BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjendra tiroide si ti dalloni nga gripi!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Gjendra tiroide si ti dalloni nga gripi!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/8/2011, 01:08

    Gjendra tiroide si ti dalloni nga gripi! Images

    Gjendra Tiroide Virozat e stinės nuk prekin vetėm rrugėt e frymėmarrjes, por dhe gjėndrėn tiroide. Shenjat janė tė ngjashme me gripin, prandaj shpesh neglizhohet dhe diagnostikimi bėhet vonė, kur sėmundja ka avancuar.

    Gjatė luhatjeve tė temperaturave dhe sidomos ditėve tė ftohta dhe me lagėshti, shfaqen problemet me gjėndrėn tiroide, veēse kėto mė tepėr se me funksionin e kėsaj gjėndre, lidhen me infeksione tė ndryshme qė mund tė shfaqen nė tė.

    Virozat e stinės nuk prekin vetėm rrugėt e frymėmarrjes, por dhe gjėndrėn tiroide. Shenjat janė tė ngjashme me gripin, prandaj shpesh neglizhohet dhe diagnostikimi bėhet vonė, kur sėmundja ka avancuar.

    Gjatė luhatjeve tė temperaturave dhe sidomos ditėve tė ftohta dhe me lagėshti, shfaqen problemet me gjėndrėn tiroide, veēse kėto mė tepėr se me funksionin e kėsaj gjėndre, lidhen me infeksione tė ndryshme qė mund tė shfaqen nė tė.

    Gjėndra tiroide si ēdo organ tjetėr i organizmit mund tė ndodhė tė “sulmohet” nga agjentė tė ndryshėm virusalė ose mikrobialė, tė cilėt ndikojnė nė shfaqjen e infeksioneve nga mė tė ndryshmet. Pėr pasojė ajo mund tė preket nga kėto infeksione. Duke qenė se kėta agjentė janė “mė tė fortė” gjatė stinėve tė ftohta dhe me lagėshti ndodh qė kėto infeksione qė prekin tiroiden tė jenė mjaft tė pranishme nė kėtė periudhė.

    Zakonisht sėmundja fillon me shenja tė pėrgjithshme, tė ngjashme me ato tė njė gripi. Sėmundja mund tė nisė me ethe, dobėsi tė theksuar trupore, dhimbje muskulore, mungesė oreksi. Nė kėtė kohė pacienti mund tė ndjejė dhimbje tė lokalizuara mbi vetė gjėndrėn tiroide, por shpesh ato pėrhapen nė drejtim tė nofullės ose veshit. Nė disa mund tė shfaqet vėshtirėsi nė gėlltitje. Por mund tė ndodhė qė gjėndra tiroide dhe muskujt e gjėndrave limfatike tė qafės tė rriten nė volum si pasojė e procesit inflamator. Nėse nuk trajtohet nė kohė kjo sėmundje, mund tė ndodhė njė ulje e funksionit tė tiroides, po ashtu ulje e normės sė prodhimit tė hormoneve tė saj.

    Kapja e jodit radioaktiv paraqitet mė e pakėt, niveli i TSH (hormonit thyreo-stimulues) mund tė jetė nė nivele mė tė larta sesa norma. Tė gjitha kėto ndryshime sjellin dhe ndėrlikime mė serioze nė organizėm qė duan kohė tė trajtohen. Pėrveē kėsaj ndodh shpesh qė personat tė cilėt bėjnė infeksione tė tiroides kanė edhe probleme tė infeksioneve kronike siē janė: tonsilitet kronikė, faringitet, infeksione tė mishrave tė dhėmbėve, sinusite, etj.

    Parandalim tė mirėfilltė nuk ka, por gjithsesi mjekėt rekomandojnė njė sėrė masash qė konsistojnė nė forcimin e sistemit imunitar, sepse ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tu mbrojtur nga “sulmi” i mikrobeve patogjene. Po ashtu kėshillohet qė ēdo simptomė tė merret nė konsideratė, pasi nė kėtė mėnyrė mund tė parandalohen ndėrlikimet, tė cilat duan kohė tė trajtohen. Nėse infeksioni i gjėndrės tiroide (thyroiditit), kapet shpejt dhe nė kohė, ėshtė i thjeshtė. Fillimisht mund tė pėrdoren medikamente pėr tė qetėsuar dhimbjet, temperaturėn dhe dobėsinė e pėrgjithshme. Pra trajtimi ėshtė sintomatik, nė varėsi tė shenjave dhe shqetėsimeve qė shfaqen.

    Pėrdoret mjekim antiinflamator dhe nė disa raste kur prekja e gjėndrės tiroide ėshtė mė e shprehur mund tė pėrdoren kortizonikėt, tė cilėt kanė efekt mjaft tė mirė si pėr tė shuar procesin inflamator, ashtu edhe pėr tė shkurtuar ecurinė e sėmundjes. Tė sėmurėt qė kalojnė thyroiditė duhet tė qėndrojnė pėr disa kohė nėn kontroll mjekėsor pėr tė kapur ose parandaluar ndonjė zbulim tė formave tė tjera tė thyroiditit ose ajo ēka duhet pasur parasysh, ėshtė instalimi i njė hypothyroze.

    Si shfaqen problemet e gjėndrės tiroide te fėmijėt?

    Gjėndra tiroide ėshtė organi qė prodhon hormonet e tiroides, qė kanė pėr detyrė qysh tek embrioni i njeriut tė marrin pėrsipėr zhvillimin e qelizave tė sistemit nervor ose e shprehur ndryshe tė zhvillojnė intelektin, fizikun dhe sistemin nervor nė tėrėsi tė njeriut. Kjo ėshtė arsyeja qė gjėndrat tiroide fillojnė tė prodhojnė hormone qė nga java e 10-tė e embrionit.

