BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Trofeu i Milanit

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Trofeu i Milanit

    Mesazh nga Albatros 13/5/2009, 13:09

    Milan ėshtė fitues i edicionit tė dytė tė trofeut Taēi Oil. Rossonerėt mposhtėn Kombėtaren shqiptare me rezultat tė pėrgjithshėm 8:7. Pavarėsisht se pati pėrballė njė ekip me kryesisht futbollistė tė rinj shqiptarė, gjiganti italian triumfoi vetėm pas penalltive, meqė ndeshja nė kohėn e rregullt pėrfundoi baras 3:3. Ardhja e yjeve tė Milanit pėrsėri ka zgjuar entuziazėm tė madh nė Shqipėri.

    Qindra tifozė shqiptarė kishin dalė tė martėn nė aeroportin ndėrkombėtar ‘Nėna Terezė’ pėr ta pritur ekipin e tyre tė zemrės, shtatė herė kampionin e Evropės – Milan.

    Ishte kjo hera e dytė qė Rossonerėt brenda njė viti shkelėn tokėn shqiptare. Mirėpo, kėsaj radhe vizita e Milanit ishte shumė mė e veēantė, pasi nė radhėt e tyre ishin edhe yjet si Kaka, Beckham e Pato.

    Tifozėt e pranishėm nė stadiumin Qemal Stafa ishin dėshmitarė tė njė ndeshjeje atraktive, ku nė kohėn e rregullt u shėnuan gjashtė gola nė barazimin 3-3. Pavarėsisht njė fillimi tė mbarė nga ekipi i drejtuar nga Artan Bushati, Rossonerėt kaluan nė epėrsi nė minutėn e 22-tė me golin e yllit brazilian Ronaldinho. Kėshtu pėrfundoi pjesa e parė e ndeshjes, ndėrsa pak para fillimit tė 45 minutave tė dyta, Andriy Shevchenko dyfishoi epėrsinė pėr Milanin.

    Por, kur tė gjithė pritėn fitore tė lehtė pėr gjigantin italian, Shqipėria ngriti lojėn duke bėrė rikthim sensacional. Emilian Vila (minuta 64), Gjergji Muzaka (71) dhe Hamdi Salihi (76) kthyen kuqezinjtė nė epėrsi pėr gėzimin e madh tė tifozėve vendas.

    Mirėpo, sulmuesi veteran i Milanit, Pippo Inzaghi, i inkuadruar nė lojė nė pjesėn e dytė, barazoi rezultatin nė 3:3 nė minutėn e 82-tė. Fituesi i edicionit tė dytė tė turneut Taēi Oil u desh tė pėrcaktohet pas penalltive dhe Rossonerėt ishin mė tė saktė duke fituar 5-4.

    Golat pėr Milanin i realizuan: Kaka, Seedorf, Flamini, Silva dhe Inzaghi. Ndėrsa, pėr Shqipėrinė tė saktė u treguan Pisha, Muzaka, Vila, Vrapi, ndėrsa gaboi Beqiri. Presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi ndau trofeun e edicionit tė dytė tė turneut Taēi Oil pėr gjigantin milanez.

    Megjithatė, rezultati ishte nė plan tė dytė. Mijėra tifozė nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi kishin pushtuar kryeqytetin e Shqipėrisė pėr t’i parė nga afėr yjet e futbollit botėror si Kaka, Beckham, Ronaldinho, Pirlo, Maldini, Nesta, Seedorf, Shevchenko etj.

    Disa nga ata qė kishin dalė pėr ta pritur dhe shikuar ndeshjen e ekipit tė tyre tė zemrės ishte hera e parė qė shihnin me sytė e tyre idhujt qė deri dje kishin rastin t’i shihnin vetėm nėpėrmjet ekranit.

    Madje kishte nga ata tifozė tė cilėt nga aeroporti ‘Nėna Terezė’ me vetura kanė pėrcjellė eskortėn e Milanit deri te hoteli Sheraton.

    Pas akomodimit nė hotel Sheraton, nėnkryetari i Milanit, Adriano Galliani, trajneri Carlo Ancelotti dhe dy ambasadorėt e UNICEF-it, Kaka e Beckham, mbajtėn njė konferencė pėr media.

    Galliani ka falėnderuar shqiptarėt pėr pritjen madhėshtore qė u ėshtė bėrė, derisa ka thėnė se Milan gjendet pėrsėri nė Shqipėri fal pronarit tė kompanisė ‘Taēi Oil’, Rezart Taēi.

    I pyetur nga Gazeta Express se kur mund tė realizohet ‘Milan Camp Junior’ nė Kosovė, pasi njihet si vend i talenteve, Galliani ėshtė pėrgjigjur: “Pėr kėtė duhet ta pyetni zotėri Rezart Taēin”.

    Ndėrsa ylli brazilian Ricardo Kaka pėr herė tė parė ka shkelur tokėn shqiptare, derisa ėshtė impresionuar nga pritja qė i ėshtė bėrė nė Shqipėri.

    “Nuk isha herėn e parė me skuadrėn. Kjo ėshtė hera e parė qė vij nė Shqipėri. Jam i lumtur sepse ėshtė njė vend i ri, ka njerėz tė rinj, kulturė tė re. Nė Itali njoh dy tre shqiptarė, ata janė njerėz mjaft simpatikė dhe jam i lumtur qė ndodhem kėtu, qė kam ardhur nė vendin tuaj”, ka thėnė Kaka.

    Nga organizatorėt e ndeshjes ėshtė bėrė e ditur se tė ardhurat nga ndeshja Shqipėri –Milan do tė dedikohen pėr organizatėn ‘Fėmijėt Shqiptarė’.

    Edicionin e parė tė trofeut ‘Taci Oil’ e kishte fituar skuadra e Tiranės, e cili nė stadiumin ‘Qemal Stafa’ pati mposhtur Rossonerėt me rezultat 2:1.

      Ora ėshtė 12/5/2024, 17:24