BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 strategji per te fituar vetebesimin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 10 strategji per te fituar vetebesimin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 13/9/2011, 15:33

    10 strategji per te fituar vetebesimin! 1315831276-vete_besimi

    Shumė tė turpshėm, tepėr origjinalė apo tė trembur nga sfidat? Tė tria kėto karakteristika janė nga pak pjesė e jona. Shpeshherė ndihemi tė nėnvlerėsuar. Ja dhjetė strategji pėr tė ndryshuar kėtė gjendje...

    Nuk arrini dot tė shprehni mendimet tuaja? E keni tė vėshtirė tė ecni pėrpara? Nėse jeni tė turpshėm, rrezikoni tė mos kuptoheni nga tė tjerėt. Por mos u shqetėsoni, kėtė lloj problemi e kemi provuar tė gjithė nga pak. Sipas njė psikologu amerikan, 40 pėr qind e njerėzve janė tė turpshėm dhe nė njė shoqėri ku vlerėsohet mė shumė fakti i tė qenit i hapur, tė turpshmit janė tė penalizuar. Po ashtu, edhe zgjuarsia dhe ndjeshmėria shpeshherė nuk kuptohen te personat qė janė tė mbyllur. Ēfarė i pengon tė turpshmit qė tė shprehin mendimet e tyre? Ndoshta shqetėsimi se nuk do tė vlerėsohen nga tė tjerėt. Sipas psikologut, kėta njerėz kushtėzohen jashtėzakonisht nga tė ashtuquajturat “mendime automatike”, pra mendime negative qė nuk pėrputhen me realitetin: “Nuk u pėlqej”; “Tė gjithė mė shohin mua”; “Do tė mendojnė se jam budalla”. Kėto mendime e bėjnė vėrtet njė njeri tė sillet nė mėnyrė jo korrekte dhe tė ketė vlerėsim inferior pėr vetveten, duke krijuar njė rreth vicioz, qė forcon edhe mė shumė ndjesinė e tė qenit i paaftė.

    Pėr t’u ndjerė i realizuar, duhet tė mendoni se jeni zot i jetės suaj (pra mendoni sikur ajo qė ndodh varet nga veprimet tuaja dhe vullneti) dhe nuk duhet t’u kushtoni aq shumė rėndėsi gjėrave tė vogla. Po ashtu, duke u mbėshtetur edhe te teoria e psikologut amerikan, tė gjithė duhet tė kemi besim nė vetvete pėr tė arritur qėllimet tona. Edhe pse ndonjėherė nuk jemi tė aftė qė tė bėjmė njė punė tė caktuar, kjo ndodh sepse kemi mendime tė gabuara pėr veten, frikėsohemi se mos dėshtojmė apo se ēfarė do tė mendojnė tė tjerėt pėr ne, duke hequr dorė pėrfundimisht nga aspiratat tona, nga njė punė pėr shembull, apo kurs studimi. Megjithatė nėnvlerėsimi mund edhe ta ndryshojė situatėn, duke bėrė qė tė ndjekim ėndrrat e lavdishme dhe tė kėrkojnė vazhdimisht vetėm pohime pėr vlerat tona. Tė qenit tepėr kėrkues ndaj vetes dhe qėllimi pėr tė lėnė vetėm pėrshtypje tė mirė, mund tė na bėjė qė tė mos i pranojmė dėshtimet dhe mosaprovimet.

    Njerėzit e ēuditshėm

    Ēfarė ndodh kur jeni tė ēuditshėm dhe ekstravagantė? Me siguri shiheni me dyshim dhe nuk ngjallni shumė konsideratė. Kush ėshtė “jashtė shinave”, nuk vlerėsohet shumė, sepse shoqėria ėshtė e orientuar nga konformizmi dhe ėshtė e prirur qė t’i gjykojė tė tjerėt nė pak sekonda, nė bazė tė pamjes fizike. Edhe Lady Gaga ka treguar se kur shkonte nė shkollė, tė tjerėt e vinin nė lojė pėr pamjen e saj tė ēuditshme, talleshin me hundėn e madhe dhe rrobat qė vishte. Sot, ajo u drejtohet personave qė ndihen tė refuzuar, tė pasigurt dhe nuk kuptohen nga tė tjerėt, tė jenė vetvetja. Por problemi qėndron diku tjetėr: nėse nuk kuptohesh nga shumica, ėshtė mė e vėshtirė tė gjesh mbėshtetės dhe shumė gjasa qė kush ka njė mendim pozitiv pėr njė person, i cili nuk vlerėsohet nga tė tjerėt, mund tė ndikohet nga masa dhe tė ndryshojė mendim.

