BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    SHBA, kujtohet 11 Shtatori

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje SHBA, kujtohet 11 Shtatori

    Mesazh nga LePuRuShJa 11/9/2011, 13:30



    Nė Shtetet e Bashkuara, kanė nisur ceremonitė pėrkujtimore nė 10 vjetorin e sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001, nė New York, Washington dhe Pensilvani. (UPDATE)

    Pas paralajmėrimeve pėr njė sulm tė mundshėm tė Al Kaedės, masat e sigurisė janė shtuar nė maksimum. Tre persona janė shpallur nė kėrkim nė Washington dhe nė pjesėn tjetėr tė vendit, tė dyshuar si pjesėtarė tė njė celule tė rrjetit terrorist, e gatshme tė realizojė njė tjetėr atentat tė bujshėm.

    Nė fjalimin e tij radiofonik tė sė shtunės, presidenti Obama kėrkoi tė theksonte se 10 vjet pas tragjedisė, Amerika ėshtė mė e fortė dhe populli mė i prirur tė ecė pėrpara pavarėsisht rreziqeve. Megjithate, shefi i Shtėpisė sė Bardhė vuri edhe njė herė nė dukje se nė predispozitėn e tij anti-terrorit, vendi nuk duhet tė ulė vigjilencėn, as javėt nė vazhdim.

    Numri dy i administratės, Joe Biden, ishte bashkė me ish-presidentėt Xhorxh Bush dhe Bill Klinton nė Shanksvill tė Pensilvanisė pėr ceremoninė e dedikimit tė njė memoriali viktimave te Fluturimit 93 tė linjės ajrore United, i cili u pėrplas nė njė fushė gjatė sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2011.

    Memoriali ėshtė prej guri tė bardhė dhe kujton pėrpjekjet e udhėtarėve dhe ekuipazhit pėr tė mposhtur rrėmbyesit dhe pėr tė penguar realizimin e objektivit tė tyre.

    “Kjo pėrmendore ėshtė njė garanci se kombi ynė do t’i kujtojė gjithmonė ata qė humbėn jetėn nė 11 shtator. Por, ne kemi njė detyrim pėrtej kujtimit. Kemi njė detyrim pėrtej nderimit. Kemi detyrimin t’i jetojmė jetėt tona nė mėnyrė tė tillė qė tė lartėsojnė idealet e kėtyre burrave dhe grave. Kemi detyrėn tė gjejmė si komb njė pikėsynim tė pėrbashkėt”, u shpreh George W. Bush.

    “Teksa kujtjomė ēfarė ndodhi nė New York, Pentagon dhe kėtu, ne duhet tė nderojmė ata qė vdiqėn, tė falenderojmė tė afėrmit qė mbajnė gjallė kujtimin, tė rrisim fėmijėt e tyre e tė gjejmė forcėn pėr tė vazhduar jetėn. Mendoj se duhet tė falenderojmė presidentin Bush, zėvendėspresidentin Biden dhe presidentin Obama e tė gjithė ata qė shėrbyen pėrkrah tyre, tė cilėt nuk lejuan qė Amerika tė sulmohej sėrish”, tha nė fjalėn e tij Bill Clinton.


    “Nuk ka momente tė vėshtira qė nuk mund tė transformohen nė forcė kombėtare. Farat e dyshimet tė mbjella nga ata qė na duan tė keqen do tė rriten pėr tu kthyer nė kullota tė gjelbra si kjo ku po qėndrojmė sot. Sepse ata nuk munden, ata nuk do tė arrijnė tė mposhtin shpirtin amerikan”, theksoi Joe Biden.

    Nė Washington, presidenti Barak Obama shėnoi 10 vjetorin e sulmeve terroriste tė 11 shtatorit 2001 duke nderuar kujtimin e atyre qė humbėn jetėn dhe shprehur respektin e tij pėr forcat e armatosura amerikane.

    Ndėrkaq, ish-kryetari i Bashkisė sė Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, tha se Amerika ėshtė mė sigurtė sot se sa mė 11 shtator 2001, por jo aq e sigurt sa duhet tė ishte. Presidenti Obama dhe e shoqja, Mishelė, qė dje ishin nė Varrezat Kombėtare tė Arlingtonit pėr tė shprehur respektin ndaj personelit ushtarak tė vrarė nė Irak dhe Afganistan, do tė marrin pjesė sot gjatė gjithė ditės nė ceremonitė pėrkujtimore tė 11 shtatorit.

    Ata do tė shkojnė fillimisht nė Nju Jork, ku do tė jenė tė pranishėm edhe Xhorxh Bush dhe personalitete tė tjera. Ēifti presidencial do tė kthehet pastaj nė Uashington pėr tė vendosur njė kurorė nė Pentagon.

    Dita e tyre do tė mbyllet me njė fjalim tė presidentit nė njė koncert pėrkujtimor nė qendrėn Xhon F. Kenedi tė Arteve Skenike nė Uashington.

      Ora ėshtė 8/5/2024, 23:30