BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    15 semundjet me te shpeshta

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 15 semundjet me te shpeshta

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/10/2011, 15:23

    15 semundjet me te shpeshta Images

    Spondilialtroza ėshtė njė sėmundje, e cila po merr njė pėrhapje tė gjerė, ndaj dhe mjekėt japin disa kėshilla se si mund tė evitohen dhembjet.

    Kėshtu, ēdo mėngjes duhet tė bėni tė paktėn 15 minuta ushtrime pėr muskujt e qafės, nė darkė bėni dush me temperaturė mesatare. Evitoni stresin dhe dėgjimin e televizorit me zė tė lartė. Janė 15 sėmundjet mė tė shpeshta, qė prekin njė numėr tė lartė tė personave. Sėmundjet kardiake, qėndrojnė nė krye tė top listės, duke prekur njė numėr gjithnjė e mė tė lartė, tensioni i lartė gjithashtu, pjesė e sėmundjeve tė zemrės, pėr shkak tė regjimit ushqimor tė gabuar apo edhe veseve, sipas mjekėve po evidentohet edhe ndėr moshat e reja. Tė tjera sėmundje, si diabeti i cilėsuar si sėmundja e mirėqenies, nuk po njeh kufij duke u diagnostikuar ndėr fėmijė, tė rinj e tė rritur. Po kėshtu edhe pėr sėmundjet e veshkave, tėmthit dhe mėlēisė, “Standardi” sjell regjimin ushqimor dhe kėshillat e duhura tė kėshillave mjekėsore pėr tė mbajtur nėn kontroll sėmundjet tek personat e prekur, gjithashtu pėr tė rritur mirėqenien e organeve qė ende nuk janė prekur.
    Zemra

    Pėr luftimin e sėmundjeve kardiake mjekėt kėshillojnė tė pakėsoni ushqimet me yndyrė, shtoni perimet dhe frutat e freskėta nė dietėn tuaj. Bėni ēdo ditė tė paktėn 30 minuta ecje, gjithashtu bėni ēdo ditė tė paktėn 15 minuta ushtrime. Konsumoni njė gotė verė tė kuqe nė ditė dhe duhet tė kini parasysh tė evitoni alkoolin, duhanin.

    Kolesteroli

    Pėr tė ulur pėrqindjen e lartė tė kolesterolit nuk duhet tė pini cigare dhe nėse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtėsisht. Merruni me ushtrime fizike nė mėnyrė tė rregullt. Mbani njė peshė ideale (pesha ideale ėshtė ajo qė keni pasur kur keni qenė 25 vjeē). Favorizoni mė tepėr konsumin e peshkut se sa tė mishit, pėrdorni mė shumė vajin e ullirit se sa gjalpin nė pėrgatitjen e vakteve. Kujdes me ėmbėlsirat e ndryshme, sepse bėhen gjithnjė me shumė vezė, po ashtu duhet tė largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.

    Obeziteti

    Problemi qė ka shumė prej jush qė vuani nga mbipesha duhet tė nisni fillimisht tė lėvizni duke caktuar kohė pėr aktivitete ēdo ditė. Zgjidhni ushqimin cilėsor, duke i dhėnė organizmit gjithēka pėr tė cilėn ai ka nevojė. Yndyrat dhe sheqernat kanė shije tė mirė dhe ju nevojitet njė masė e caktuar e tyre ēdo ditė. Balanconi dietėn tuaj, tė gjitha ushqimet mund t’i vendosim nė dietė tė shėndetshme. Planifikoni njė meny tė shumėllojshme gjatė ditės. Planifikoni tė kaloni 5-10 minuta pushim ēdo mėngjes. Mundohuni tė jeni korrektė me ushqimin, hani nga tė gjitha llojet, por me kufi.

    Anemia

    Anemikėt duhet tė fillojnė tė konsumojnė fruta me vitaminė C, spinaq dhe barėra jeshile. Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase pėr t’u trajtuar. Anemikėt duhet tė pinė 150 gramė lėng karotash nė ditė. Ēajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orė pėrpara se tė hanė, pasi ndryshe vėshtirėsohet tretja. Pacientėt duhet tė pinė ēdo ditė 150 ml lėng tė rrepės sė kuqe, para buke. Kėshillohet tė konsumohet sa mė shpesh domatja. Tė sėmurėt duhet tė marrin gjithashtu, ēdo ditė 10-15 fruta tė mandarinės pėr njė kohė prej 20-25 ditė.

    Reumatizma

    Tė sėmurėt me reumatizėm duhet tė fillojnė tė mendojnė pėr kurat trajtuese. Kėshtu bėni dy herė nė javė ushtime gjimnastikore tė lehta, merrni here pas herė (njė herė nė dy ose tre muaj) tableta multivitaminė. Jetoni nė ambiente qė nuk janė tė ftohta si dhe bėni plazh ēdo vit dhe e rėndėsishme ėshtė qė tė shtriheni nė rėrėn e mėngjesit dhe tė pasdites. Pini sa mė shumė ēajra me bimė jeshile dhe pėrdorni ujė mineral. Hani sa mė shumė fruta me vitaminė C dhe A. Sa herė qė ndieheni tė lodhur pėrdorni paracetamol ose medikamente tė tjera me pėrmbajtje paracetamoli.

