BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Llojet e vitaminave dhe mineraleve kunder stresit!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Llojet e vitaminave dhe mineraleve kunder stresit!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/9/2011, 12:31

    Llojet e vitaminave dhe mineraleve kunder stresit! Images

    Stresi eshte pjese e shendetshme e jetes sone te perditshme, por stresi i tepert mund te shkaktoj probleme si emocionale ashtu edhe fizike. Stresi mund te kontribuoj ne zvogelim te produktivitetit, semundjes se zemres, lodhjes dhe nervozes kronike. Stresi i tepruar gjithashtu shkakton qe truri juaj te liroj kortizol, nje materie kimike qe kontribuon ne shtim te peshes. Edhe pse vitaminat dhe mineralet nuk mund ta eliminojne stresin, ato se paku mund te reduktojne efektet e tij ne trup dhe mendjen tuaj.

    Vitamina C

    Shumica e njerezve e njohin vitaminen C per dobite e saj ne forcimin e imunitetit. Kjo vitamine mund te shtoj qelizat e bardha te gjakut keshtu duke permiresuar aftesine e trupit tuaj te shmang gripin, ftohjen dhe infeksionet tjera bakteriale. Por, vitamina C mund gjithashtu te ndihmoj nese vuan nga stresi kronik apo stresi i tepruar. Kjo vitamine posedon perberes ant-stresues dhe mund te ndihmoj turpit tuaj ne prodhimin e serotonit, nje neurotransmetues qe ka efekt qetesues. Kivi, brokoli, spinaqi, avokado, frutat kokerr, dhe frutat citrik jane burim natyral qe permbajne vitamin C me bollek.

    Vitamina B5 apo Acidi Pantothenic

    Acidi pantothenic, apo ndryshe e njohur vitamina B5, ndihmon ne absorbimin e vitaminave tjera te nevojshme per shendet optimal. Pervec tjerash gjithashtu ndihmon trupin tuaj ne metabolizimin e proteinave dhe yndyrave te cilat jane te nevojshme per funksionim te mirefillte te trurit dhe rregullim te disponimit. Acidi panttothenic ofron dobi anti-stresi duke promovuar prodhimin e norepinerfrines, serotonin dhe dpoamines, qe te gjitha luftojne tensionin dhe shqetesimin. Shto sasine acidit pantothenic duke konsumuar disa ushqime siqe jane buka thekres, thjerrezat, fasulet e zeza, veze, kerpudha dhe arrat.

    Zink

    Zinku eshte nje vitamine forcuese e imunitetit e cila mund te ndihmoj trupin tuaj ne zmbrapsjen e semundjeve gjate koheve te stresit. Mund gjithashtu te ndihmon ne pastrimin e materieve toksike nga rrjedha e gjakut, materie te cilat mund te irritojne sistemin nervor dhe keqesojne stresin. Zinku gjithashtu ndihmon ne qetesimin e sistemin qendror nervor tuaj keshtu duke ndihmuar te qetesohesh dhe te mendosh i fokusuar. Farat e kungullit, sardelet, tofu, peshku, mishi pules, majdanozi, dhe fasulet jane burim i pasur i zinkut.

    Niacini

    Niacini, gjithashtu i njohur si vitamina B3, eshte vitamine b-kompleks qe perkrahe shendetin e sistemit nervor qe ne anen tjeter mund te ndihmoj ne reduktimin e efekteve fizike dhe mentale te stresit. Niacini gjithashtu mund te permiresoj qarkullimin e gjakut keshtu duke ndihmuar dergimin e materieve ushqyese tek truri juaj per rigjenerim te shendetshem qelizor. E kjo mund te ndihmoj ne reduktimin e stresit. Kjo vitamine eshte esenciale per metabolizimin e proteinave, te cilat mund te reduktojne lodhjen e shkaktuar nga stresi. Karotat, kikiriku, specat, produktet nga gruri i plote, jonxha, patatet dhe domatet permbajne niacin.

    Nje multivitamin qe zakonisht mund ta gjeni ne secilen barantore kish me ju dhuru qe te gjitha keto vitamina dhe minerale qe ndihmojne per te reduuktuar stresi dhe shume vitamina e minerale tjera per nje shendet me te mire tuaj.

      Ora ėshtė 19/5/2024, 13:49