BOTASHQIPTAREFORUM

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Horrori i parė

    Albatros
    Albatros
    ♫ Stafi Administrues ♫
    ♫ Stafi Administrues ♫


    <b>Shteti</b> Shteti : Francė
    <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
    <b>Antarėsimi</b> Antarėsimi : 12/09/2007
    <b>Nr i postimeve</b> Nr i postimeve : 19030
    <b>Pikėt</b> Pikėt : 37314
    <b>Votat</b> Votat : 106
    <b>Titulli Preferuar</b> Titulli Preferuar : Nuk eshte e rendesishme te thuash ate qe mendon . Por te mendosh mire ate qe thua.

    Buzqeshje Horrori i parė

    Mesazh nga Albatros 3/6/2009, 13:49

    Horrori i parė Argjenti_1-490x320

    Nė Kosovė ka filluar pėr herė tė parė tė xhirohet njė film i zhanrit horror. Djaloshi 19 vjeēar, Albert Feka ka vendosur qė tė bėj ēdo gjė tė mundur qė tė krijojė filmin “Akti final” qė i takon kėtij zhanri. Ai ka filluar xhirimet ndėrkaq ėshtė nė kėrkim tė ndonjė donatori eventual pėr ta pėrfunduar atė.

    I inspiruar nga filmat e njohur horror si “Silent Hill”, “Resident Evil”, “Scary Movie” dhe filma tė tjerė, tė rinjtė Albert Feka dhe Burim Goxhuli nga Mitrovica, edhe pse me pėrvojė jo shumė tė madhe kinematografike, kanė filluar xhirimet e filmit, “Akti final”.

    Skenarin e filmit janė duke e shkruar tė dy tė rinjtė mitrovicas, tė cilėt, megjithatė, thonė se kanė pasur pėrvojė nė disa projekte me filmat bashkėkohorė, edhe pse nuk i tregojnė ata. “Akti Final ėshtė njė film qė trajton tema nga jeta moderne, ku adoleshenca shquhet si mosha mė kritike prej tė gjitha moshave tjera. Nė kėtė film bėhet fjalė pėr konceptin e jetės, se ēfarė vlere ka jeta dhe si adoleshentet mundohen ta gjejnė kuptimin e saj”, ka thėnė Goxhuli pėr Express.

    Sipas tij, protagonistėve kryesorė u jepet rasti qė tė depėrtojnė nė botėn e tmerrshme qė nė disa raste ėshtė krejtėsisht e panjohur.

    “Hallka qė e shtyn tė depėrtojė nė atė botė ėshtė kureshtja e tij se ēfarė mund tė ndodhė pas vdekjes, kėshtu qė vjen deri tek vetėvrasja. Mos- vlerėsimi i jetės nė mėnyrė tė duhur i ndėrton atij sfida tė rėnda nga tė cilat mėson shumė”, thotė Guxhuli.

    Filmi ka xhiruar skenat e para nėpėr qytetin e Mitrovicės.

    Skenaristėt e kėtij filmi thonė se ata do tė jenė edhe vet aktorė nė film, pra do tė bartin vetė rolet kryesore, kurse nė rolet e tjera do tė paraqiten edhe Albulena Alushaj, por Burimi thotė se ende nuk janė definuar rolet kryesore.

    Burimi thotė se ka kontakte edhe me producentė nė Prishtinė, nga tė cilėt shpreson qė ta ndihmojnė pėr projektin e tij.

    “Personazhit kryesor i jepet njė mundėsi e dytė pėr tė kuptuar jetėn dhe pėr t’u kthyer nė tė. Sfidat qė ai i pėrjeton e bėjnė atė qė tė luftojė me ēdo armė pėr t’u rikthyer nė jetė, madje edhe t’ua merr jetėn tė tjerėve, dhe ky ėshtė gabimi fatal qė pėson gjatė gjithė
    eksperiencės. Sepse jeta ka tė njėjtėn vlerė pėr tė gjithė, jeta nuk jetohet nė vetmi”, thotė ai.

    Autorėt e kėtij filmi thonė se nuk kanė ndonjė datė tė caktuar se kur mund tė pėrfundojė filmi dhe tė jepet nėpėr kinema, edhe pse ata mendojnė qė ata ta realizojnė nė formatin televiziv.

    Kjo ėshtė hera e parė qė nė Kosovė xhirohen filma tė zhanrit tė tillė, pra tė zhanrit horror, edhe pse mė parė nė Kosovė janė krijuar filma nė teknikė digjitale nga Halil Budakova, i cili gjithmonė mundohet tė shkojė drejt kopjimit tė zhanrit tė filmave tė Bollywood-it.

    Por, skenaristėt nga Mitrovica duket se kanė filluar kontaktet me producentė nga Prishtina, si Nehat Fejza nga Concordia Pictures, por ende nuk dihet se a ka pranuar Nehati qė t’ju ndihmojė tė rinjve nga Mitrovica.

      Ora ėshtė 2/5/2024, 01:52