BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Alkooli na ben me pak te interesuar ndaj gabimeve tona!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Alkooli na ben me pak te interesuar ndaj gabimeve tona!

    Mesazh nga LePuRuShJa 27/9/2011, 12:36

    Alkooli na ben me pak te interesuar ndaj gabimeve tona! Images

    Tė gjithė e duam, por me karar…

    Njė prej shumė efekteve qė alkooli shkakton nė trurin e njeriut ėshtė edhe ai i pėrqendrimit tė pakėt nė gabimet qė mund tė bėjmė gjatė pėrditshmėrisė sonė. Sipas studimeve tė ndryshme, njė gjė e tillė mund tė na bėjė tė ndihemi persona tė sigurt nė vetvete.

    Thuhet se alkooli i konsumuar nė sasi tė vogėl, mund edhe tė bėjė mirė. Qė tė jemi tė qartė ky nuk ėshtė njė gjykim personal, por fryt i shumė studimeve. Megjithatė, pėrtej ēdo lloj paragjykimi, studimet e fundit konfirmojnė se alkooli mund tė na e tjetėrsojė trurin dhe tė na bėjė mė pak tė interesuar ndaj gabimeve tona. Dhe jo vetėm. Alkooli mjegullon trurin dhe jep njė sinjal tė rėndėsishėm i cili vė nė gjendje alarmi trurin tonė nė vlerėsimin e gabimeve. Njė sistem ky qė ndėr tė tjera na ndihmon tė shmangim vėnien nė situata tė rrezikshme. Studiuesit e Universitetit tė Misurit sugjerojnė se nė kėtė rast, do tė nxiteshin personat e pasigurt dhe tė shqetėsuar, duke ulur problemet.

    “Kur njerėzit bėjnė gabime, aktiviteti nė njė pjesė tė trurit, pėrgjegjės pėr monitorimin e sjelljeve, rritet natyrshėm. Pra nė kėtė moment, pjesėt e tjera tė trurit marrin njė sinjal i cili tregon se diēka po shkon keq”, thotė Bruce Barthlow, profesor i psikologjisė nė Universitetin e Misisipit. “Studimi ynė nuk ėshtė i pari qė tregon se alkooli redukton disa sinjale alarmi nė tru, por ndryshe nga shumė kėrkime tė tjera, mendojmė se alkooli nuk redukton pėrgjegjshmėrinė ndaj gabimeve, por reduktohet kur shqetėsoheni se do t’i bėni kėto gabime”.

    Pėr tė arritur nė kėto pėrfundime, shkencėtarėt amerikanė kanė marrė nė studimin e tyre 67 vullnetarė, nga tė dyja gjinitė dhe tė moshės nga 21 deri nė 35 vjeē. Doktor Barthlow dhe kolegėt e tij kanė kontrolluar aktivitetin cerebral tė vullnetarėve gjatė njė sėrė testesh, qė parashikonin pėrfundimin e njė ushtrimi nė kompjuter, i programuar posaēėrisht pėr tė shkaktuar disa gabime. Nė fillim, pjesėmarrėsit janė ndarė nė mėnyrė krejt rastėsore nė 3 grupe. Pothuajse njė tė tretės sė tyre u dha pėr tė pirė njė pije alkoolike; pjesės tjetėr u dha pije joalkoolike ose qetėsues tė padėmshėm. Gjatė testeve, studiuesit monitoruan edhe ndryshimet e humorit, saktėsinė nė kryerjen e detyrės dhe saktėsinė e perceptimit tė asaj qė kishin bėrė.

    Tė dhėnat e grumbulluara treguan qartė se te tė gjithė ata persona qė konsumuan alkool, sinjali i gjendjes sė alarmit nė tru, gjatė pėrgjigjeve tė gabuara ishte shumė herė mė i vogėl sesa te personat qė konsumuan pije joalkoolike.

    Njė tjetėr fakt interesant ishte se, tė gjithė ata qė konsumuan alkool kishin bėrė gabime gjatė testit. Sipas studiuesve, kjo tregon se reduktimi i sinjalit tė alarmit nga ana e trurit, nuk ėshtė verifikuar vetėm sepse ata tė grupit tė alkoolikėve ishin tė ndėrgjegjshėm pėr gabimet e tyre. Veē tė tjerash, kush kishte konsumuar alkool ishte mė pak i prirur pėr tė vlerėsuar gabimet e bėra dhe si rrjedhojė, mė i kujdesshėm pėr tė mos kryer tė tjera.

    “Nė aktivitetet qė pėrdorėm pėr testet, edhe pse i inkurajojnė njerėzit qė tė kėrkojnė pėrgjigje sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, ėshtė mė e zakonshme pėr ta tė pėrgjigjen mė ngadalė nė vijim tė njė gabimi, njė mėnyrė kjo qė tregon se duan tė marrin vetėkontrollin. Faktikisht, kėtė e vura re nė grupin e joalkoolikėve. Nė grupin e alkoolikėve asnjė nuk e bėri”, nėnvijėzoi Barthlow.

    Njė tjetėr aspekt qė u vu re ishte ajo qė tregonte pėr njė ulje tė sinjalit tė alarmit nga ana e trurit, nė bazė tė humorit tė pjesėmarrėsve. Vullnetarėt qė kishin konsumuar pije alkoolike, thoshin se ndiheshin mė pak negativė. Duke iu referuar rezultateve, studiuesit mendojnė pėr njė efekt tė mundshėm pozitiv tė alkoolit, sidomos te personat e shqetėsuar pėr njė rezultat tė rėndėsishėm apo situatė tė rėndėsishme: do t’i bėnte ata mė tė sigurt nė vetvete, duke ulur ankthin dhe shqetėsimin.

    Gjithashtu, nuk duhet tė harrojmė se alkooli e bėn efektin e tij, si nė tru ashtu edhe nė trupin e njeriut: nėse ai merret nė doza tė mėdha, bėhet njė thikė me dy presa, pa harruar faktin se nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve bėhemi tė varur prej tij ose tė alkoolizuar. “Tė kesh njė pėrgjigje tė fortė tė trurit ndaj gabimeve, do tė thotė njė vetėkontroll i mirė dhe i ndihmon njerėzit tė shmangin gabimet nė tė ardhmen”, pėrfundoi Barthlow. Pra me pak fjalė, fabula ėshtė e qartė: tė pish nga pak tė ndihmon, por nė fund tė fundit, mė e mira ėshtė tė mos pish fare… Shqiperia.com

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 13/5/2024, 09:19