BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Mali dhe pushimet antistres

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Mali dhe pushimet antistres

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/8/2011, 00:24

    Mali dhe pushimet antistres Images

    Shėtitje, ngjitje, ecje me biēikleta. Pushimet nė mal tė ofrojnė mundėsi tė pafundme pėr t’u argėtuar, pėrveēse mund tė shėrojnė shumė sėmundje, mbi tė gjitha astmėn.

    Hidhini njė sy qiellit nga maja e malit ku keni shkuar tė pushoni dhe mbushuni me frymė? E ndjeni ndryshimin nga ajri i ndotur i qytetit? Atėherė specialistėt ju thonė se keni zgjedhjen mė tė mirė pėr tė gjithė ata qė duan pushime antistres, por edhe pėr tė mbajtur trupin nė formė. Pushimet nė mal janė sinonim i relaksit. Duke qenė se thithim ajėr shumė tė pastėr, lartėsia na ndihmon tė pėrmirėsojmė sistemin e frymėmarrjes, sidomos tek ata qė kanė probleme me astmėn. Ndėrkaq, prania nė ajėr e joneve negative pėrmirėson metabolizmin dhe sasia e madhe e oksigjenit nė atmosferė stimulon sistemin imunitar. Pastaj, ecjet e gjata mes ajrit tė pastėr i bėjnė mirė zemrės, duke na ndihmuar tė humbim nė peshė dhe tė qėndrojmė nė formė. Lartėsia ka efekt stimulues nė sistemin nervor dhe ndihmon nė lehtėsimin e simptomave tė astmės bronkiale, por jo formave alergjike tė saj.

    Lartėsitė e mėdha nuk rekomandohen pėr personat qė vuajnė nga sėmundjet e rėnda reumatizmale dhe sėmundjet e veshkave. Alergjikėt duhet tė jenė tė kujdesshėm nga bimėsia nė vendin qė kanė zgjedhur pėr tė pushuar. Kush vuan nga tensioni i lartė i gjakut, jo i mirėkontrolluar nga ilaēet, duhet tė tregohet shumė i kujdesshėm nė vendet me lartėsi mė tė madhe se 1800 metra mbi nivelin e detit, sepse pėrtej kėsaj lartėsie organizmit i duhet tė punojė nė mėnyrė tė sforcuar, pėr shkak tė mungesės sė pėrqendrimit nė ajėr, qė e vėshtirėson shumė punėn e zemrės.

    Nuk ka asnjė dyshim qė mali ėshtė mė qetėsues se deti, sidomos nėse je nė vende ku nuk kap celulari dhe nuk pėrdoret kompjuteri.

    Shikimi qetėsohet, mushkėritė mbushen me ajėr tė pastėr, zemra ngadalėson rrahjet pėr tė ndjekur ritmin e natyrės. Mjafton vetėm kaq pėr tė kuptuar se sa mirė mund tė na bėjė njė pushim mes gjelbėrimit tė fshatit. Pushimet nė fshat janė mėnyra mė e mirė e tė gjithė atyre qė jetojnė dhe punojnė nė qytete tė mėdha, tė zhurmshme dhe janė tė stresuar. Tė jetuarit nė fshat, sipas studimeve tė ndryshme, largojnė ankthin, dhe madje na bėjnė mė inteligjentė. Njė studim i bėrė nga “Sages Colleges di Troy”, nė Nju Jork, ka treguar se njė lloj bakteri mycobacterium vacae, qė gjendet nė fusha, ėshtė nė gjendje tė pėrmirėsojė inteligjencėn dhe pėrqendrimin te qeniet njerėzore. Ndėrkaq, bakteri qė transportohet pėrmes erės vepron si antidepresiv, duke e stimuluar trurin tė prodhojė seretoninėn, hormonin e humorit tė mirė, qė rrit edhe ndjesinė e mirėqenies.

    Pothuajse tė gjithėve i bėjnė mirė pushimet nė mal. Mė kujdes duhet tė tregojnė alergjikėt ndaj insekteve dhe personat nė mbipeshė, duke qenė se ushqimi i bollshėm dhe i freskėt ėshtė njė nga karakteristikat kryesore tė fshatit. Gjithmonė ushqime tė freskėta dhe larg yndyrės e mishit.

    Aktivitetet sportive pėr tė qenė nė formė
    Ecjet me hap tė shpejtė janė tė pėrshtatshme pėr tė gjitha moshat. Por nėse ecja kėshillohet, ngjitjet e vėshtira dhe ēantat e rėnda nė kurriz janė komplet tė ndaluara. Nėse sforcimi ėshtė shumė i madh, mund t’ju shkaktojė probleme me artikulacionet, nė veēanti me gjurin dhe kaviljen. “Ėshtė e rėndėsishme tė kesh nė shpinė ēanta tė lehta, nė mėnyrė qė lodhja tė mos jetė e madhe dhe frymėmarrja tė jetė e qetė”, - tregojnė mjekėt. Pėr tė gjithė ata qė kanė vendosur tė vijnė nė formė e qė nė tė kaluarėn kanė bėrė njė jetė sedentare, ecja ėshtė zgjedhja e duhur. Por duhet pasur kujdes pėr mėnyrėn ecjes dhe atletet e pėrdorura

    Ecja nordike
    Ėshtė sistemi ideal pėr tė favorizuar njė aktivitet aerobik qė nuk pėrfshin vetėm kėmbėt, por edhe krahėt, edhe pjesė tė tjera muskulore. E “lindur” nė Finlandė, kjo disiplinė parashikon pėrdorimin e shkopinjve qė mbėshteten nė tokė. Edhe nė kėtė rast, e rėndėsishme ėshtė tė mos sforcohemi mė tepėr se sa mundemi. Ėshtė mirė qė tė bėhen ēdo ditė rreth 30 minuta ecje nordike.

    Pedalimi
    Pedalimi ėshtė njė nga aktivitetet mė efikase pėr tė qėndruar nė formė. Ēiklizmi ėshtė nė fakt, njė aktivitet aerobik qė kėrkon njė angazhim konstant qė vė nė punė zemrėn dhe mushkėritė. Pas njėfarė kohe ēiklizmi ul kolesterolin e keq nė gjak, atė tė lidhur me proteinat Ldl, duke rritur nė tė njėjtėn kohė atė tė mirin. Pedalimi nė mal mund t’u kėshillohet edhe personave qė vuajnė nga tensioni i lartė i gjakut. Njė vėmendje e veēantė, ashtu si nė tė gjitha aktivitetet aerobike, i duhet kushtuar ushqyerjes. Para nisjes ėshtė e rėndėsishme tė konsumosh ushqime qė mund tė kenė si karbohidrate, ashtu edhe sheqerna tė thjeshta.

    Ngjitjet
    Janė gjithashtu njė mundėsi e mirė argėtimi dhe mbajtje nė formė pėr pushimet nė mal, por specialistėt kėshillojnė qė tė kryhen vetėm nga profesionistėt. Nė tė kundėrt, rreziqet janė tė mėdha./shqip/

      Ora ėshtė 13/5/2024, 14:07