BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gianni Amelio: Ju rrefej familjen time shqiptare!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gianni Amelio: Ju rrefej familjen time shqiptare!

    Mesazh nga LePuRuShJa 28/7/2011, 14:39

    Gianni Amelio: Ju rrefej familjen time shqiptare! 0194

    Plot 20 vjet nga zbarkimi i emigrantėve shqiptarė nė Itali, Gianni Amelio rrėfen sesi, ndėrsa realizoi filmin “Amerika”, takoi djalin e tij. E nėse rikthehet nė kohė pikėrisht nė vitin 1991, kur mes marsit dhe gushtit zbarkuan anijet e para me 47 mijė njerėz qė vinin nga vendi i shqiponjave, mendimi i shkon te filmi i tij “Amerika”. Njė film qė hapi shumė polemika pėr mėnyrės sesi regjisori italian rrėfente shqiptarėt qė zbarkonin nė Itali. Shumė shqiptarė e panė veten tė ofenduar e shumė tė tjerė jo, realistė pėr atė ēfarė Amelio ishte pėrpjekur tė trajtonte nė filmin e tij “Amerika”. Fotot e anijeve nė det ngatėrroheshin nė fakt me lokandinat e filmit tė Gianni Amelios tė realizuar nė vitin 1994. 20 vjet mė pas regjisori rrėfen historinė e tij mbi Shqipėrinė.

    Ēfarė tė shtyu tė rrėfeje atė eksod?

    Unė jam lindur nė Kalabri nė vitin 1945. Jam djali dhe nipi i njė emigranti nga Argjentina dhe nuk e kisha parė babanė tim pėr 16 vjet me radhė. Isha nė kėrkim tė rrėnjėve tė mia. Titullin “Amerika” e huazova nga njė letėr e shkruar nga babai im kur ishte nė emigracion. Doja tė kuptoja se ēfarė e shtynte njė popull qė tė largohej nga vendi i tij nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė.

    Dhe e gjete atė motiv?

    Gjeta shumė mė tepėr. Si fillim, pashė njė Itali qė nuk ekzistonte mė, veēse nė kujtimet e mia: Kalabrinė e viteve ’50. Mė pas gjėnė mė tė rėndėsishme: Familjen time. Nė vitin 1992, nė njė fshat nė Shkodėr (Shqipėri), takova njė burrė mė tė madh se unė dhe familjen e tij: nuk u ndava mė prej tyre. Njė nga djemtė e tij, qė quhet Luan ishte 18 vjeē dhe u bė djali im, trashėgimtari im qė mė bėri dhe gjyshin e tre vajzave tė mrekullueshme. Mė e madhja mban emrin e nėnės sime.

    Shkon shpesh nė Shqipėri? Vazhdon t’i mbash kontaktet me djemtė qė punuan nė realizimin e filmit?

    Sigurisht. Njėri qė e ndihmova tė kryente studimet universitare, ėshtė tani drejtor nė spitalin e Shkodrės. Njė tjetėr drejton njė hotel tė madh. Kėtė e zbulova kur mė dhanė njė suit nė kėtė hotel, tė cilėn nė fakt nuk e kisha kėrkuar. Zemėrimit tim pėr kėtė “ngatėrresė” iu pėrgjigj pronari i hotelit, i cili mė tha se isha i ftuari i tij, sepse falė punės qė i kisha dhėnė gjatė realizimit tė filmit, ai kishte mundur tė pėrballonte Universitetin.

    Sot ēfarė Shqipėrie sheh, krahasuar me atė tė vitit 1994?

    Shqipėria e 1994-s me atė qė ėshtė bėrė sot ėshtė si tė krahasosh “Roma qytet i hapur” (“Roma cittą aperta”) me “E ėmbla jetė” (“La dolce vita”). Atėherė nuk kishte as rrugė dhe as restorante, sot sheh bare nė ēdo cep.

    A mund tė themi se nė Shqipėri ke gjetur Amerikėn tėnde?

    Ajo qė mund tė them ėshtė se jam 2 herė mė i pasur: njė herė sepse rigjeta njė botė qė mendoja se e kisha humbur pėrgjithmonė dhe sė dyti, arrita tė sjell nė Itali familjen time. Nė realitet mendoj se jemi pasuruar nga pak tė gjithė ne italianėt.

    Nė ēfarė sensi?

    Nė sensin e mikpritjes sė popujve qė janė ndryshe nga ne, ėshtė njė gjest qė na ka maturuar tė gjithėve. Mendo qė mbesat e mia janė italiane dhe flasin gjuhėn tonė, por dhe gjuhėn shqipe dhe duke qenė se kanė mamanė polake flasin edhe gjuhėn polake. A nuk ėshtė kjo njė pasuri pėr tė gjithė ne?

    Beson se filmi juaj ka ndryshuar disi kėndvėshtrimin e italianėve karshi emigrantėve?

    Pėrkundrazi, besoj se atėherė kishte mė shumė solidaritet. Puljezėt u treguan tė mrekullueshėm me shqiptarėt. Sot nuk llogarisim as tė vdekurit qė mbyten nė det. Kemi arritur nė njė pikė qė jemi krejtėsisht indiferentė.

    Sot ku do tė mund ta gjenim “Amerikėn”?

    Mendoj se ekziston njė Shqipėri nė ēdo vend tė botės, nė Senegal, nė Rumani… por nėse do ta sillja nė Itali: rreth meje unė shoh shumė varfėri dhe mijėra tė rinj qė emigrojnė, largohen edhe ata nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė.

      Ora ėshtė 20/5/2024, 03:05