BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    7 ligjet me te cmendura ne bote

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 7 ligjet me te cmendura ne bote

    Mesazh nga LePuRuShJa 21/8/2011, 00:39

    7 ligjet me te cmendura ne bote Images

    Njė xhiro rreth botės pėr tė zbuluar ligjet mė tė pamundura e tė ēuditshme. Ndalimi i seksit me iriqėt, dhe parkim “qytetar” pėr elefantėt. Nė Facebook tashmė njė grup qė mbledh tė gjitha ligjet e ēuditshme nė botė.

    Njė antologji ēmendurish.
    Nuk janė fantazi. Janė ligje botėrore qė dikush i ka gėrmuar nėpėr bibliotekat jurdike tė pluhrosura pėr t’i sjellė para mentalitetin tonė bashkohor. Shumė prej kėtyre ligjeve janė ndalime apo lejime herė tė pamundshme e herė absurde. Nė ato ligje gjen ēdo gjė, qė nga seksi me iriqėt e deri nė parkingun e elefantėve nė qendėr tė qytetit. Kėto ligje ngjajnė tė jenė mes legjendave urbane dhe ēmendurisė juridike. Kjo antologji ligjore na thotė se nė Francė pėr njė grua ėshtė e ndaluar ende tė veshė pantallona dhe nė Kinė ėshtė e ndaluar qė ēifti tė ketė mė shumė se njė fėmije. Kėto ligje kanė mbetur tė pashfuqizuara dhe nė harresė edhe pse zhvillimi qytetar i ka tejkaluar prej kohėsh nevojat pėr tė cilat kėto dispozita ende nė fuqi janė krijuar. Njė nga gjėrat mė spektakolare tė ndaluara me ligj, me sa duket ndodh nė Nju Jork, ku “ėshtė e paligjshme pėr kėdo qė tė veprojė kundėr ligjit.” Koncept sintetike ky, qė tė paktėn qendron larg paradoksit. Duke dalė nga “Molla e Madhe” le tė hyjmė nė parkun zbavitės.

    Ndalohen marrėdhėniet me iriqėt.

    Kur ligji merret me seksin, ēmenduria kap kulmin. Nė Florida ėshtė e jashtėligjshme tė kenė marrėdhėnie seksuale me njė iriq, ndėrsa nė Tenesi ndalohet qė tetė gra tė jetojnė sė bashku nėn njė ēati pėr shkak se atėherė kjo futet nė kategorinė e “bordellove”.

    Gorillat nė makinė dhe pulat e Pashkėve

    Ėshtė e gjitha njė ping-pong nė mes qartėsisė dhe absurdit. Nė Illinois kanė pasur nevojė pėr njė ligj pėr tė sugjeruar pėr qytetarėt “zjarrdurues” se nuk duhet tė hanė nė njė lokal qė ėshtė duke marrė flakė. Ndėrsa nė Massachusetts, ju nuk mund tė mbani nė ndenjėsen e pasme tė makinės njė… gorillė! Po nė sediljen para? Kjo nuk dihet, vakum legjislativ. Nė Baltimorė, Maryland, ju nuk mund tu shisni zogj pule apo pate fėmijėve tė vegjėl pėrgjatė javės para Pashkėve. Tė gjitha ditėt e tjera po. Nė vend tė kėsaj, nė Rehoboth, Delaware, me ligj, ju nuk mund tė pretendoni pėr tė fjetur nė stolat e shėtitores pėrgjatė bregut tė detit dhe nė Minesota ėshtė e ndaluar tė ndalosh gjatė pėrpara njė ndėrtese pa njė arsye bindėse pėr tė qenė atje.

    Parkimetėr pėr elefantėt

    Pastaj vijnė dispozitat e kufizimeve. Disa gjėra qė ju mund ti bėni, por me masė. Ruajuni se mos ju bėhet ves. Nė Arkansas, pėr shembull, njė njeri mund tė rrahė gruan e tij, por vetėm njė herė nė muaj. Nė Kentaki ėshtė e ndaluar pėr tė peshkuar me hark dhe shigjeta. Nė kontrast, nė Utah ju mundeni, por ėshtė kundėr ligjit tė peshkoni nė majė tė kalit. Dhe, nė tė njėjtin shtet ju mund tė mbani armė bėrthamore nė shtėpi, por ėshtė e ndaluar qė ti shpėrtheni ato. Nė Alabama ėshtė e ndaluar pėr tė hyrė nė kishė me mustaqe false qė mund tė shkaktojnė qeshura. Ata qė duan tė lėnė njė elefant nė parking nė Florida, mos harrojnė tė paguajnė tarifė si pėr njė mjet motorik, pėrndryshe, gjobė!

    Bota ėshtė njė fshat i madh

    Kėto ēmenduri legjislative, mos vallė ndodhin vetėm nė SHBA? As nė ėndėrr. Japonia e ka rreptėsisht tė ndaluar importin e fotove tė cilat paraqesin organe gjenitale mashkullore dhe nė Kore dėnoheni nėse ju hani macet endacake. Nė Turqi ata qė vjedhin ullinjtė e papjekur rrezikojnė dy vjet burg. Nė Izrael ėshtė e ndaluar tė rrisėsh derra. Po ju zbuluan, jeni tė detyruar ta vrisni vetė kafshėn. Nė Arabinė Saudite nė qoftė se ju gjeni naftė nė kopshtin tuaj, duhet tė lajmėroni shtetin para se tė hapni njė vrimė mė tė thellė se 1500 metra. Sigurisht qė sauditėt kanė marrė masa, ja qėlloi njėri me kovė e lopatė nė dorė dhe hap vrimė nė vendin e gabuar?

    Lufta e pafund

    Edhe atdheu i ligjit, kontinenti i vjetėr, Evropa, nuk bėn pėrjashtim. Njė shembull? Mjafton tė mendosh qė pėr Greqinė, Lufta e Trojės ende nuk ka pėrfunduar zyrtarisht. Nė Norvegji ėshtė e ndaluar tė sterilizosh qentė dhe macet nė kafene, ndėrsa nė Holandė ju mund tė pini sa tė doni hashash e marihuanė, por ėshtė rreptėsisht e ndaluar tė pini duhan. Nė Irlandė, me ligj, nėse njė zanė troket nė derėn tuaj ju duhet tė ndani darkėn me tė dhe nė Rusi ėshtė e jashtėligjshme tė thuash ndonjė frazė qė pėrmban mė shumė se katėr fjalė nė anglisht.

    Italia ka mbetur nė bisht

    Ėshtė krejtėsisht ligjore nė Belgjikė tu gjuash me lakėr turistėve. Nė Suedi ėshtė e ligjshme tė jesh njė <fjalor banal kujdes>ė pėr sa kohė qė nuk u jep kėnaqėsi konsumatorėve. Nė Itali dėnohesh nėse ushtron profeisonin e sharlatanit dhe nėse njė burrė vesh fustan mund tė arrestohet./shekulli/

      Ora ėshtė 28/4/2024, 06:26