    Viktimat

    Pėr arsyet e pėrmendura mė lart, mund tė bėhesh edhe viktimė e grupit. Siē thekson edhe njė antropolog francez, grupet janė tė prirura tė veēojnė njė viktimė mbi tė cilin tė shfryjnė gjithė agresivitetin. Nė kėtė mėnyrė bėhet edhe persekutimi nė punė apo fusha tė tjera: personi i zgjedhur shndėrrohet nė viktimėn qė nuk kuptohet nga tė tjerėt dhe mbi tė bien tė gjitha sulmet e kolegėve dhe eprorėve. Se si tė vlerėsoni veten dhe tė tjerėt lexoni 10 kėshillat e mėposhtme.

    1. Mos u ndjeni tė vetmit qė nuk kuptoheni nga tė tjerėt

    “Nuk duhet ta konsideroni veten tė pazot. Mos u shqetėsoni pėr tė plotėsuar tė gjitha dėshirat e tė tjerėve. Njerėzit janė tė ndryshėm. Sicili ėshtė unik”, shpjegon njė psikolog.

    2. Mos reshtni sė provuari

    Njė strategji e mirė ėshtė ajo e “numrit 3”: provoni deri nė tri herė tė bėni diēka, para se tė thoni qė nuk mundeni. “Njerėzit bllokohen nga mendimi se nuk do arrijnė t’ia dalin mbanė. Zakonisht me kėtė strategji shohin se mund t’ia dalin qė pas njė ose dy provash”, thotė psikologu.

    3. Urojini vetes fat

    Besimi nė vetvete ėshtė shumė i rėndėsishėm. Me strategji tė tilla, si pėr shembull t’i uroni vetes fat, do ta keni mė tė lehtė ēdo sfidė. Nuk duhet tė pėrqendroheni te hipoteza e dėshtimit. Vazhdimisht duhet tė pėrsėrisni me vete: ‘Unė mundem!’; ‘Mund t’ia dal!’; ‘Unė vlej!’. Kėto janė fjalėt e duhura kur u duhet tė kaloni njė provė, ose u bėhet njė ofertė pune.

    4. Fjalėt e duhura

    Ka shumė truke pėr tė trajtuar njė bisedė: tė ndash nevojat personale nga ato tė punės: pėr shembull “Nėse nuk do tė mė pranojnė, nuk do tė jetė pėr faktin se nuk vlej, por sepse kanė kėrkesa tė tjera”. Pėrqendrohuni tek aftėsitė tuaja, duke njohur pikat e forta dhe tė dobėta. Nėse jeni tė turpshėm, mos u shqetėsoni pėr figurėn qė po bėni te bashkėbiseduesi, por dėgjoni me vėmendje fjalėt qė thotė. Imagjinoni sikur jeni nė shtėpi, para pasqyrės.

    5. As pasivė dhe as agresivė

    Qė tė vlerėsoheni nė punė dhe nė tė gjitha fushat shoqėrore, duhet tė pėrdorni njė lloj tė veēantė komunikimi, nuk duhet tė jeni as pasiv dhe as agresiv. Ēdo tė thotė kjo? Kur komunikojmė nė mėnyrė pasive e nėnvlerėsojmė veten, e mbajmė vėshtrimin poshtė dhe memi njė zė jo shumė bindės, duke dhėnė pėrshtypje se jemi nė vėshtirėsi. Ndėrsa personi agresiv, ėshtė kritik dhe autoritar. E shikon nė sy bashkėbiseduesin dhe ka zė kumbues. Tė jep pėrshtypjen sikur ėshtė njė luftėtar i pamposhtur dhe jo shumė bashkėpunues. Nė njė komunikim normal, personi shpreh mendimet personale, duke respektuar edhe tjetrin.

    6. E folura qartė

    Tė gjithė duhet ta njohim mirė veten. Shpesh ne ankohemi se tė tjerėt nuk na kuptojnė, por fillimisht duhet tė kuptojmė veten. Fakti qė sforcohemi pėr tė treguar eksperiencat dhe emocionet na ndihmon tė kuptojmė veten dhe tė jemi nė harmoni me tė tjerėt, tė cilėt nuk mund t’i njohin dėshirat tona, nėse nuk ua tregojmė ne.

