BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Si mposhtet hipertensioni me ushqime!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Si mposhtet hipertensioni me ushqime!

    Mesazh nga LePuRuShJa 16/8/2011, 08:03

    Si mposhtet hipertensioni me ushqime! Images

    Gati dy nga tre persona tė moshuar me diabet kanė edhe hipertension (shtypja e lartė e gjakut).

    Qė tė dy kėto gjendje rrisin rrezikun pėr sulm nė zemėr, goditjen nė tru, sėmundje tė syve dhe veshkave. Sikur sheqeri nė gjak, ashtu edhe shtypja e gjakut luhatet gjatė ditės. Shtypja normale e gjakut ėshtė 120/80 mmHg. Rezultatet nėn 120/80 mmHg konsiderohen normale, por njė rezultat pėrmbi tė nuk duhet tė konsiderohet shkak pėr tė krijuar panik. Kemi tė bėjmė me hipertension, atėherė kur kemi dy apo mė shumė lexime tė rezultatit mbi 140/90. Sidoqoftė, njerėzit me diabet kanė cak mė tė ulėt tė shtypjes sė gjakut sesa tė tjerėt. Kjo ėshtė pėr shkak tė rritjes sė rrezikut tė sėmundjes sė zemrės qė vjen nga diabeti. Mjekėt anembanė rekomandojnė, qė njerėzit me diabet duhet tė mbajnė shtypjen e gjakut ndėr 130/80. Nėse shtypja e gjakut ngrihet mjeku sigurisht do t’ju rekomandojė ndryshime nė mėnyrėn e tė jetuarit, para se tė pėrshkruajė barna. Pėr kėtė keni disa kėshilla qė ia vlen tė ndiqen, ke apo nuk ke hipertension. Ato janė mė poshtė:

    Kujdes!

    Shkurto sasinė e kripės. Nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė kripa rrit shtypjen e gjakut. Njė studim i ri i publikuar nė gusht tė vitit 2008 nė “American Journal of Clinical Nutrition” e konfirmon kėtė. Studimi i mė shumė se 11 000 njerėzve ka zbuluar se dieta (tė ushqyerit) me sasi tė lartė sodiumi ishte drejtpėrdrejt e lidhur me shtypjen e lartė tė gjakut.

    Stresi

    Njė shqyrtim i 107 studimeve tė bėra pėr teknikat e zvogėlimit tė stresit dhe shtypjen e gjakut ka zbuluar se meditimi, trajnimi i menaxhimit tė stresit dhe relaksimi progresiv i muskujve ishin qė tė gjitha efektive nė uljen e shtypjes sė gjakut. Gjithashtu, njė studim tjetėr i prezantuar gjatė majit 2008 nė mbledhjen vjetore tė “American Society of Hypertension” (Shoqatės Amerikane pėr Hipertension) ka zbuluar se dėgjimi i muzikės qetėsuese pėr 30 minuta nė ditė zvogėlon shtypjen e gjakut.

    Alkooli

    Ekspertėt rekomandojnė jo mė shumė se njė gotė pėr femra dhe dy gota pėr burra nė ditė. Nė fakt, studimet tregojnė se kur ata qė pinė shumė alkool, shkurtojnė sasinė qė pinė, edhe shtypja e gjakut zvogėlohet. Nėse pini alkool dhe jeni nė rrezik tė zhvillimit tė shtypjes sė lartė tė gjakut, bėni mirė qė tė ndaloni apo tė shkurtoni pirjen e alkoolit.

    Konsumi

    Edhe pse sot rekomandohet qė tė rriturit tė konsumojnė sė paku 4700 miligramė (mg) tė potasės nė ditė dhe jo mė shumė se 2300 mg tė sodiumit, njerėzit, sikur t’i kishin rekomanduar, bėjnė tė kundėrtėn dhe konsumojnė dy herė mė shumė sodium sesa rekomandohet dhe marrim shumė mė pak potas sesa rekomandohet. Njė shqyrtim i studimeve i publikuar nė gusht tė vitit 2008 nė “Journal of Clinical Hypertension” ka zbuluar, se tė ushqyerit me ushqime tė pasura me potas ndihmon nė uljen e shtypjes se gjakut. Burimet e mira tė potasės me gliceminė tė ulėt janė: fasulet e sojės, fasulet e konservuara, salcė domateve dhe paste, zarzavate, spinaq, shojzė dhe thjerrėza.

