BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Rovena Dilo, jeta e saj, klasi i saj!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Rovena Dilo, jeta e saj, klasi i saj!

    Mesazh nga LePuRuShJa 30/8/2011, 18:13

    Rovena Dilo, jeta e saj, klasi i saj! 0239

    Prej mėse njėzet vjetėsh, jemi mėsuar tė lidhim muzikėn e bukur dhe kėngėt e arrira, me njė emėr tė rėndėsishėm. Kėngė larg komerciales por tė shndėrruara nė hite nga vetė shqiptarėt kėtu dhe kudo ata jetojnė. Rovena Dilo vjen pėr lexuesit e suplementit “Summer Time” nė “Koha Jonė” me njė rrėfim tė sinqertė pėr jetėn e saj. Plot modesti ndalet nė fėmijėrinė dhe njerėzit mė tė shtrenjtė pėr tė. Flet pėr dashurinė qė thotė se ėshtė vetė argumenti. Nuk fsheh pasionin pėr penėn, teksa e sheh ulur nė lokalin e saj nė ish-Bllok, me kafenė pėrpara, rrethuar plot revista kryesisht angleze ku nuk humb rastin tė pėrpijė sa mė shumė. E kur diēka i mbetet nė mend, nuk pėrton ta pėrkthejė dhe shqipėrojė, pse jo ta lexojnė dhe shumė tė tjerė.

    Tregohet shumė e kujdesshme teksa e pyesim si e sheh “bombardimin” e tregut muzikor me klipe pafund ku shpesh cilėsia shndėrrohet nė pamundėsi pėr ta gjetur. Thotė se ėshtė njė proces i pashmangshėm, sidomos shqiptar. Por paralajmėron se ēdo gjė ka pasoja dhe “dhe pasojat e paēavureve tė artit janė tė prekshme e tė dukshme”.

    Pėr kėngėtaren e mirėnjohur, spektakle si Maratona e Kėngės…”, janė njė makinė gjigante nė shėrbim tė vlerave tė muzikės kombėtare dhe duke theksuar se ėshtė i vetmi spektakėl i tė tilla pėrmasave nė verė, siguron se vetėm ajo mund tė mbledhė nė sheshet e qyteteve mijėra artdashės.

    NJĖZET VJET KARRIERĖ

    Rovena, ju spikatni si pjesė e elitės sė skenės shqiptare. Pas afro 20 vjetėsh jetė me kėngėn dhe pasionin qė dhuron ajo, si ndjeheni sot nė kėtė moment tė jetės dhe karrierės?

    Ndjehem mirė dhe e qetė. Ka njė stabilitet nė jetėn dhe karrierėn time qė mė jep siguri. Rrjedha e gjėrave ka kuptimin qė unė dua.

    Prej vitesh jeni shfaqur nė skenė si njė kėngėtare me zė tė veēantė, ku nė tė shumtėn e rasteve nėn notat e dashurisė. Siē shpesh jeni shprehur, pėr ju dashuria ėshtė e rėndėsishme jo vetėm sa i pėrket njeriut tė zemrės, por edhe pėr familjen, momentet e bukura tė jetės etj.? Nė kėtė pikė, jeni mė shumė romantike apo argumentuese?

    Gjithkush qė ka fatin tė jetojė, e di dhe e ndjen se dashuria ėshtė burimi i shumėēkaje, pėr tė mos thėnė i gjithēkaje. S’ėshtė e thėnė tė jesh romantike, ashtu siē unė jam nė tė vėrtetė, pėr tė pranuar dashurinė si motorin lėvizės tė jetės. Por njė romantik duke dhėnė argumente e poetizon dhe himnizon dashurinė. Ndėrsa pėrsa i pėrket termit argument, dashuria ėshtė argumenti i parė dhe i fundit.

    Njė karrierė shumėvjeēare dhe plot surpriza. Cila kėngė mendoni se ju ka sjellė mė shumė fat?

    Thonė se dita e mirė duket me mėngjes. Pra del se kėnga e parė duhet tė jetė zanafilla e fatit tė mirė. Por sigurisht qė s’ka qenė e vetmja. Kėngėt e mia mė tė mira kanė qenė s gurė shėnjues pėrgjatė karrierės sime. Mė kanė orientuar drejt me sa duket. (Qesh).

    PROFESIONALIZMI PĖRBALLĖ KOMERCIALIZMIT

    Tregu muzikor sot nė Shqipėri ėshtė bombarduar nga videoklipe tė shumta dhe nga pseudokėngėtarė. Ju si njė artiste e afirmuar nė kėtė fushė mendoni se kjo ėshtė njė zgjidhje apo zgjedhje e duhur?

    Pėr mendimin tim, kjo nuk ėshtė as zgjedhje dhe as zgjidhje e duhur. Ky ėshtė njė proces i pashmangshėm, sidomos shqiptar. Tregu i kėtij vendi ėshtė i tejngopur me ēdo lloj fenomeni, pse tė mos jetė i tejngopur edhe me kėngėtarė. Pale pastaj qė tė kėndosh duket kaq e lehtė me ndihmėn e teknologjisė. Ēdo gjė ka pasoja. Dhe pasojat e paēavureve tė artit janė tė prekshme dhe tė dukshme.

    FĖMIJĖRIA

    Si e kujtoni fėmijėrinė tuaj?


