BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Babeta Shahini ka publikuar klipin mė tė fundit “Nuk janė mė zemrat”

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Babeta Shahini ka publikuar klipin mė tė fundit “Nuk janė mė zemrat”

    Mesazh nga LePuRuShJa 26/5/2009, 15:26

    Babeta Shahini ka publikuar klipin mė tė fundit “Nuk janė mė zemrat” Babetashahini

    Vajza mė thotė: Mami, mos u ndaj nga babi...

    Babeta sjell sėrish njė tjetėr hit, “Nuk janė mė zemrat” dhe mund tė them se kjo ėshtė kėnga mė e mirė qė ke realizuar deri sot...

    Nė fakt kėtė gjė mendoj edhe unė. Nė pėrgjithėsi mė pėlqejnė tė gjitha kėngėt qė kam publikuar, por kjo mė ngjall njė ndjesi tė veēantė. Mendoj se ėshtė kėnga mė e bukur qė kam publikuar deri tani.


    Si lindi ideja pėr kėtė kėngė?

    Nuk ėshtė se kjo kėngė ka ndonjė histori tė vėrtetė brenda. Thjesht Liri bėri si gjithmonė muzikėn, e cila kėtė herė ishte shumė e ndjerė. Ndėrkohė qė Armand Trebicka goditi me tekstin qė realizoi, duke bėrė qė ai tė pėrshtatej mė sė miri me muzikėn. Dhe nė total kėnga doli shumė e bukur, ashtu siē unė e parashikoja.

    Dhe pėrveē muzikės dhe tekstit, do tė shtoja se njė plus ėshtė edhe zėri yt, i cili i pėrshtatet mė sė miri baladave.

    Shumė njerėz ma kanė thėnė kėtė (buzėqesh). Megjithatė edhe vetė e kam ditur qė kėngėt melankolike mė shkojnė shumė, pasi edhe zėri im ėshtė mė i pėrshtatshėm pėr kėngė tė tilla. Mendoj se nė kėtė rrymė e gjej tamam veten.

    Po tregu ēfarė kėngėsh kėrkon mė shumė?

    Tregu i kėrkon tė gjitha. Mendoj se ai do tė dijė ta thithė kėtė kėngė, pasi mendoj se nuk ėshtė njė baladė e pakuptueshme apo e vėshtirė pėr t’u kapur. Mjafton ta dėgjosh dy herė si kėngė dhe menjėherė tė bėn pėr vete. E them kėtė pasi kam arritur ta testoj edhe nė publik.

    Dhe cili ka qenė rezultati i kėtij testimi?

    Shumė pozitiv. Akoma pa e nxjerrė kėngėn nė treg unė e kam testuar nė shumė kategori dhe mosha tė ndryshme kėtė kėngė dhe ka rezultuar qė ėshtė pėlqyer shumė nga tė gjithė.

    Je ndėr kėngėtaret qė kanė realizuar mė shumė videoklipe. Mė thua dot njė numėr ekzakt tė tyre?

    (Mendohet) E kam humbur numrin (qesh). Por kėto dy-tre vitet e fundit janė bėrė rreth 6 klipe.

    Po qė nga fillimi fare?

    Oboboo, ato nuk u numėroj dot (qesh). Megjithatė kėto tė fundit janė klipe vėrtet cilėsore dhe tė realizuara mirė, pėr tė parėt ka vend pėr kritikė. Por ashtu ishte koha dhe tė tilla ishin standardet atėherė. Klipet e para, tė cilat nuk mund t’i quaj videoklipe tė mirėfillta, janė realizuar nė Zvicėr, ku kam qenė sė bashku me Ilirin dhe aty kam realizuar nga njė klip pėr tė gjitha kėngėt e 2 albumeve tė para. Nė atė kohė Shqipėria ishte ende mbrapa, e mbushur me pluhur dhe pisllėk dhe pastėrtia e gjelbėrimi i Zvicrės dukej vėrtet bukur nėpėr klipe.

    Babeta Shahini ka publikuar klipin mė tė fundit “Nuk janė mė zemrat” Babeta_shahini

    Dhe nga gjithė kėto klipe cili ėshtė ai qė ke mė pėr zemėr?

