin se i thuhej njė lėvdatė personit tė admiruar, ndėrsa 21 pėr qind shpiknin situata tė ngjashme me ato ziliqare si: "Vitin e kaluar dilja me njė modele shumė tė bukur, por mė pas e lashė fare, pasi ajo nuk mė jepte stimuj intelektualė". Nė fund nuk mjafton kush, edhe mes burrave ( 7 pėr qind), gjen si zgjedhje optimale atė pėr bėrė thashetheme mbi personin qė kishin zili pėr tė kthyer vėmendjen e tė gjithėve pėr tė parė mė shumė anėt e tij negative.

    Po gratė? Ato pėr ēudinė e tė gjithėve, zbulohet se janė mė pak ziliqare se kolegėt e tyre meshkuj? Shumė prej tyre qė ishin ziliqare preferonin ta pėrballonin situatėn duke u zėnė me personat drejt tė cilėve kishin inat ( 33 pėr qind). Gjithashtu, 26 pėr qind mundohen tė tregojnė fushat ku janė mė tė zonjat se personat qė kanė zili, ndėrsa 12 pėr qind mundohen tė gjejė tė gjitha zgjidhjet pėr ta vėnė nė vėshtirėsi nė punė ose nė rrethin shoqėror personin qė kanė zili, duke u pėrpjekur, nė kėtė mėnyrė, ta ulin mė poshtė se vetja.

    16 pėr qind mundohen tu gjejnė defekte personave qė kanė zili. (nuk e keni parė se sa celulit qė ka?) ndėrsa vetėm 6 tregojnė se kanė arritur tė ndryshojnė mėnyrėn e veshjes duke imituar modelin e kėtyre personave. Por ēfarė kemi mė shumė zili? Pėr kėtė psikologėt nuk kanė asnjė dyshim: jetojmė nė njė epokė ku dominon e bukura, ndaj kjo na shtyn tė jemi mė shumė ziliqarė drejt suksesit profesional dhe bukurisė fizike. Gjithashtu, u pa se burrat kishin mė shumė zili bukurinė fizike, (23 pėr qind) ndėrsa gratė suksesin profesional dhe social (21 pėr qind).


      Ora ėshtė 13/5/2024, 20:11