BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Renia e flokeve gjate ketij sezoni

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Renia e flokeve gjate ketij sezoni

    Mesazh nga LePuRuShJa 3/10/2011, 21:54

    Renia e flokeve gjate ketij sezoni Images

    Cdo vit, qe nga shtatori, veme re se floket na bien me shume se zakonisht. Kjo nuk duhet te na fute ne panik. Ja keshillat qe japin specialistet.

    Disave iu bien kur i kapin, disave gjate krehjes, por ka dhe te tjerė qe nuk i vene re fare sesa flokė iu bien gjate kėsaj periudhe. Tashme ėshtė njė fakt. Gjate pranverės dhe gjate vjeshtės ne humbim me shume flokė se gjate stinėve te tjera. Ne vjeshte kjo ndikohet edhe nga lodhja qe vjen si pasoje e fillimit te punės, rėnies se moralit si dhe janė pasoje e diellit te forte dhe kripės se detit te marre gjate verės. Ashtu si ne edhe flokėt tanė gjate kėsaj stine humbin gjallėrinė dhe fillojnė te bien. Nga 26 deri ne 60 fije ne dite, ne kohe normale, tani shkojnė ne 100.


    Ėshtė e kote qe te shqetėsohemi dhe te stresohemi. Ndodh shume rralle qe ky fenomen te zgjate me shume se tre muaj. Nėse kalon kėtė periudhe duhet me patjetėr te konsultohemi me njė mjek. Njė problem me tiroiden, aneminė apo mosfunksionimi i mire hormonal mund te jete njė nga shkaqet qe e shkakton kėtė.

    Duhet te marrim sa me shume vitamina B5 dhe B6, magnez dhe silic

    Shėndeti i flokėve tanė fillon qe nga ushqimi. Pėr te kufizuar ndikimin e ndryshimeve sezonale, dermatologet kėshillojnė konsumimin gjate kėsaj kohe te produkteve qe pėrmbajnė vitamina B5 dhe B6, magnez dhe silic. Mund te blejmė edhe ne farmaci ushqyes pėr flokėt.

    Duhet te vazhdojmė t’i lajme flokėt rregullisht

    Edhe pse gjate dushit mund te vėrejmė qe na bien me shume flokė se zakonisht, kjo nuk duhet te ndikoje pėr te mos i lare aq shpesh ato. Dermatologet thonė se nuk duhet te kemi frike nga larja duke qene se na bien vetėm ato qe janė tashme te “vdekura”. Larja vetėm sa na i lehtėson punėn.

    Duhet te pėrdorim pak silic organik

    Silici organik, i njohur edhe ne formėn e G5-ės stimulon rrėnjėn dhe lėkuren e flokėve. Ai mund te pėrdoret edhe si kure parandaluese por edhe si njė trajtim urgjent kur na bien shume flokė.

    Duhet t’i bėjmė masazhe lėkurės se kokės pėr te riaktivizuar qarkullimin e gjakut

    Masazhet tek lėkura e kokės stimulojnė qarkullimin e gjakut. Kjo forcon flokėt e rinj qe dalin dhe largon flokėt e dobėt.

    Me e rėndėsishmja nga te gjitha ėshtė qe ne te mos stresohemi se tepėrmi. Ashtu siē bien gjethet e pemėve kėtė sezon dhe dalin me pas te rejat ashtu ndodhe edhe me flokėt tanė.

    (marre nga PSYCHOLOGIES)

      Ora ėshtė 27/4/2024, 18:52