    Mua mė pėlqejnė tė gjithė, pasi secili ka tė veēantėn e vet. Megjithatė le ta lėmė qė “Kili, kili” ėshtė mė i veēanti nga tė gjithė tė tjerėt.

    Zakonisht kur realizon klipet e bėn me kėnaqėsi, apo e shikon si njė angari tė cilėn duhet ta bėsh pėr hir tė njė ēėshtjeje tė rėndėsishme, siē ėshtė suksesi i kėngės?

    Normal qė klipet i realizoj me dėshirė, pasi pėr sa kohė e kam me pasion kėtė qė bėj dhe e dua shumė kėngėn, edhe klipin e shikoj si pjesė tė rėndėsishme tė suksesit. Megjithatė ka edhe momente kur nuk mund tė jesh mirė me shėndet, kur nuk je nė gjendje tė mirė fizike apo shpirtėrore dhe klipi tė kthehet nė njė detyrė tė cilėn duhet ta realizosh patjetėr.

    Dhe sa rol mendon se ka klipi nė suksesin e njė kėnge? Tė ka ndodhur qė njė kėngė tė cilės nuk i ke realizuar klip tė kthehet nė hit?

    Pa diskutim qė klipi luan njė rol shumė tė rėndėsishėm te kėnga, veēanėrisht nė kėto ditė qė kanė ardhur sot. Mė pėrpara edhe ndodhte qė njė kėngė, edhe pse pa klip, tė kthehej nė super hit, duke qenė se numri i tyre ishte mė i kufizuar. Por sot qė tregu ėshtė i mbushur me videoklipe, ato janė bėrė njė domosdoshmėri pėr suksesin e kėngės.

    Njė ndėr problemet mė tė mėdha qė ka prekur jo vetėm Shqipėrinė, por gjithė botėn, ėshtė kriza ekonomike. Sa e ke ndierė ti njė problem tė tillė nė profesionin tėnd?

    Kriza ndikon kudo dhe ashtu siē ndikon nė ēdo fushė tė jetės, ka ndikuar edhe nė profesionin tonė. Pėr koncerte ēmimet nuk janė si mė parė, por disi mė tė ulėt, kėshtu qė po e ndiejmė edhe ne kėtė moment tė vėshtirė, megjithatė nuk kemi ēfarė tė bėjmė.

    Por mund tė shfrytėzohet kjo krizė nga ana e pronarėve tė lokaleve ku ti kėndon apo organizatorėve tė koncerteve duke i reduktuar shumė pagesat?

    Unė nuk ėshtė se kam njė pagesė fikse dhe nė pėrgjithėsi lėviz me ēmimet. Si natyrė mė pėlqejnė kompromiset dhe nuk dua t’i bie nė kokė njerėzve, duke i thėnė ose kėtė pagesė ose nuk vij. Ka pasur raste qė kam shkuar edhe me pagesa nga tė cilat nuk kam fituar pothuajse asgjė, por e kam bėrė vetėm pėr mos ta lėnė nė baltė apo pėr tė qenė sa mė pranė publikut. Kėshtu qė nė pėrgjithėsi pėrpiqem qė ta gjej gjuhėn e duhur, duke mos dėmtuar asnjėrėn palė.

    Cili ka qenė koncerti mė i bukur nė tė cilin ke marrė pjesė kohėt e fundit?

    Ka qenė koncerti pėr ēlirimin e qytetit tė Lushnjes (qesh). Ai ishte vėrtet njė koncert shumė i bukur dhe njė nga ato koncerte nė tė cilat nuk llogaritet pagesa dhe qė unė shkoj mė shumė pėr kėnaqėsi sesa pėr pagesėn.

    Babeta, njė gjė qė mė bėn shumė pėrshtypje te ty ėshtė fakti qė je gjithmonė shumė e gatshme dhe shumė e hapur me gazetarėt, gjė qė nuk ndodh me shumė artistė tė tjerė. Si ke arritur ta ruash kėtė thjeshtėsi?

