BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Kengetarja e re Kieda Budini!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Kengetarja e re Kieda Budini!

    Mesazh nga LePuRuShJa 5/9/2011, 19:19

    Kengetarja e re Kieda Budini! 0277

    Duke qėnė se jeni njė artiste e re nė tregun muzikor shqiptar, na trego disa fjalė pėr veten…

    Unė jam Kieda, njė vajzė me origjinė kosovare, por e lindur nė Fier. Aktualisht gjėndem nė Tiranė duke studiuar nė Akademinė e Arteve pėr kanto.

    1.Si ka lindur pasioni yt pėr kėngėn?

    Pasioni im pėr kėngėn ka filluar shumė herėt, qė nė moshėn tetė vjeēare. Pėr herė tė parė kam dalė nė skenė nė qytetin tim tė lindjes dhe qė atėherė, nuk i jam ndarė asnjėherė muzikės.

    2. Sa te nevojshme e ke pasur suportin e personave tė tu tė dashur pėr tė vazhduar rrugėtimin tėnd drejt kėngės? Cili ka qėnė personi qė tė ka pėrkrahur mė shumė nė fillesat e tua?

    Sigurisht qė ėshtė shumė ė rėndėsishme tė kesh persona qė tė pėrkrahin nė rrugėn tėnde drejt suksesit. Njerėzit qė mė kanė dhėnė suportin mė tė madh janė prindėrit e mi, aq mė tepėr nėna imė qė mė ka dhėnė spunton kryesore pėr tė vazhduar rrugėn e muzikės. Pėr mė tėpėr, ajo vazhdon tė jetė pjesė e pandashme e imja nė gjithēka qė unė bėj.

    3. Si ka lindur mendimi pėr realizimin e dy kėngėve tė tua? Na ndaj disa detaje nga klipet?

    Mendova qė ishte moment qė duhej tė shfaqesha mė tepėr nė publik dhe pėr kėtė arsye fillova tė punoja me dy kėngėt e mia tė reja tė cilat janė realizuar edhe me klip. Klipet janė tė ndryshme nga njėra tjetra, sikurse edhe temat e tyre janė tė ndryshme.

    4.Sa e vėshtirė ėshtė tė depėrtosh nė njė treg muzikor ku konkurenca ėshtė e madhe, me kėngėtarė tė afirmuar dhe profesionistė tė shumtė nė numėr?

    Si kudo, edhe kėtu vėshtirėsitė kanė qėnė prezente, madje jo vetėm nė fillim por edhe nė vazhdim. E rėndėsishme ėshtė tė punosh shumė, tė kėsh deshirėn pėr tė ecur pėrpara dhe tė jesh gjithmonė vetvetja.

    5.Cili ėshtė mendimi yt pėr bashkėpunimet muzikore? Sa tė dobishme janė ato pėr kėngėtarėt?

    Bashkėpunimet janė shumė tė rėndėsishme. Sipas meje, e rėndėsishme ėshtė tė kombinohen shumė elementė me njėri tjetrin dhe ndėr kėta elementė primar ėshtė vokali, mė tej renditet karakteri artistik. Pra, elementėt duhen tė ndėrthurren mėsė miri me njėra tjetrėn. Gjithsesi, bashkėpunimet gjithmonė janė diēka plus dhe pozitive pėr kėngėtarin.

    6.Ke ndėrmend ndonjė bashkėpunim tė afėrt muzikor me ndonjė kėngėtar tė suksesshėm nė mėnyrė qė kjo tė jetė edhe njė spunto pozitive nė karrierrėn tėnde muzikore?

    Njė bashkėpunim qė sjell gjithmonė sukses, duhet tė ketė markėn e Gentit, tė Tingulli 3’nt.

    7.Cilat janė planet e tua mė tė afėrta nė muzikė? Mendon ta realizosh sė shpejti albumin tėnd tė parė?

    Ėshtė herėt pėr mua tė mėndoj tė realizoj njė album qė tė jetė plotėsisht i imi. Kam akoma nevojė tė punoj fort dhe tė afirmohem akoma mė shumė.

    8.Tė gjithė kemi idhujt tanė, nė njė fushė apo nė njė tjetėr. A e ka edhe Kieda njė idhull tė veēantė nė jetėn e saj?

    Qesh… Sigurisht! Beyonce dhe Bruno Mars i kam vėrtetė shumė pėrzemėr. Nuk rri dot njė ditė pa i dėgjuar.

    9.Krahas muzikės, cilat janė ato detaje qė okupojnė njė hapėsirė tė konsiderueshme nė ditėn tėnde?

    Nė plan primar pėr mua qėndron komunikimi, dhe hapėsirėn timė mė tė konsiderueshme e zėnė marrėdhėniet me njerėzit.

    Trafik Vip

      Ora ėshtė 19/5/2024, 18:25