BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Top-10 lendet me te rendesishme per organizmin!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje Top-10 lendet me te rendesishme per organizmin!

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/11/2011, 17:56

    Top-10 lendet me te rendesishme per organizmin! Images

    Njeriu duhet te marre lende ushqyese qe te funksionoje rregullisht. Keto ne i marrim nga ushqimi qe hame. Ja disa nga lendet me te nevojshme per organizmin dhe per ēfare sherbejne ato:

    1- Beta Karoteni
    Ne trupin tone Beta Karoteni, proteine e cila gjendet tek karotat eshte i shnderruar ne Vitaminen A, e cila eshte nje nga lendet ushqyese kryesore te organizmit dhe ndihmon per nje shendet sa me te mire, e cila kryen funksione te ndryshme qe lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave te trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si nje antioksidant qe neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallate jeshile.

    2- Vitamina B12
    Vitamina B12 luan rolin kryesor ne prodhimin e AND-se, pjeses ndertuese te gjeneve ne trupin tone dhe ne vazhdimesine e shendetshme te nervave dhe rruazave te kuqe te gjakut.
    Vitamina B12 eshte e lidhur me proteinat dhe eshte e domosdoshme per ecurine normale te organizmit tone. Ajo gjendet ne disa ushqime te konsumit te perditshem si: mishi, peshku, veza, kosi, qumeshti jane te pasura me B12.

    3- Kromi
    Kromi eshte i nevojshem per organizmin per te kryer procesin e shnderrimit te ushqimeve ne energji te perdorshme, duke ndihmuar insulinen per prodhimin e glukozes. Pavaresisht nga problemet qe sjell tepria e kromit dhe renia ne peshe qe shkaktohet prej tij, perseri trupi ka nevoje per te. Rekomandimi ditor per te rriturit eshte 50 deri 200 mcg. Burimet me te mira te kromit jane gjithe produktet e dritherave , buka dhe cerealet, mishi, arrat, kumbullat e thata, birra dhe vera.

    4- Vitamina K
    Vitamina K eshte e perdorur nga trupi per te prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre perdoren per te krijuar faktoret te cilet ndikojne ne mpiksjen e gjakut ne raste kritike plagosjesh duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut. Sasia e rekomanduar ditore e Vitamines K eshte 90 mikrograme per femrat dhe 120 mikrograme per meshkujt. Fatmiresisht mungesa e Vitamines K eshte shume e rralle. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji i sojes, vaji i ullirit dhe domatja.

    5- Potasiumi
    Potasiumi eshte i perfshire ne shume procese jetesore te trupit, duke mbajtur nen kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemres dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe ne procesin e tretjes. Ushqimet te cilat perdoren ne gjendjen e tyre origjinale jane me te shendetshme keshtu duhet te perzgjidhen ato me te mirat dhe qe mund te perdoren me shpesh, veēanerisht frutat dhe perimet, produktet e qumeshtit, dritherat, peshku dhe mishi.

    6- Magnezi
    Per disa nga proceset baze te organizmit eshte i nevojshem magnezi, i cili vepron ne me teper se 300 reaksione biokimike shume te rendesishme per prodhimin e energjise nga ushqimet qe konsumojme. Gjate nje dite-nate eshte i nevojshem rreth 300 mg/dite per femrat dhe 350 mg/dite per meshkujt. Minerali I magnezit eshte I gjendur tek avogadot, arrat, lajthite, bajamet, kungulli, kivi dhe sallatat jeshile.

    7- Vitamina C
    Kerkimet e vazhdueshme kane treguar se Vitamina C eshte e perberesi kryesor i kolagjenit, perben materialin strukturor te kockave te trupit, te lekures, eneve te gjakut dhe inde te tjera te trupit. Sasia ditore e rekomanduar eshte 90 mg per meshkujt dhe 75 mg per femrat. Por trupi mund te perthithe maksimalisht rreth 400 mg ne dite. Vitamina C gjendet tek portokallet, qershite, brokoli, domatet, rrepat jeshile, pjepri, patatet etj.

    8- Vitamina D
    Vitamina D luan nje rol te rendesishem ne ndertimin e kockave. Kjo vitamine vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten per ndertimin dhe ruajtjen e qendrueshmerise se tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600 IU per te rriturit mbi 17 vjeē dhe 200 Iu per femijet. Per te pervetesuar nevojat ditore me Vitamine D ne drejtohemi tek qumeshti dhe cerealet. Por ajo gjendet edhe te disa lloje peshku, perfshire edhe harengat e sardelet.

    9- Zinku
    Zinku eshte i pranishem pothuajse ne ēdo qelize te trupit. Ai ndihmon ne rritjen e shendetshme te trupit, ne mbrojtjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e nivelit te testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar per zinkun eshte 11 mg per meshkujt dhe 8 mg ne dite per femrat. Ky mineral gjendet tek frutat e detit, mishi i vicit, gjel deti, mishi i pules, mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj.

    10- Vitamina E
    Shkencetaret nuk kane paraqitur akoma nje pasqyre te plote mbi rolin dhe funksionin e Vitamines E ne organizmin e njeriut, por hipotezat e tyre tregojne se ajo luan rol ne funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-se, formimin e rruazave te kuqe te gjakut dhe ne perthithjen e Vitamines K. Kjo vitamine gjendet ne vajin e kokrrave te grurit, farat e lulediellit, ne spinaqin e gatuar, bajamet dhe te kokrrat e lajthive.(Marre nga Albeu.com)

      Ora ėshtė 10/5/2024, 01:51