BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Sa te mira jane vitaminat B per lekuren

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Sa te mira jane vitaminat B per lekuren

    Mesazh nga LePuRuShJa 14/10/2011, 15:32

    Sa te mira jane vitaminat B per lekuren Images

    Te gjitha llojet e vitaminave B kane specifikat e tyre. Megjithese gjenden pak neper kremra, ato jane te domosdoshme per lekuren. Zbuloni ndikimin e tyre.

    Vitaminat B gjenden rralle neper kremrat qe pėrdorim. Megjithatė, kjo familje vitaminash ėshtė shume e domosdoshme pėr lėkurėn tone. Shume apo pak yndyre? Skuqje? Ilaēi ėshtė gjithmonė ne pjatėn tone.


    Vitamina B2 pėr cilėsinė e lėkurės

    Vitamina B2 pėrmirėson cilėsinė e lėkurės, njė veprim ky i pėrforcuar edhe nga vitamina A. Megjithėse kjo vitamine gjendet ne shume ushqime, njė studim ka zbuluar se tek femrat ka njė mungese 14-31% te saj. Kjo vjen si pasoje e mungesės se magnezit, i cili formon enzimat e vitaminės B2. Shenjat janė: skuqje e majės se hundės, buze te thata, etj. Kėtė lloj vitamine mund ta gjeni tek melcia e kafshėve, veze, frutat e thata, qumėshti, spinaqi, bizelet, avokadoja, mishi, bananet, etj.

    Vitamina B3 pėr te mbrojtur lėkurėn

    Vitamina B3 e mbron lėkurėn nga drita dhe merr pjese ne transformimin e lipoideve, glucideve dhe proteinave. Lėkura e thate apo dhe e skuqur mund te jete njė tregues i mungesės se kėsaj vitamine. Mund ta gjeni tek mishi i pulės, specat, qumėshti, toni, salmoni, etj. Sasi me te vogla gjenden edhe tek llojet e mishit, peshku, kėrpudhat, veza, etj.

    Vitamina B5 pėr flokė me te bukur

    Vitamina B5 favorizon rritjen e flokėve dhe i bėn ata me te forte. Mungesa e saj ėshtė e rralle duke qene se gjendet ne pjesėn me te madhe te ushqimeve te se pėrditshmes. Mund ta gjeni tek vezėt, mishi, perimet, qumėshti i nenės, etj.

    Vitamina B6 pėr lėkurė te yndyrshme

    Vitamina B6 rregullon prodhimin e yndyrės. Njė lėkurė shume e yndyrshme mund te tregoje mungesėn e kėsaj vitamine. Mund ta gjeni tek melcia e kafshėve, mishi, proshuta, mishi i pulės, qumėshti, avokadoja, frutat e thata, etj.

    Vitaminat B8 dhe B9 per te pėrforcuar qelizat

    Vitamina B8 (biotina) ndihmon ne prodhimin e energjisė se nevojshme pėr jetėn e qelizave. Mungesa e saj shkakton rėnie flokėsh, qerpikėsh apo dhe vetullash. Gjithashtu mund te vėrehet edhe njė skuqje pėrreth thoit. E bardha e vezės ndalon pėrthithjen e kėsaj vitamine. Mund ta gjeni tek majaja e birrės, lulelakra, kėrpudhat, mishi i pulės, bizelet, etj.

    Vitamina B9( acidi folik) ndihmon ne shumimin e qelizave te gjakut, qelizave nervore dhe ato te lėkurės. Mungesa e saj ėshtė mjaft e pėrhapur duke qene se po konsumohen gjithmonė e me pak fruta e perime dhe me shume ushqime te skuqura. Skuqja e shkatėrron vitaminėn B9. Mund ta gjeni kėtė vitamine tek karotat, spinaqi, barbunjat, qumėshti i lopės, mishi, etj.

    Vitamina B12: e domosdoshmja

    Vitamina B12 ėshtė e domosdoshme pėr formimin e rruazave te kuqe, pėr funksionimin e sistemit nervor dhe pėr mbrojtjen imunitare. Vegjetarianėt janė personat qe vuajnė me shume nga mungesa e kėsaj vitamine. Shenjat mund te jene: acarim i gjuhės, ndryshim i ngjyrės se lėkurės, rėnia e flokėve apo dhe shfaqje e thinjave. Mund ta gjeni kryesisht tek produktet shtazore. (marre nga topsanté) ikub

      Ora ėshtė 15/5/2024, 00:35