    Spondiliatroza

    Njė sėmundje, e cila po merr njė pėrhapje tė gjerė, ndaj dhe mjekėt japin disa kėshilla se si mund tė evitohen dhembjet. Kėshtu ēdo mėngjes duhet tė bėni tė paktėn 15 minuta ushtrime pėr muskujt e qafės, nė darkė bėni dush me temperaturė mesatare. Evitoni stresin dhe dėgjimin e televizorit me zė tė lartė. E kėshillueshme ėshtė gjithashtu pirja e ēajrave tė ndryshme, veēanėrisht me mente, bėn mirė pėr sėmundjen. Ecja, shėtitjet pasditeve ndihmojnė pėr njė gjumė mė tė mirė. Zgjedhja e dyshekut, e jastėkut duhet tė jetė e kujdesshme, nė mėnyrė qė ato tė pėrshtaten me masėn e qafės. Kujdes, pėr tė hequr dhembjen nuk duhet tė pini asnjėherė paracetamol dhe aspirina.

    Sinoziti

    Pėr personat qė vuajnė nga sinoziti kėshillohet qė gjithmonė tė mbajnė syze edhe nė dimėr, edhe nė verė, pėr sa i pėrket ushqyerjes duhet tė pėrdorin sa mė shumė ushqime me fibra. Nė rast se ju fillojnė dhembjet ėshtė mirė qė tė konsumoni menjėherė kafe. Evitoni zhurmat e larta, tė magnetofonit, televizorit, ndėrsa pėr t’u qetėsuar, qėndroni nė qetėsi tė plotė dhe nė njė ambient tė mbyllur dhe nė errėsirė pėr tė paktėn 30 minuta.

    Migrena

    Pėr tė evituar dhembjen e herėpashershme duhet qė tė kontrolloni tensionin ēdo ditė, pasi luhatjet e tij janė shkak pėr shfaqjen e krizave tė migrenės. Mjekėt kėshillojnė gjithashtu qė ju tė kuroni dhembjet e dhėmbėve, dhembjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundėve, pasi ato bėhen shkak pėr migrenė kronike edhe pas kėtyre sėmundjeve. Tė evitoni zemėrimin, emocionet e forta, shokimet, ēlironi tensionet, ēlirohuni nga streset; largoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinės, ērregullimet e gjumit, ērregullimet seksuale. Mos qėndroni nė vende me zhurmė tė lartė, nė ambiente me drita tė zbehta si dhe ambiente me lagėshtirė.

    Diabeti

    Pėr tė sėmurėt me diabet ushqimet qė duhet tė konsumojnė pacientėt. Fillimisht ata duhet tė mbajnė nėn kontroll peshėn dhe tė kufizojnė sheqernat e rafinuara. Nga ana tjetėr ata duhet tė rrisin sasinė e fibrės nė dietė, yndyrat duhet tė jenė vajra me njė lidhje dyfishe. Ndėrkohė qė duhet t’i shtojnė dietės sė tyre arra, edhe bajamet janė shumė efikase.

    Pankreasi

    Pėr tė mos dėmtuar pankreasin duhet tė mos pėrdorni alkool, kjo ėshtė kėshilla numėr njė e specialistėve tė shėndetėsisė pėr tė evituar pankreasin. Femrat dėmtohen mė shpesh sesa meshkujt nga sėmundja, pasi stomaku i tyre e ka mė tė vėshtirė tretjen e ushqimeve, pėr kėtė arsye atyre u kėshillohet tė pėrdorin sa mė pak kripė, yndyrė. Pėr tė luftuar sėmundjen e pankreasit kėshillohet njė jetė sa mė e qetė, pa strese dhe ērregullime nervore.

    Veshkat

    Pėr tė evituar sėmundjet e veshkave evitoni kripėn e tepėrt, pini sa mė shumė lėngje, konsumoni ēaj nga trėndafili i egėr, lėng kumbulle. Pini mė shumė se 1 litėr e gjysmė ujė mineral nė ditė.

    Mushkėritė

    Parandalimi i sėmundjeve pėr shumė kėnd ėshtė njė mision i veēantė dhe shumė i rėndėsishėm, i cili mund vetėm me shmangien e disa veseve dhe ushqyerje tė shėndetshme nė mėnyrė tė veēantė pėr tė ndihmuar mushkėritė tuaja pėrdorni sa mė shumė produkte me mish. Shėtisni tė paktėn njė orė nė ditė nė njė pyll tė mbushur me pemė dhe nė ajėr tė pastėr. Kėshilla e shekullit, mos pėrdorni duhan si dhe mos jetoni apo mos flini nė njė dhomė me duhanpirės. Nė regjimin tuaj ushqimor pėrdorni sa mė shumė lėngje dhe supėza, ēdo ditė duhet tė konsumoni njė gotė verė, preferohet e kuqe.