    Nuk ėshtė se mė duhet tė bėj ndonjė pėrpjekje tė madhe, thjesht kėshtu jam (buzėqesh). Megjithatė ti ke krijuar kėtė pėrshtypje edhe pėr faktin qė ne jemi takuar disa herė sė bashku dhe nė njė farė mėnyrė ke arritur tė mė njohėsh. Ka edhe nga ata njerėz qė, duke mos mė njohur personalisht, mendojnė se unė jam mendjemadhe. Por mendoj se thjeshtėsia ėshtė e rėndėsishme tė njė njeri. Nėse mua mė merr nė telefon njė gazetar, i cili kėrkon njė intervistė nga unė, nuk mund ta refuzoj. Kjo jam unė.

    Ke pasur ndonjėherė ndonjė problem me ndonjė gazetė apo gazetar, nga tė qenit kaq e hapur me ta?

    Po, madje dje nė mbrėmė kam pasur njė problem tė tillė. Jam mėrzitur aq shumė, saqė edhe sot nė mėngjes isha shumė nervoze dhe vetėm tani qė po bisedoj me ty sikur po relaksohem pak (buzėqesh). Nga mirėsia ime dhe e bashkėshortit tim, njė ish-gazetare e njė gazete e cila as nuk ekziston mė nė treg, sė bashku me bashkėshortin e saj, na mashtruan duke na premtuar qė do tė hapnin njė website timin. Madje na morėn edhe lekėt, diku te 500 euro, ndėrkohė qė website nuk ka funksionuar fare pėr asnjė moment. Jemi pėrpjekur tė vihemi nė kontakt, por ai person ndėrron vazhdimisht numrat. Dhe vetėm mbrėmė rastėsisht unė rashė nė kontakt me atė gazetare nė Fb dhe i kėrkova numrin e telefonit qė tė bisedonim nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ajo totalisht pa tė drejtė filloi tė mė akuzonte mua dhe tė mė thoshte qė nuk ishte e drejtė t’i flisja nė atė mėnyrė. U nervozova shumė dhe nuk arrij ta kuptoj qė ka njerėz tė tillė. Nga mirėsia njerėzit abuzojnė dhe sillen nė kėtė mėnyrė.

    Si reagon ti nė tė tilla raste? Mendon se ėshtė mirė qė tė vazhdosh tė insistosh, apo mė mirė tė heqėsh dorė dhe mos tė merresh mė me ta?

    Unė jam person qė nuk u bie njerėzve mė qafė dhe kur ka nga ata qė e bėjnė njė gjė tė tillė, aq mė shumė kur jam nė tė drejtėn time, nervozohem shumė. Pėrpiqem t’i shkoj deri nė fundit muhabetit nė mėnyrė qė ta sqaroj, por kur shikoj qė njerėzit nuk kuptojnė heq dore, pasi nuk ia vlen mė.

    Pėrmende pak mė parė “Facebook”. Unė e di qė prej disa kohėsh ti je pėrdoruese e rregullt e “Facebook”. Por shumė njerėz qė e pėrdorin kėtė faqe mė pas i kap “Facebook”- mania, qė do tė thotė orė e orė tė tėra tė kaluara nė internet. Tė ka kapur dhe ty njė “sėmundje” e tillė?

    Unė fillimisht kisha hapur njė faqe nė “My space” dhe aty pasqyroja tė gjithė aktivitetin tim. Me kalimin e kohės dėgjoja shumė tė flitej pėr “Facebook” dhe thashė ta provoja tė hapja njė adresė timen. Do ti qė ngela duke kaluar shumė kohė aty (qesh).


    Babeta Shahini ka publikuar klipin mė tė fundit “Nuk janė mė zemrat” Babeta_shahini_1

    Janė tė shumtė personat qė tė kėrkojnė t’u flasėsh, tė komunikosh me ta?

    Po, nė fakt shumė janė dhe unė pėrpiqem t’u kthej pėrgjigje tė gjithėve, aq shumė habiten dhe pyesin se si ka mundėsi qė u pėrgjigjen. Unė nuk e imagjinoj dot mos t’u flas, pasi kur dikush mė komplimenton, mė thotė fjalė tė mira, patjetėr duhet t’i them sikur qoftė edhe njė “faleminderit” apo diēka tė vogėl, mjafton qė t’i kthej njė pėrgjigje.

    Kam vėnė re qė ndėr tė tjera ka edhe shumė komplimente dhe fjalė tė bukura nga ana e meshkujve. Nuk bėhet xheloz bashkėshorti yt kur shikon gjithė ato komente?