    7. Emocionet

    Gjithmonė duhet tė mbėshteteni tek emocionet pozitive. Edhe pse nė vėshtirėsi, tė gjithė kemi ndjerė emocione tė forta, tė paktėn njė herė nė jetė. Emocionet tė bėjnė tė ndihesh mirė nė ēdo aspekt tė jetės.

    8. Pranimi nga tė tjerėt

    Zakonisht njerėzit bėhen objektivė dhe i gjykojnė rezultatet e tyre nė bazė tė standardit tė pėrsosmėrisė absolute. Nė fakt, ajo qė ka mė shumė rėndėsi ėshtė vetėpėrmbajtja.

    9. Ta duam njėri-tjetrin

    Pėr t’u pranuar nga tė tjerėt, duhet fillimisht tė respektojmė veten, pastaj ata qė na rrethojnė. Kjo vlen edhe atėherė kur nuk ia arrijmė qėllimit, sepse dėshtimet janė pjesė e jetės dhe nuk duhet tė vėnė nė diskutim vlerat tona.

    10. Kush bėn pėr ne...

    Kur merrni pėrsipėr njė punė, duhet tė jeni tė bindur pėr njė fakt: qė gjithēka e bėni me dėshirėn tuaj, apo pėr tė kėnaqur tė tjerėt. Tė jetosh pėr t’u ndjerė i vlerėsuar nga tė tjerėt dhe tė shmangėsh pėrballjen me ta, atėherė nuk je vetvetja dhe ėshtė e vėshtirė qė tė tjerėt tė tė kuptojnė. “Suksesi i vėrtetė ėshtė qė tė jeni tė vetėdijshėm pėr personin qė keni pėrballė”, pėrfundon psikologu.

    Tė turpshmit qė ia kanė dalė mbanė

    Srinivasa Ramanujan (1887-1920)

    Gjeniu i matematikės, i njohur fillimisht pėr teorinė analitike tė numrave. Pati fatin e keq tė lindte nė Indi, ku pėrveē njė mėsuesi, askush nuk ishte nė gjendje tė vlerėsonte rėndėsinė e dhuntisė sė tij. Ramanujan i mbante thjesht tė shkruara nė njė fletore mendimet e veta. Ndoshta mund tė kishte mbetur injorant, por njė ditė mori guximin dhe u regjistrua nė Universitetin e Kembrixhit. Nė njė copė letėr listoi tė gjitha teoremat qė dinte. Letra i ra nė dorė profesorit G. H. Hardy, i cili e ftoi gjeniun nė Londėr. Pėr fat tė keq, nė moshėn 33-vjeēare Ramanujan u nda nga jeta, pasi u prek nga turbekulozi.

    Ignac Semmelweis (1818-1865)

    Mjek hungarez, zbuloi rastin e “etheve tė lehonisė”, qė nė spitalin e tij nė Vjenė, vriste 10 nė 100 gra menjėherė pas lindjes. Nė fakt ishin vetė mjekėt qė transmetonin bakterin te gratė qė po lindnin, sepse nuk dezinfektonin duart. Semmelweis i detyroi mjekėt tė lanin mirė duart para se tė kishin kontakt me lehonat. Rezultatet ishin mbresėlėnėse: prej vitit 1847 vdekshmėria u ul nė 1%. Doktorit nuk iu dha asnjė meritė pėr kėtė, madje humbi punėn pėr shkak se kishte dhėnė njė urdhėr pa autorizim nga lart. Semmelweis ra nė depresion dhe vdiq nė njė ēmendinė nė vitin 1865. Ishte puna e Louis Pasteur dhe Joseph Lister qė vlerėsoi zbulimin e tij, dhe nė vitin 1894 Budapesti e nderoi me njė monument.

    Franz Kafka (1883-1924)

    Ēek qė njihte gjuhėn gjermane, pasioni pėr letėrsinė iu mohua nga familja, e cila e shtyu drejt njė pune mė “normale”, nė njė agjenci sigurimesh. Pėrfundimi: nė jetė arriti tė publikonte veprėn “Metamorfoza” dhe disa shkrime tė vogla. Pak kohė para se tė vdiste nga turbekulozi, iu lut mikut tė tij, Max Brod, t’i digjte tė gjitha veprat e pabotuara. Sot Kafka ėshtė i famshėm, vetėm sepse miku i tij nuk e pranoi kėrkesėn qė i bėri. shqiperia.com

      Ora ėshtė 12/5/2024, 21:21