    Gurėt nė tėmth

    Shfaqja e gurėve nė tėmth luftohet duke konsumuar ēaj rigoni, gjithashtu pėr kurimin e sėmundjes, pėrveē bimės shėrbejnė edhe gjethet e thara nė hije. Pėrdorni erėza nė ushqime. Pėrveē shijes sė mirė, parandalojnė sėmundjet. Pėrdorni sa mė pak ushqime tė skuqura dhe kripė, si dhe pini sa mė shumė lėngje dhe ujė natyral.

    Krizat e barkut

    Ndėrsa pėr tė evituar krizat e barkut pėrdorini ushqime tė pasura me hekur, mish, peshk, shpretkė, vezė, perime, fruta qė pėrmbajnė vitaminė C. Kafe, ēaj, kakao apo edhe lėngje tė tjera, qė pėrmbajnė kafeinė, duhet t’i marrin dy orė para ose pas ushqimit. Hurmat janė tepėr efikase pėr tė trajtuar dhembjet e barkut.

    Mėlēia

    Duhet tė dini ushqimet qė kurojnė dhe dėmtojnė mėlēinė duke nisur qė nga pėrdorimi i 20-40 gramėve alkool nė ditė dėmton mėlēinė. Mosha ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė tė dėmtimit tė mėlēisė, pasi sa mė e vogėl qė tė jetė mosha e konsumatorėve tė alkoolit aq mė tė rėnda janė dėmtimet. Predispozicioni gjenetik ėshtė njė ndėr faktorėt kryesorė tė shfaqjes sė sėmundjes. Ndėrsa kėshillohet konsumimi i produkteve tė mishit, i rrepave tė kuq, lakrės sė kuqe dhe brokolit. Por tė mos pihen shumė kafe gjatė ditės, tė mos konsumohet birra dhe lėngjet me gaz. Peshku dhe nėnproduktet e tij janė shumė efikase pėr “mirėqenien” e mėlēive.

    Kėshilla

    Pėrdorni njė shumėllojshmėri ushqimesh, organizmi ynė ka nevojė pėr mė shumė se 40 pėrbėrės pėr njė shėndet tė mirė, por asnjė ushqim i vetėm nuk mund tė pėrmbushė tė gjitha kėto kėrkesa sė bashku. Sot, falė shumėllojshmėrisė ushqimore qė disponojmė mund tė hash me lehtėsi njė varietet tė madh ushqimesh, qofshin kėto tė freskėta apo tė konservuara duke filluar nga frutat perimet, drithėrat, mishi i kuq, mishi i pulės, peshku, vajrat dhe yndyrat. Kėshilla jonė pėr ju ėshtė tė mundoheni tė ekuilibroni zgjedhjet e tuaja gjatė gjithė ditės, nėse dreka pėrmban shumė yndyra atėherė hani njė darkė tė lehtė me yndyra (hipokalorike), nėse nė darke ke ngrenė shumė mish, ditėn tjetėr ha nė drekė peshk. Pėrdorni njė ushqyerje tė bazuar mbi ushqime tė pasura me karbohidrat. Pjesa mė e madhe e njerėzve nuk konsumojnė gjatė ditės sasinė e duhur tė bukės, patateve, orizit dhe drithėrave nė pėrgjithėsi. Por nuk duhet tė harrojmė qė njė dietė e shėndetshme pjesėn mė tė madhe tė kalorive e merr nga kėto pėrbėrės. Pėrdorni produktet e drithėrave pėr njė dietė tė shėndetshme.

    Frutat dhe perimet

    Frutat dhe perimet janė tė rėndėsishme nė furnizimin e organizmit nė pėrbėrės ushqyes dhe mbrojtės nė tė njėjtėn kohė. Vetitė antioksidante tė frutave i kanė bėrė ato tė parapėlqyera. Lėndėt mė tė rėndėsishme qė i gjejmė te frutat janė vitamina C dhe E apo b-karoteni, likopeni dhe luteina. Hani pesė porcione fruta nė ditė, nėse nuk do t’ju pėlqejė nė fillim mos reshtni sė konsumuari, por pėrdorni frutat nė receta tė ndryshme me ushqimet qė do tė konsumoni gjatė ditės.

    Pesha

    Pesha ideale varet nga disa faktorė ndėr tė cilėt pėrfshihen, seksi, gjatėsia dhe mosha. Tė jesh mbi peshė shton rreziqet pėr sėmundje, ndėr tė cilat mė tė shpeshtat janė ato kardiake, neurologjike dhe kanceri. Rritja e peshės vjen si pasojė e marrjes sė mė shumė kalorive sesa konsumohen nga organizmi pėr nevojat e tij. Kėto kalori tė tepėrta mund tė vijnė nga marrja pa kriter e ushqimeve tė pasura me yndyra, karbohidrate, proteina apo alkooli, por pėrgjegjėsi kryesore mbetet yndyra e cila furnizon organizmin me sasinė mė tė madhe tė kalorive. Mjeti mė i mirė pėr tė shmangur mbipeshėn ėshtė aktiviteti fizik. Keshilla.net

      Ora ėshtė 11/5/2024, 10:01