    Jo, aspak. Iliri nuk ka probleme tė tilla. Ēdo njeri ėshtė i lirė tė thotė ēfarė tė dojė, tė bėjė komplimentet qė do. Nėse ai do tė ishte xheloz nuk do tė mė lejonte fare tė hapja njė faqe timen.

    Pėrveē internetit, cila ėshtė mėnyra jote e preferuar e argėtimit kėto kohė?

    Udhėtimet mė pėlqejnė shumė. Nė ēdo moment tė lirė qė kam dėshiroj tė udhėtoj. Gjithashtu, si tė gjitha femrat, edhe pazari ėshtė njė mėnyrė e mirė pėr tė kaluar kohėn e lirė (qesh).

    Po me televizionin ēfarė marrėdhėniesh ke? Ēfarė tė pėlqen mė shumė tė shohėsh?

    Mua mė pėlqejnė shumė filmat dhe kaloj shumė kohė duke i ndjekur, aq sa shpesh Iliri mė thotė: “Boll me ato filmat se kush rri e duron fantazinė tėnde” (qesh).

    Cilat filma tė pėlqejnė mė shumė?

    Filmat me tema sociale, pasi ke dhe ēfarė tė mėsosh prej tyre. Por kur jam me Lirin shoh edhe filma me aksion apo me luftė se dihet qė meshkujt kėto kanė qejf (qesh).

    Po pėr “reality show” ē’mendim ke, i ndjek, veēanėrisht “Big brother” i cili ėshtė dhe mė i suksesshmi nė Shqipėri?

    Jo rregullisht pasi nuk e kam bėrė atė abonimin e posaēėm qė duhet, por gjatė tė shtunės sa herė qė kam mundėsi e ndjek spektaklin.

    Nėse vajza jote kur tė rritet edhe pak do tė tė kėrkonte tė merrte pjesė nė njė spektakėl tė tillė, si do tė reagoje?

    Nuk ka asnjė problem. Nuk shikoj asgjė tė keqe nė pjesėmarrjen nė njė emision tė tillė. Nuk i kam tė tilla komplekse unė (buzėqesh).

    Po nėse ajo do tė dashurohej aty brenda, do ta kishe problem?

    Le tė dashurohet, ē'farė problemi ka (qesh). Tė dashurosh nuk ėshtė turp, si e bėrė para kamerave, si e bėre pas tyre, pėr mua nuk ka asnjė diferencė.

    Po nėse nė Shqipėri do tė organizohej njė “reality show” me njerėz tė famshėm dhe do tė tė kishin propozuar tė merrje pjesė nė tė, do tė kishe pranuar?

    Do tė mė kishte pėlqyer. Nė njė farė mėnyrė unė sė bashku me Ilirin e kemi provuar njė gjė tė tillė kohė mė parė, pasi kemi qenė pėr shumė kohė nė turne me shumė njerėz, kemi jetuar me ta pėr nė kohė tė gjatė. E vetmja gjė qė na kanė munguar kanė qenė kamerat dhe fakti qė lėviznim lirshėm (qesh).

    Por duhet tė them qė ėshtė shumė e vėshtirė jetesa me njerėz tė panjohur. Dhe pėr sa kohė qė e kishim ne probleme qė nuk ishim tė mbyllur dhe nuk kishim kamera, imagjino se si mund tė jetė pėr ata qė marrin vėrtet pjesė nė njė emision tė tillė. Megjithatė mua do tė mė kishte pėlqyer tė merrja pjesė, vetėm pėr faktin se dua qė njerėzit tė mė njohin mė mirė dhe jo vetėm si Babetėn kėngėtare. Shpesh njerėzit, duke mos tė tė njohur mirė, tė gjykojnė gabim.


    Babeta Shahini ka publikuar klipin mė tė fundit “Nuk janė mė zemrat” Babeta_shahini_ka_publikuar_kl

    Dhe cili ėshtė paragjykimi me tė cilin hasesh mė sė shumti?