    Si njė periudhė tė lumtur, ndoshta mė tė lumturėn e jetės sime.

    Cilėt janė njerėzit qė kujtoni mė shumė nga fėmijėria juaj, qoftė tė afėrm apo dhe nė bangot e shkollės?

    Kujtoj njerėzit e afėrt, shoqet e fėmijėrisė. Sidomos njerėzit e mi qė nuk i kam mė. Mė merr malli shumė…

    NJĖ DITĖ ME ROVENA DILON

    Kalojmė nė jetėn e pėrditshme. Si nis njė ditė e zakonshme pėr ju?


    Mė pėlqen tė fle gjatė dhe tė zgjohem pa u nxituar. Pasi sillem nėpėr shtėpi me gjėra tė vogla, tė cilat mė tepėr mė hutojnė sesa kanė ndonjė rėndėsi, nisem drejt lokalit pėr tė pirė kafen e parė.

    Ēfarė e mėrzit mė shumė Rovenėn?

    Situatat e paparashikuara dhe njerėzit qė nuk kuptojnė.

    Ka ndonjė peng nė jetėn tuaj profesionale. Ndoshta njė kėngė ende e parealizuar…?

    Nė profesion gjithmonė ka gjėra tė parealizuara. Sidomos kėtu tek ne ku iniciativat janė totalisht vetjake.

    PAMJE

    Shumė njerėz ju veēojnė si artiste me klas. Tė kesh klas ėshtė diēka qė fitohet apo e lindur?


    Thonė qė klasi lind me njeriun. Edhe unė kėshtu mendoj, madje shkoj edhe mė tej. Klasi trashėgohet, por kush ka mend mund edhe ta kultivojė. Por njė gjė ėshtė e sigurt, ėshtė diēka qė ėshtė jashtė mundėsive tė ambicies. Rrjedh me gjakun.

    Sa kohė i kushtoni paraqitjes tuaj tė jashtme?

    Merrem aq sa duhet. E vetmja gjė qė s’po bėhet pjesė e vazhdueshme e kujdesit tim pėr veten ėshtė stėrvitja fizike. Ajo qė ka lidhje tė drejtpėrdrejtė me pamjen. Duket se shpesh e harroj kėtė.

    JO VETĖM KĖNGA

    Pėrveē kėngės, nė ekran jeni shfaqur dhe si njė prezantuese e zonja nė spektakle tė ndryshme. Si e shikoni kėtė eksperiencė?


    Po mė komplimentoni. Vėrtet qė fillimet e mia janė tė hershme, kujtoj Mbrėmjen Kulturore nė vitin 1990 nė RTVSH, ku pėrmes konkursit dilnin nė pah vlerat e artistėve tė rinj nė zhanrin muzikor dhe artistik. Megjithatė eksperiencat e mia me prezantimin nuk janė tė shumta. Do tė mė pėlqente tė riprovoja, por nė projekte qė vėrtetė mė intrigojnė dhe qė pėrbėjnė sfidė pėr mua.

    Nėse na lejohet tė themi se kėnga ėshtė pasioni juaj i parė, cili ėshtė pasioni i dytė pėr Rovena Dilon?

    Letėrsia ėshtė njė pasion i madh. Por edhe kinematografia nuk ngelet mbrapa.

    Ishim tė sigurt se pena ėshtė njė pasion i juaj i dytė. Cilin zhanėr tė tė shkruarit ju preferoni?

    Kam lexuar shumė mė tepėr prozė se poezi. Por pasioni im mė i madh mbetet pena e dramaturgut mė tė madh tė tė gjitha kohėrave, Shekspirit.

    VERĖ PUSHIMESH DHE VERĖ PUNE

    Cili ishte destinacioni juaj i pushimeve pėr kėtė sezon?


    E admiroj bukurinė e bregdetit shqiptar. Nuk lė rast pa pushuar nė plazhet tona. Por nuk janė mė ato tė parat, pisllėku ua ka zbehur natyralitetin.

    Veē pushimeve, ju kishin edhe kėtė sezon veror angazhime profesionale. Ishit pjesė e Maratonės sė Kėngėve tė Shekullit, ku ju pamė nė qytete si Saranda, Delvina, etj. Si i pėrjetuat kėto koncerte, si ju pritėn dhe a ju pėrfshinė emocionet?

    Maratona ėshtė spektakli i vetėm veror i kėtyre pėrmasave. Vetėm ajo mund tė mbledhė nė sheshet e qyteteve dhjetė mijė vetė. Entuziazmi ėshtė magjik. Do tė veēoja Durrėsin, Kavajėn, Sarandė. Fantastike, e falėnderoj Pandi Laēon i cili mė bėri ftesėn tė jem pjesė e kėtij evenimenti.

    PLANET E AFĖRTA

    Evenimente ku do tė jeni e pranishme gjatė muajve nė vazhdim. Dhe videoklipi juaj mė i afėrt qė keni projektuar?


    Kjo akoma nuk ėshtė vendosur. Le tė lėmė ca surpriza tė vogla.

    A mund tė zbulojmė njėrėn prej tyre?

    Po ndalem nė pjesėn e dytė tė pyetjes. Njė duet me Eranda Libohovėn ėshtė ndėr planet e afėrta qė pres ta shohim tė realizuar.

    Marrė nga “Koha Jonė”.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 12:53