BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    10 zakone te perditshme per te jetuar sa me gjate!

    LePuRuShJa
    LePuRuShJa
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Europė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 11/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 122965
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 260987
    <b>Votat</b> Votat : 311
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : E pėrse mos tė tė Dua?! - Kur diēka e vogėl nga Ti, sjell Ndjenja tė pafundme tek Unė!

    Buzqeshje 10 zakone te perditshme per te jetuar sa me gjate!

    Mesazh nga LePuRuShJa 8/11/2011, 18:13

    10 zakone te perditshme per te jetuar sa me gjate! Images

    Doni te jetoni sa me gjate? Ja cilat jane 10 zakonet qe nuk duhet t'i harroni ne asnje moment.

    Pėrgjatė shekujve shkencėtarėt kane kėrkuar te gjejnė ilaēin e rinise se pėrhershme. Te jetosh me gjate dhe me mire ėshtė kthyer ne fiksim pėr pjesėn me te madhe te njerėzve, te cilėt pėr kėtė arsye pėrdorin shume lloje medikamentesh dhe trajtimesh. Ju mund te jetoni me gjate edhe pa qene nevoja te sakrifikoni dhe te harxhoni shume. Zbuloni me poshtė 10 nga kėto zakone.


    1. Besojini Omega 3 dhe 6

    Omega 3 dhe 6 janė shume te domosdoshme pėr organizmin. Ato kane njė ndikim shume te madh mbi sistemin kardiovaskular dhe tensionin arterial. Sipas specialisteve, ato kontribuojnė edhe ne 44% te rreziqeve te aksidenteve koronare. Pra, konsumimi i rregullt i tyre duhet te behet njė zakon. Ku t’i gjeni? Tek peshku, salmoni, vaji i ullirit, etj.

    2. Konsumoni 5 fruta dhe perime ne dite

    Te gjithė e dine, por pak e zbatojnė kėtė zakon. Te pasura me fibra dhe shume ushqyese, ato ndihmojnė luftėn kundėr sėmundjeve kardiovaskulare, kancerit si dhe diabetit. Si t’ia bėni? Nuk ėshtė nevoja t’i konsumoni vetėm ne mėngjes dhe ne darke. Mundohuni qe t’i pėrdorni ne ēdo vakt. Mos harroni qe sa here hani, te keni pranė jush edhe disa perime.
    3. Ulni konsumimin e kafesė dhe ne vend te saj pėrdorni ēajin

    Ky pėrfundim vjen pas njė studimi qe ka kryer American Heart Association, i cili ka zbuluar se konsumimi i dy filxhanėve ēaj (e zi ose jeshil) ne dite ul rreziqet pėr infarkt me rreth 40%. Ēaji jeshil pėrmban shume antioksidues te cilėt luftojnė kundėr sėmundjeve te zemrės dhe kancerit.

    4. Hani me ngadalė

    Stomaku ėshtė shume delikat. Pėr kėtė arsye ėshtė shume e rėndėsishme qe t’ia thjeshtoni atij punėn. Te pėrtypeni mire ėshtė interesante ne disa nivele. Se pari, mekanizmi i pėrtypjes sjell edhe fenomenin e ngopjes. Se dyti, duke u pėrtypur korrektėsisht, ju gėlltisni copa me te vogla dhe limitoni sekretimin e enzimave tretėse te cilat e dėmtojnė stomakun. Se treti, ne kėtė mėnyrė stomaku juaj nuk do jete me i fryre dhe nuk do keni gazra.

    5. Beni kujdes me sheqerin

    Kujdes! Rritja e insulinės qe vjen si pasoje e sasisė se madhe te glukozės ne gjak mund te shkaktoje njė reagim te keq te qelizave te organizmit. Pasojat mund te jene te renda. Si t’ia bėni? Pa u sforcuar shume ju duhet te privilegjoni ushqimet me indeks glicemik te ulet.

    6. Beni ēdo dite nga pak aktivitet fizik

    Te hash shėndetshėm dhe te besh kujdes me ushqimin ėshtė mire, por ėshtė aktiviteti fizik ai qe i jep arome gjithēkaje. Vetėm me 30 minuta aktivitet ju mund te ndieni pėrmirėsime. Presioni arterial ulet, stresi largohet, trupi tonifikohet dhe mbrohet nga agresoret e jashtėm.

    7. Merrni kohen e duhur pėr te medituar dhe pėr t’u qetėsuar

    Keni menduar ndonjėherė pėr meditimin? Stresi ėshtė njė nga shkaqet kryesore te mos mirėqenies se shoqėrisė. Pėrgjegjės pėr shume sėmundje nervore dhe fizike, ėshtė shume e rėndėsishme te dini ta luftoni me disa arme te thjeshta siē janė meditimi dhe frymėmarrja. Kur nuk jeni te stresuar nuk do jeni as ne ankth dhe do i kontrolloni edhe me mire emocionet. Kjo bėn te mundur uljen e tensionit arterial si dhe pėrforcon sistemin imunitar. Si t’ia bėni? Njė ēerek ore ne dite mjafton pėr te marre rezultatet e para. Uluni, kryqėzoni kėmbėt dhe merrni fryme thelle.

    8. Mėsoni te pėrjetoni kėnaqėsi

    Shumica e filozofeve thonė se lumturia ėshtė njė rruge drejt pakėnaqėsisė. Pse? Sepse pjesa me e madhe e njerėzve e kėrkojnė lumturinė ne te ardhmen hipotetike, pa menduar se me shume rėndėsi ka e tashmja. Kjo konstatohet edhe ne njė marrėdhėnie dashurore. Duke kėrkuar shume dashurinė me shikim te pare, disa kalojnė ne njė marrėdhėnie te thjeshte dhe te qete. Sipas njė studimi te kryer nga Instituti Francez i Statistikave, pėrqindja e vdekshmėrisė te 50 vjeēarėve qe janė vetėm ėshtė me e larte se ajo e tyreve qe janė te martuar. Lėreni veten te lire dhe dashuroni sa me shume.

    9. Shėtisni ne ajėr te pastėr

    Qytetet e mėdha kane avantazhe por edhe disavantazhe. Pėr shkak te ndotjes, lindin shume probleme me rrugėt e frymėmarrjes apo me zemrėn, te cilat ulin edhe shpresėn pėr te jetuar sa me gjate. Mundohuni pra te shėtisni dhe te frekuentoni sa me shume fshatin apo vendet me ajėr te pastėr.

    10. Informohuni

    Mendoni se jeni te informuar pėr gjithēka, por ka shume informacione qe iu shpėtojnė pa i vene re. Cigarja, alkooli, ushqimi, etj mund te shkaktojnė shume probleme me shėndetin. Njė diabet i patrajtuar ne kohe pėr shembull, mund te shkurtoje me 10 vjet jetėn dhe shume infarkte mund te shmangen thjesht duke pasur njė jete me te shėndetshme. Pyetini mjeket dhe merrni informacionet me te fundit. Nuk iu kushton asgjė. (marre nga ikub.al)

      Ora ėshtė 13/5/2024, 20:48