    Paragjykimi mė i zakonshėm ėshtė qė jam mendjemadhe. Nuk e di pėrse u jap kėtė pėrshtypje njerėzve nga televizori. Kuptohet qė nė momente tė caktuara kam dhe unė atė krenarinė time, megjithatė mendjemadhe nuk jam. Njė tjetėr paragjykim ka tė bėjė me faktin qė gjithēka kam arritur deri tani e kam pasur falė bashkėshortit tim, Lirit. Ky paragjykim me thėnė tė drejtėn mė mėrzit pak, pasi unė nuk dua t’ia ul vlerat rolit qė Liri ka luajtur nė suksesin tim, megjithatė edhe unė mendoj se i kam disa aftėsi pėr sa kohė kam arritur deri kėtu.

    Cila ėshtė ajo pjesė e jetės tėnde qė nuk do tė doje ta ndaje me publikun?

    Nuk ka ndonjė tė tillė. Jam shumė e hapur dhe transparente, pasi nuk kam se ēfarė tė fsheh.

    Nėse do tė tė jepej mundėsia qė vetėm pėr njė ditė tė ishe njė person tjetėr, kush do tė kishe zgjedhur tė ishe?

    Ndonjė artiste e famshme besoj (qesh). Do tė mė pėlqente tė isha Madona, pėr tė ndierė suksesin qė ajo ka. Dhe pėrveē saj do tė mė kishte pėlqyer tė isha Julia Roberts pasi mė pėlqen shumė si aktore dhe mendoj se kemi shumė gjėra tė pėrbashkėta nė karakter.

    Po nėse do tė ishe e padukshme, cila ėshtė gjėja e parė qė do tė bėje?

    Atė qė do tė bėnin gjithė shqiptarėt besoj, do isha futur nė ndonjė bankė e do kisha marrė ndonjė lekė (qesh).

    Po Ilirin nuk do ta ndiqje nga pas?

    Jo, nuk do tė kisha nevojė. Pėr aq pak kohė sa do tė isha e padukshme unė, nuk do tė kisha kohė ta harxhoja me Lirin (qesh). Duke i lėnė mėnjanė shakatė, deri tani ai asnjėherė nuk mė ka dhėnė shkas pėr ta bėrė njė gjė tė tillė, prandaj jam shumė e qetė nė kėtė pikė.

    Dhe unė nuk po tė ngacmoj mė pasi e di tashmė qė ju tė dy nuk keni probleme tė tilla me xhelozinė. Por mė thuaj, cila ka qenė arsyeja pėr tė cilėn jeni grindur herėn e fundit?

    Do ta dish? Ne zihemi pėr gjėra kot, zihemi pėr tė tjerėt, jo pėr veten tonė.

    Nė ē’kuptim?

    Po ja, kemi njė rast konkret qė unė ta tregova pak mė parė me atė ēiftin qė kishim probleme. Filluam tė haheshim tė dy, unė i thosha se pse nuk e ke zgjidh ai kėtė problem por ma lė mua. Liri, nga ana e vet, bėrtiste: Po ti tani do tė zihesh me mua pėr atė? Ja, pėr kėto gjėra zihemi ne tė dy, pėr tė tjerėt.

    Cili ka qenė maksimumi i kohės qė keni ndenjur pa folur me njėri-tjetrin?

    Gjysmė dite.

    Nuk e besoj kėtė...

    Po mirė pra, bėje njė ditė ti (qesh). Pėr sa kohė jemi nė njė shtėpi nuk mund tė rrimė dot mė shumė se do vijė nė shtėpi ai dhe unė do t’i them: Do vish tė hash bukė ti?

    Kėnga e fundit thotė qė nuk janė mė zemrat.Po zemrat tuaja vazhdojnė tė jenė tė mbushura me dashuri si nė fillim tė njohjes suaj?

    Ne mendojmė se po. Nė fakt tė gjitha ēiftet kėshtu mendojnė, por kur njė ditė vjen ndarja thonė se nuk e paskan dashur aq shumė njėri-tjetrin. Madje vajza tani sa herė qė dėgjon kėtė kėngėn e fundit, pėr shkak tė tekstit dhe tė klipit, na thotė: “Mami, babi, mos u ndani ju, mos e lini Borėn vetėm”. Dhe unė mundohem qė t’ia sqaroj qė ajo ėshtė thjesht njė kėngė dhe qė mami me babin nuk do tė ndahen. Por nuk i mbushet mendja dhe mė pyet pėrse jam duke qarė (qesh).


    Babeta Shahini-Nuk jan me zemrat-New-2009