BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Dhjete motive te mira per te ecur!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Dhjete motive te mira per te ecur!

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/11/2011, 17:53

    Dhjete motive te mira per te ecur! Images

    Perqindja e te rriturve te cilet e kalojne pjesen me te madhe te kohes ulur ne nje karrige eshte rritur nga 36.8 % deri ne 39.9 % ne harkun kohor prej pese viteve. Nje nga arsyet e ktij fenomeni, mund te jete jeta frenetike dhe stresuese qe zhvillojme pak nga te gjithe, dhe qe nuk na jep asnje moment te lire, per te kryer aktivitet fizik apo per te levizur.

    Pasivitetit eshte bere tashme nje pjese perberese e jetes sone, qe nga ashensoret e deri tek telekomandat, qe nga makina deri tek pajisjet shtepiake moderne, duke arritur deri tek furcat e dhembeve elektirke. Nuk eshte nevoja te thuhet se i gjithe ky automatizim eshte negativ per shendetin tone.

    Jeta sedentare, ose inaktiviteti fizik, eshte shkaku numer dy i vdekjeve te parandalueshme ne Europe, i paraprire nga pirja e duhanit. Me mire do te ishte nje stervitje e mire, me intensitet te forte, nje ore ne dite, por ecja padyshim qe eshte nje fillim i mire per humbjen e peshes, per tu kthyer ne forme dhe per te permiresuar shendetin. Ekzistojne te pakten 10 arsye te mira per te ecur, le t’i shohim cilat jane.

    1-Ecja parandalon diabetin te tipit 2. Te ecesh 150 minuta ne jave dhe te humbases 7 per qind te peshes trupore, mund te reduktoje rrezikun e diabetit me 58 perqind.

    2-Tek meshkujt ecja forcon zemren. Shkalla e vdekshemerise tek burrat ne pension qe ecin me pak 1,5 km ne dite dhe dyfishi per ate qe ecin me shume se 3 km ne dite.

    3-Tek grate ecja forcon zemren, grate qe ecin tre ose me shume ore gjate javes, zvogelojne rrezikun e semundjeve te zemres ose problemet koronare, me 35 per qind ne krahasim me femrat qe nuk e bejne kete.

    4-Ecja i ben mire trurit. Femrat qe ecin me hap normal per te pakten 1.5 ore ne jave, kane nje funksion me te mire njohes ne krahasim me grate qe ecin me pak se 40 minuta ne 3 jave, dhe kane nje renie te vogel te njohjes me kalimin e moshes.

    5-Ecja i ben mire kockave. Grate ne postmenopauze, qe ecin rreth 1,5 km ne dite kane nje dendesi me te madhe kockore ne krahasim me grate qe pershkojne distanca me te shkurtra.

    6-Ecja ndihmon lehtesimin e simptomave te depresionit. Te ecesh per 30 minuta, 3 -5 here ne jave per 12 jave, redukton simptomat e depresionit me 47 per qind.

    7-Ecja ul rrezikun e kancerit te gjirit dhe te zorres se trashe. Grate qe ecin me hap te shpejte per nje periudhe kohore duke variuar nga nje ore e 15 minuta deri ne dy ore ne jave, kane nje rrezik te ulet ndaj kancerit te gjirit 18 per qind ne krahasim me grate qe nuk jane aktive.

    8-Ecja permireson formem trupore. Ecja vetem tre hjere ne jave per 30 minuta permireson ndjeshem shendetin karidovaskulare.

    9-Edhe shetitjet e vogla, permireson formen. Shetitjet e shkurtra me hap te shpejte (tre seri ecje nga 10 minuta ne dite) sjellin permiresime ne formen fizike, dhe eshte efektive ne reduktimin e yndyres tupore.

    10-Ecja permireson shendetin fizik. Hulumtimet tregojne se ecja permireson te gjitha funksionet fizike, gjendjen e formes fizike, dhe parandalon aftesite e kufizuara ne personat e moshuar. Infoalbania

      Ora ėshtė 11/5/2024, 11:33