BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    E paralizuara peson aksident, cohet ne kembe (FOTO)

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje E paralizuara peson aksident, cohet ne kembe (FOTO)

    Mesazh nga Albatros 25/11/2011, 20:35

    E paralizuara peson aksident, cohet ne kembe (FOTO) 1322225775-paralizuar

    Njė nėnkampione olimpike nė Pekin 2008 nė garat me biēikleta pėr tė paralizuar shpreson tė konkurrojė nė Londėr 2012, mbi njė biēikletė tė vėrtetė, pasi njė aksident i risolli nė funksionim kėmbėt. Holandezja Monique van der Vorst, sot 27-vjeēare, mbeti e paralizuar pas njė gabimi mjekėsor, gjatė njė ndėrhyrje nė nervat e kėmbės, kur ishte vetėm 14 vjeē. Ajo gjeti forcė tė pėrballej me handikapin e saj, duke u marrė me sport dhe u shndėrrua nė njė profesioniste tė garave tė ēiklizmit pėr tė paralizuarit.

    Me biēikletėn e saj qė pedalohej me duar, ajo arriti tė fitonte dy medalje argjendi nė Lojrat Paraolimpike tė Pekin 2008. Katėr vjet mė parė, ajo nuk e kishte menduar kurrė se nė Londėr, mund tė paraqitej pėr tė fituar njė medalje nė ēiklizmin e vėrtetė.

    Megjithatė, gjatė vitit tė shkuar, Van der Vorst u pėrfshi nė njė aksident tė rrezikshėm nė stėrvitje, sė bashku me njė kolegen e saj. Fillimisht, ajo ndieu njė dhembje tė lehtė nė kėmbė, diēka e pazakontė, pasi kishte humbur tė gjitha ndjesitė nga mesi e poshtė. Brenda disa muajsh, ndjesitė nė kėmbė filluan tė shtoheshin, deri sa pėr Krishlindje, Monique ishte nė gjendje tė ecte tėrėsisht si njė njeri normal.

    ”Ėshtė njė mrekulli tė cilės nuk mund t’i japim shpjegim”, shprehen mjekėt. Ndėrkohė, ēiklistja shpreson nė njė mrekulli tė dytė. “Do tė jetė shumė e vėshtirė pėr mua tė kualifikohem pėr nė Lojra Olimpike. Konkurrenca mbi biēikletat e vėrteta ėshtė shumė mė e fortė, por paraliza mė ka mėsėuar tė jem e duruar dhe nėse s’do tė jetė pėr kėtė vit, do tė pėrpiqem tė kualifikohem nė Brazil 2016. Jeta ime deri mė sot ka qenė e ēuditshme, pasi nga njė fėmijė normal, tė pėrfundosh nė karrocė me rrota ėshtė traumatike. Tani, jeta ime ka perspektiva krejt tė tjera”, deklaroi e reja.

    E paralizuara peson aksident, cohet ne kembe (FOTO) 1322225775-paralizuar_2

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė 7/5/2024, 10:04