BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Stresi ne fytyre, si ta eleminojme me metoda natyrale!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Stresi ne fytyre, si ta eleminojme me metoda natyrale!

    Mesazh nga LePuRuShJa 17/9/2011, 22:19

    Stresi ne fytyre, si ta eleminojme me metoda natyrale! Images

    Kur te jeni ne fuqi te plote, trupi juaj prodhon qeliza te cilat luftojne me bakteret dhe viruset dhe nuk lejojne qe ta demtojne lekuren tuaj.

    Prandaj, sasia e madhe e stresit dhe ulja e imunitetit ndikojne demshem ne lekure. Prandaj, puērra do te mbetet ne lekure disa dite ose, ndoshta, edhe disa muaj edhe pse jeni permbajtur te gjitha rregullave per mirembajtjen e lekures, rregullisht i keni bere trajtimet kozmetike, keni harxhuar te holla per kremra te mira, mirepo edhe me tej keni telashe me lekure problematike.

    Studimet
    Kerkimet me te reja tregojne se niveli i larte i kortizolit, hormon i stresit, mund te jete shkaktar per probleme te shumta dermatologjike. Kur jeni te tensionuara, trupi juaj prodhon hormone, ndersa pasojat katastrofike nuk mund te fshihen, sepse shfaqen pikerisht atje ku shihen me se shumti, ne lekure, e cila merr pamje te perhitur, te pajete dhe pa shkelqim. Per fat, psikodermatologet (dermatologet te cilet per zgjidhjen e problemit te lekures nisen nga psikologjia), kane zgjidhje.

    Mendja
    Besoni ose jo, shetitja ne natyre dhe shoqerimi me miq mund te jene me shume dobi per lekuren tuaj. Tingellon pabesueshem, porse shkencetaret kete e sqarojne keshtu: Ēdohere kur ndiejme kenaqesi, trupi yne liron endorfinen, hormon ky i lumturise, qe eshte edhe arma me e mire natyrale kunder stresit, perfundojne psikodermatologet dhe propozojne qe nga te gjitha ritualet ēdo ditore, me e mira eshte terapia antistresuese, perdorimi i preparateve kunder akneve, po keshtu, eshte trajtim i cili do t’ju sjelle kenaqesi te shumefishte, i eliminon sulmet e merzitshme dhe ju ndihmon qe te ēliroheni. Filloni me mjetin per pastrim te lekures se fytyres, pas te cilit perdoret kremi, duke bere levizje te lehta rrethore, kjo eshte terapi e shkelqyer kunder stresit.

    Bukuria
    Preparatet qe permbajne thartiren salicine jane arme e fuqishme ne lufte kunder akneve dhe puērrave. Ne mengjes dhe ne mbremje pastrojeni fytyren me losion qe permban kete perberje dhe perdoreni kremin me te njejten substance.

    Metoda
    Tensioni psikik mund te shfaqet ne pamjen e lekures ne tri menyra: Me tkurrjen e muskujve (shtangim i fytyres), ngushtimin e eneve te gjakut (zbehje, humbje e shkelqimit dhe freskise) dhe ne ndjeshmerine dhe tharjen e lekures.
    Pastroni lekuren
    Perdorni qumeshtin pastrues. Me pas, ne vend qe te tamposh lekuren me tonikun, shperndaj pika te vogla kremi ne fytyre, molleza dhe mjeker.

    Kujdes me rrudhat
    Me gishta te bashkuar fillo te shperndash kremin mbi balle. Levizjet duhet te jene horizontale dhe ngulmo drejt kockes se mbivetullave.

    Molleza dhe faqe
    Vetem me nje gisht bej levizje te lehta rrotulluese duke filluar mbi faqet, duke ferkuar mollezat dhe duke mberritur ne ekstremin e jashtem te vetullave.

    Kujdes lekuren
    Levizjet ne piken 3 duhen kryer me gishta dhe pergjate pjeseve te hundes. Duhet te terheqesh lekuren drejt pjeses se jashtme te fytyres me levizje te embla dhe te njepasnjeshme.

    Masazhet
    Duke nisur nga mjekra picko ne menyre delikate lekuren, duke u ngjitur drejt kockes se nofulles. Te njejten levizje bejeni edhe ne anen tjeter te fytyres, po me te njejtin intensitet.

    Qafa
    Masazhi vazhdon ne qafe. Me pellembet e duarve te hapura, nisu nga pjesa e fundit e qafes duke u ngjitur lart derisa te mberrish tek mjekra. Mbuloni te gjithe zonen qe ju intereson duke e ledhatuar embel.

    Buzet
    Me mollezat e gishtit shtyp poshte bluzes dhe pastaj menjehere siper. Ato qe prek jane pikat shiatsu, te nevojshme per te bere rigjallerimin e muskujve te lekures.

    Marre nga: Gazeta Shqiptare

      Ora ėshtė 10/5/2024, 16:48