    Natyra e ka krijuar mė shpejt kėtė funksion, sepse zhvillimi i qelizave tė trurit nė kėtė periudhė ėshtė mė intensiv se gjatė gjithė jetės intrauterine dhe vazhdon me kėtė intensitet deri nė moshėn 3-vjeēare, pėr tė pėrfunduar rreth moshės 23-24 vjeē. Prodhimi i hormonit tė tiroides bėhet ekskluzivisht nga jodi qė vjen nėpėrmjet gjakut tė nėnės, pra origjina ėshtė gjaku i nėnės. Kjo do tė thotė se duhet tė merret jod te gratė shtatzėna dhe gratė nė periudhėn e ushqyerjes me gji, nė mėnyrė qė tė lindin dhe rriten fėmijė pa probleme tė tilla. Nė kėtė fazė nėna ka mė shumė nevojė pėr jod, sepse i nevojitet pėr fetusin dhe pėr veten.

    Hormoni i tiroides dhe jodi i nėnės marrin pjesė nė krijimin e receptorėve tė trurit tė organizuar pėr kapjen e informacionit qė vjen. Kjo fillimisht realizohet nga hormonet e nėnės dhe mė tej ato prodhohen nga vetė fėmija. Nėse nėnės gjatė barrės nuk i jepet sasia e duhur e jodit, mungesa e jodit shfaq disa pasoja tė mėdha. E para, nėse nėna ka mungesė tė rėndė tė jodit te fėmija shfaqet kreteinizmi, qė ėshtė zhvillimi i pakėt mendor dhe fizik i fėmijės.

    Nėse pamjaftueshmėria e jodit ėshtė mė e lehtė, kjo ēon nė ulje tė koeficientit intelektual tė fėmijės. Ėshtė parė se kėta fėmijė shfaqin 15 pikė mė pak nga 100 tė mundshmet tė zhvillimit intelektual, nė krahasim me fėmijėt e tjerė, qė nuk shfaqin njė mungesė tė tillė jodi. Kjo do tė thotė se brezat qė jetojnė nė zona me deficencė jodike mund tė kenė pakėsim tė koeficientit intelektual, qė mė pas shfaq pakėsim intelektual, qė shprehet me lėvizje tė pakontrolluara, ulje tė pėrqendrimit, ulje tė rendimentit shkollor.

    Studimet kanė treguar se mbi 90% e popullsisė nė vendin tonė ka shfaqur deficencė jodike tė shkallėve tė ndryshme. Gjithsesi vitet e fundit ėshtė kėrkuar tė ndalohet hyrja e kripės pa pėrmbajtje jodi. Nė masėn mė tė madhe kjo ka zgjidhur problemet e mungesė sė jodit. Rezultatet e 2007 kanė treguar se gjendja sot ėshtė pėrmirėsuar nė mėnyrė tė ndjeshme, dhe kjo pėr shkak tė pėrdorimit tė kripės sė jodizuar.

    Ēfarė pasojash mund tė shfaqi mungesa e jodit te fėmijėt?

    Njė nga problemet qė shfaqet mė shpesh ėshtė zmadhimi i gushės, qė nė vitet 93 prekte gati 28-30% tė fėmijėve nė Shqipėri, si pasojė e mungesės sė jodit, ndėrsa sot ky problem ėshtė nė pėrmasa mė tė vogla. Veē kėsaj pasoje, e pėrhapur ėshtė dhe sėmundja e hypotirozės, e karakterizuar nga mungesa e zhvillimit tė gjėndrės tiroide deri nė mungesėn e saj. Kjo ndodh nė 1 tė porsalindur nė 3500 raste. Pasojat janė mungesa e zhvillimit mendor dhe fizik. I porsalinduri do tė ketė tė pambyllur pjesėn kockore pas kokės, defekon me vėshtirėsi, ka kėrthizė tė dalė, ikteri zgjat nė kohė dhe ėshtė i shprehur.

    Mė vonė tek kėta fėmijė, lėkura ėshtė e ashpėr, e thatė, e zbehtė, ėshtė e mermertė, barku zmadhohet, gjuha zmadhohet dhe del jashtė gojės, fėmija qan me zė tė trashė, ka gjumėsi tė tepruar, zhvillim mendor tė pakėt. Kur mbush njė vit fėmija nuk flet, nuk ecėn, barku vazhdon tė jetė i madh, ka kapsllėk, lėkura ėshtė e ashpėr, mbetet shtatshkurtėr. Meqė diagnoza bėhet me vėshtirėsi janė krijuar programe tė zbulimit tė sėmundjes qė ditėn e tretė tė lindjes. Kur bėhet matja e hormonit tė tiroides. Nėse nuk diagnostikohet qė nė kėtė moment dhe nuk nis trajtimi, ky fėmijė do tė ketė pasoja nė zhvillimin mendor dhe fizik. Nėse trajtohet nė kohė, ky fėmijė ka ecuri tė mirė.

    Duhet qė jodi tė merret nė dozėn 200 makrogramė nė ditė pėr tė rritur. Duhet qė nė gratė shtatzėna, tė jepet nė formė tabletash 200 mikrogramė nė ditė. Jodi gjendet nė kripė dhe kjo gjendet nė bukė, gjellė, ushqime tė konservuara, qė janė tė pasura me kripė. E para ėshtė marrja e kripės sė jodizuar nga popullsia, shtesa e jodit gjatė shtatzėnisė dhe periudhės sė laktacionit dhe nė fėmijėt e moshave pubertare./ballkan/

      Ora ėshtė 17/5/2024, 12:15