    Magnez

    Ushqimet e pasura me magnez kanė gjithashtu mundėsi, qė tė ndihmojnė nė kontrollimin e hipertensionit. Njė shqyrtim i fundit i studimeve ka zbuluar njė lidhje inverse nė mes magnezit dhe hipertensionit. Pėr mė shumė studimet kanė lidhur marrjen e magnezit me zvogėlim tė rrezikut ndaj goditjes nė tru dhe priklampsis (hipertension i nxitur nga shtatzėnia). Ushqimet e mira qė pėrmbajnė magnez janė: drithėrat, orizi kafe, bajamet, gėshtenjat, fasulet, spinaqi dhe qumėshti.

    Qumėsht

    Ushqimet e pasura me kalcium siē ėshtė qumėshti, kanė treguar gjithashtu se zvogėlojnė shtypjen e lartė tė gjakut. Sasia e kalciumit qė rekomandohet nė ditė ėshtė 1000-1200 mg, sasi qė gjendet nė dy apo tri gota qumėsht tė zakonshėm. Burime tjera tė kalciumit janė: kosi, djathi, lakra kineze, brokoli, spinaqi dhe lakra jeshile.

    Patate

    Hani njė patate tė vogėl, sepse jo vetėm qė janė tė pasura me potas por gjithashtu pėrmbajnė pėrzierje tė uljes sė shtypjes se lartė tė gjakut, qė quhen kukoamine, substancė qė mė parė ėshtė gjetur vetėm nė mjekėsin popullore kineze. Nėse patatet janė me shumė karbohidrate pėr ty, atėherė provo domatet nė vend tė patateve. Edhe domatet pėrmbajnė kukoaminė, por kanė pėrqendrim mė tė vogėl.

    Selino

    Nė njė studim tė vitit 1992, sipas njė artikulli tė botuar nė “New York Times” tė titulluar “Njė vėshtrim i ri ndaj barit tė lashtė: Selino”, tregon qė njė pėrzierje, e cila gjendet nė selino, qetėson muskujt e butė tė enėve tė gjakut dhe kėshtu zvogėlohet tensioni i lartė i gjakut.

    Peshk

    Peshqit, si: salmon, peshku ton, harenga, skumbri dhe shojza janė tė pasura me acide yndyrore omega-3 DHA (decosahexaenoic aci) dhe EPA (eicosapentaeonic acid), tė cilėt ndihmojnė nė uljen e tensionit tė lartė tė gjakut. Nėse nuk jeni peshkngrėnės, provoni vezėt apo kapsula me vaj peshku.

    Arra

    Ato janė tė pasura me acide yndyrore Omega-3 ALA (alphalinolenic acid), i cili ndihmon, qė shtypja e gjakut tė zvogėlohet. Arrat me tė mira janė ato angleze, sepse kanė ALA mė shumė se tjerat. Ju gjithashtu mund t`i merrni kėto dobi edhe nga farat e lirit dhe soja.

    Erėzat

    Erėzat, jo vetėm qė ndihmojnė pėr t`u dhėnė shije tė mirė ushqimeve, por ato gjithashtu ndihmojnė nė uljen e presionit tė gjakut. Ėshtė raportuar se rigoni, piperi i zi dhe borziloku ndihmojnė nė uljen e presionit tė gjakut tė ulet. Sė fundi hulumtuesit iranianė hanė zbuluar se shafrani gjithashtu ndihmon nė uljen e shtypjes sė lartė tė gjakut.

    Hudhra

    Njė shqyrtim i studimeve, i publikuar pėrgjatė 50 viteve tė shkuara, ka zbuluar se hudhra ėshtė po aq efektive nė uljen e shtypjes sė lartė tė gjakut sa edhe disa medikamente tė zakonshme. Hulumtuesit australianė kanė theksuar se doza prej 600 deri 900 mg, qė pėrdoret nė shumicėn e studimeve, pėrmban rreth 3,6 deri 5,4 mg tė alicinit, pėrbėrėsi aktiv nė hudhėr. Thelbi i hudhrės pėrmban nga 5 deri 9 mg tė alicinit.

    Spinaq

    Ushqimet e pasura me folate, siē ėshtė spinaqi, janė tė lidhura me uljen e shtypjes sė lartė tė gjakut. Njė studim i publikuar mė 2005 nė “Journal of the American Medical Association” ka zbuluar se gratė, tė cilat konsumonin sė paku 1000 mikrogramė tė folates nė ditė, pėrmes ushqimit apo pėrmes suplementėve (zėvendėsuesve), kanė arritur tė zvogėlojnė rrezikun pėr hipertension, krahasuar me ato tė cilat konsumonin 200 mikrogramė nė ditė. Burime tė tjera me folate janė perimet me gjethe tė gjelbra, bimėt bishtajore./standart/

      Ora ėshtė 7/5/2024, 06:49